Xhelal Sveçla, deputet i VV’së, ka thënë se Hashim Thaçi është në panik dhe po bën gjithçka që të shpëtojë nga prangat e Gjykatës Speciale.
Në këtë formë, Sveçla i është përgjigjur akuzave të Presidentit se Vetëvendosje financohet nga burime të dyshimta të Iranit derisa Kurti takohet me njerëz të afërt të Putinit.
“Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt. Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President”, ka shkruar Sveçla, në një reagim në FB.
Ai ka thënë se shteti duhet të veprojë nëse presidenti ka fakte dhe nuk bëhen arrestime për financimet e dyshimta të ndonjë partie politike.
“Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë”, ka shtuar ai.
Presidenti Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të VV’së pas pyetjeve që kanë bërë disa gazetarë të mediave të afërta me Presidentin. Megjithëse, sot, ai kishte dalë për të folur për kidnapimin dhe deportimin e turqve, në të njëjtën kohë, Presidenti ka folur pak edhe për kundërshtarët politikë.
Komentet