Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila po qëndron në burgun e Lipjanit, pasi po kalon 30 ditët e paraburgimit të dhënë nga Gjykata Themelore.
Ajo u është drejtuar qytetarëve me një letër, që Koha.net e sjellë ekskluzivisht. Në letër thotë se po ju shkruan për t’ua uruar Ditën e Flamurit, duke u bërë bashkë në mbrojtje të shtetit, transmeton Koha.net.
Kadaj-Bujupi u bën thirrje qytetarëve të manifestojnë dinjitetshëm, paqësisht, krenarë dhe këmbëngulës për kauzën e tyre.
“Privuar nga e drejta që fizikisht të jem pranë qytetarëve në misionin përfaqësueses të deputetes, pranoni të ju shkruaj në prag të festës së flamurit duke ju uruar me thirrjen që në këtë ditë të kombit të bëheni bashkë në mbrojtje të shtetit.
Të manifestojmë dinjitetshëm, paqësorë, krenarë dhe këmbëngulës në kauzën tonë. Bashkë si qytetarë të lirë me kërkesë të Evropës ne kemi të drejte të reagojmë kur shkelen të drejtat tona. Të manifestojmë kundërshtimin e Asosacionit dhe demarkacionit që rrezikojnë vendin, perspektiven e gjeneratave që u kemi borxh t’ua ruajmë token, sovranitetin dhe resurset e këtij vendi që synohen të tjetërsohen.
Fuqia qëndron në vullnetin e çdo individi dhe të gjithë neve bashkë”, përfundon letra e shkurtë e Kadaj-Bujupit
Komentet