Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar sot në “Këndin e ekselencës” në emisionin “Vila 24” në “News24”, u deklarua kundër rrëzimit të qeverisë me forcë.
E pyetur për situatën politike, Tabaku tha se është kundër revolucioneve dhe rrëzimit të qeverisë me forcë.
Ajo sqaroi se gjithë arsyet qe e shtyne opoziten ne kete proteste masive dhe ngritjen e çadrës në bulevard.
“Nuk kam qenë ndonjëherë për ndonjë revolucion që të marrim armët dhe të rrëzojmë qeverinë me forcë. Unë kam qenë në Dibër për zgjedhjet dhe ka parë një situatë shqetësuese’”- tha ajo.
Ajo akuzoi kryeministrin per situaten ne vend dhe krimenelet qe ka ne Kuvend. “Kur shikon kriminelë në parlament, kur droga është bërë më se e zakonshme… sigurisht që nuk kam qenë për një lloj proteste të ekzagjeruar por kur nuk merret asgjë parasysh, vihet në këtë protestë. Si mund të qëndrojë zoti Rama në krye të qeverisë kur ka 19 kriminelë në parlament?”, – deklaroi Tabaku.
Komentet