Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi përmes rrjetit social Facebook ka treguar që nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se do e respektoj vullnetin e votuesve.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, i nderuar elektorat i LDK-së, Bazuar ne vullnetin e elektoratit te LDK-së, kam vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, me rastin e votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pasi që asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk është nga radhët e LDK-së. Me respekt SH. B.”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Komentet