LDK-ja pas vdekjës së Rugovës, dhe pas mbledhjës së gjashtë famoze në vitin 2006, mori tatpjetën e saj të madhe politike. LDK u nda në dysh , pastaj ata që kishin kaluar në LDD prap pas një kohe u kthyen në LDK. Pas largimit të quditshem të Sejdiut nga kryetari I LDK-së, i ra hise Isa Mustafës të jetë në krye të saj , pa e ditur kush a ka qenë anëtarë i LDK -së .E gjithë kjo bëri që LDK-ja të bëhët si derë e Honit kur hyn gjithëkush e del. Kështu ngadalë por sigurtë u pushtua kalaja nga mbrenda . Ky ishte një paralajmerim tjeter që duke pushtuar kalanë të shkatërrohet definitivisht partia që dikur i fitoi disa palë zgjedhje nacionale dhe lokale radhazi .Por, kështu e ka puna e partive lideriste. Edhe pas vdekjës së Izetbegoviqit partia e tij pësoi rënje drastike në Bosnje. Edhe HDZ po ashtu zbriti nga partia e parë ne Kroaci pasi vdiq Tugjmani.Isa Mustafa dhe do mjerana në politikë që ishin katapultuar në strukturat më të larta, fituan në shpinën e Ibrahim Rugovës çdo privilegj jo vetem partiak, por edhe pushtetar. Nuk ka më mirë së e shfrytëzuan emrin e Rugovës kur vinte koha e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale, pa harruar misionin e tyre për shkatrrimin e LDK-së . Edhe nepër dëgët e LDK-së, Mustafa përdori më mjeshetri fshesën partiake të atyre që përfaqësonin linjën politike rugoviane,duke e mbushur më njerëz të dëgjueshem , me njerëz gjysëm analfabet. Afër Mustafës qëlluan do matufa që ishin dikur afër Rugovës , e të cilët ia kan bartur valigjet dhe ia kan pritur mizat. Ky ka qenë roli i tyre në atë kohë në LDK-ë. Këta janë akademyku ,Sabri Hamiti, të vegjëlit Skënder Hyseni e Ismet Beqiri, njëfare Veliu i trashe , Lutë Mejteplia e Gjilanit, dhe do servila që i ka katapultuar Mustafa dhe Hamiti për tju gjendur aty afër për çdo rast kur atyre iu duhen. Dhe, vërtetë erdhi rasti që këta servilë iu lëverdisën .
Mustafa bëri koalicion më VLAN , për të ikur pas gjashtë mujave në gjirin e PDK-së, pa e pyetur askënd. Anëtarsinë e gjerë të mrekullueshme të LDK-së as qe e ka pasur ndërmend ta pyet. Me dinakërin komuniste të mësur nga ish sistemi , veproi më të dëgjueshmit politik, që për një copë pushtet e humbën dinjitetin, dhe të cilët nuk din asgjë veq më u ulë dhe më u ngritë në këmbë sipas komandës së diktatorit. Dhe, sipas kësaj komande po veprojnë hiq pa ba zhurmë. Se dihet nese dikush ia prishë terezinë diktarorit së çka do ta gjenë. Sa kalojë koha sundimtari Mustafa u bë edhe më i fuqishem se, diktatorët gjithnjë e më shumë bëhën agresiv karshi viktimës.
Diçka harrova lexues të ndëruar, më këtë rast. Harrova së puna e eproreve shkon shkallë -shkallë. Dhe, ajo që deshta ta thëm është së diktatori i vogël Mustafa , kur të paraqitët në raport të Thaçi i PDK-së, sigurisht së nga frika bëhët edhe më i vogël. Besa edhe ngapak i dridhën pantollonat nga frika ,deri sa ai ti jep leje të largohet. Sigurisht së posa ta kalon derën, diktatori ,Mustafa do të merr frymë thellë, dhe mos guximin para Thaçit do ta përdorë si guxim tek sejmenet e tij . Atë ditë në seancën kur Thaçi u zgjodh president i Kosovës, të gjithë ban bukur shumë zhurmë nga opozita , së nuk bënë Thaçi të bëhët president, duke i paraqitur secili arsyetmet e veta në foltore. Po këta të LDK-së veq kur kan dalë në pushim të lejuar nga Veseli , se jo me luajt as prej vendi. Gadi më u pshurrë në pantolla. Raundi i tretë e vërtetoi këtë katërcipërisht, deputetet e LDK-së dukete se votuan komplet për Thaçin.
Fjala e dikatorit nuk kishte pi ujë vëtem të pesë deputetet e LDK të cilët atë ditë nuk moren pjesë në zgjedhjën e presidentit, që u ba nën masat egra policore . Nejse , përfundoi si përfundoi kjo maratonë ku Thaçi u zgjodhë president i Kosovës për mandatin pesëvjeqar. Mustafa u gëzua shumë , së e zbatoi një marrveshje politike të pa qenë .Parti politike se jo mahi kjo LDK e Mustafës!
Tash edhe disa fjalë për atë së si Mustafa ka marrë hez të madh.I ka disa fjalë më ata pesë deputetet e pa nënshtruar , që tua jep dënimin nese mundet, së atë ditë morën guximin të mos shkojnë në kuvend, duke i përjashtuar nga partia Edhe pa këtë fakt, Mustafa e fundosur partinë më të vjetër dhe më të madhën në Kosovë. Një ditë do të fundoset edhe vet në ujin e turbullt, siq kan përfunduar dhe do të përfundojnë të gjithë diktatorët…
Komentet