Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, President Nderi i PDIU, i cili ndodhet në SHBA që nga 26 Maji, mbrëmjen e së Premtes, me 27 Maj bëri një vizitë në Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Zoti Muhedini, u prit nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, zv/kryetari Asllan Bushati, Zef Balaj dhe Zef Përndocaj.
Kryetari Buçaj ia uroi mirëseardhjen deputetit dhe e informoi për mbështetjen që i jep çështjes Çame Vatra.
Nga ana e tij deputeti Tahiri informoi për gjendjen në Shqipëri, problematikën e politikës shqiptare, situatën e rënduar ekonomike, si dhe zhvillimet në PDIU në prag të Kongresit.Ai I dorëzoi kryetarit të Vatrës Ftesën për të marrë pjesë në Kongresin e PDIU.
Gjatë takimit u rrahën mendime për çështjen çame dhe ecurinë e deritanishme.Përfaqësuesit e Vatrës kërkuan informacion për vërtetësinë e faktit të dorëzimit të Dosjes Çame në Gjykatën e Hagës dhe çfarë do të thotë kjo për zgjidhjen e problemit. Deputeti shfaqi dyshimin për efektin e zgjidhjes së problemit nga dorëzimi i Dosjes së pretenduar. U kërkua që vetë komuniteti çam duhet të jetë më i bashkuar dhe më i organizuar në luftën për zgjidhjen e çështjes çame. Vatranët shfaqën mendimin se lobimi duhet bërë në Uashington pasi çdo problem e merr zgjidhjen pikërisht në qendrën e politikës botërore. Diskutimi u përqëndrua edhe në vizitën e ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë. Vatra përsëriti qëndrimet e veta se diplomacia shqiptare duhet të mos jetë inferiore dhe të mos bëjë lëshime as në çështjn çame, as në varrezat e pretenduara greke në Shqipëri./Dielli
Komentet