Donika Kadaj-Bujupi sot edhe zyrtarisht i është bashkuar radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me të kaluar në këtë subjekt politik, Kadaj Bujupi në një farë mënyre ka thumbuar partinë për të cilën shërbeu për 13 vite rresht.
Ajo tha se në rrethanat politike që u krijuan në vend, ajo u përcaktua që të zgjedhë drejtësinë, transmeton “zeri.info”.
“Më lejoni që ta përmbyll këtë fjalë me thënien: “Po të më jepej mundësia të zgjedhja në mes të paqes dhe drejtësisë, do të zgjedhja drejtësinë”. Të dashur miq, në rrethanat e krijuara, unë u përcaktova për drejtësinë dhe mu për këtë sot jam këtu në mesin tuaj!”, deklaroi Kadaj-Bujupi, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se qëndrimet e saja i ka dhënë në ditën kur Kadaj-Bujupi është larguar nga ky subjekt politik, deputetët e Vetëvendosjes janë shprehur të lumtur që Donika i është bashkuar atyre.
Faton Topalli e Fisnik Ismaili kanë qenë ata të cilët kanë reaguar menjëherë përmes profileve të tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje Donika Kadaj-Bujupit. /ZËRI/

Komentet