Asi zviceran i tenisit Roger Federer dje mposhti tenistin argjentinas Leonardo Mayer në çerekfinale të Roland Garrosit, të turneut Grand Slam në Francë.
Aktualisht tenisti i tretë në botë dhe fituesi i turneut në Paris, Federer shënoi fitore bindëse me rezultatin 3:0 (në sete 6:2, 6:3 dhe 6:3).
Ish-tenisti i parë në botë, 37-vjeçari Federer në çerekfinale do të luajë kundër zviceranit Stanislas Wawrinka i cili fitoi mbrëmë kundër grekut Stefanos Tsitsipas.
Komentet