Operacioni i nisur me arrestimin e bandës së shqiptarëve kontrabandistë që dërgonin emigrantë në Britaninë e Madhe, ka vijuar me arrestimin e një biznesmeni të huaj, pronar i një supermarketi, pjesë e bandës.
Gazeta “The Telegraph” shkruan se biznesmeni u arrestua ditën e martë dhe “është personi i shtatë i të arrestuarve si pjesë e një operacioni të madh mbi një bandë shqiptare që fshihte emigrantë në kamione dhe i transportonin përtej kufirit”.
Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është drejtor i një supermarketi. Sipas burimeve policore, të cituara nga një gazetë lokale, ai dyshohet se siguronte strehimin e emigrantëve gjatë rrugës për në Britaninë e Madhe.
Operacioni
Katër shqiptarë dhe dy gra franceze u arrestuan dje (12.08.2015) në Angli, të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit për 100 shtetas shqiptarë.
Sipas Daily Mail, qe i referohet policisë, dy francezet e ndaluara kanë pranuar se janë ‘truri’ i kesaj bande trafikuesish, që përfitonin nga nevoja e shqiptarëve për të mbërritur ilegalisht në Britani,
kundrejt pagesave prej 5 mijë paundësh secili. Shqiptarët fshiheshin në kamionë, për të udhetuar drejt Britanisë, ndërkohë që janë zbuluar pas informacioneve që policia kishte marrë paraprakisht.
Sipas raporteve te policise, gjashtë trafikantët kanë vepruar në bashkëpunim me shoferët e kamionëve, të cilët morën gjithashtu shuma parash në këmbim të udhëtimit që u siguronin emigrantëve.
Gjashtë trafikanët po mbahen në Boulogne në pritje të gjykimit të tyre.
Komentet