Albert Veliu, me prejardhje nga Kosova, është në mesin e tetë të akuzuarve për shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe zhvatje.
Zyra Amerikane e Prokurorit në New York e Departamentit për Drejtësi ka njoftuar për arrestimet dhe ka dhënë detajet për dyshimet ndaj 10 të arrestuarve:
Personi nga State Island i akuzuar për shitjen e një rakete antitank dhe pesëmbëdhjetë pushkëve AK-47 në Kosovë
Albert Veliu në mesin e tetë të pandehurve të akuzuar për pastrim parash, zhvatje dhe trafikim ndërkombëtar të armëve
Dje, Albert Veliu dhe Anthony Noterile janë dërguar në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York, me akuza që kanë të bëjnë me operacione të zhvatjes, të pastrimit të parave dhe të trafikut të narkotikëve, të cilat në fund të fundit rezultuan në shitjen e mbi dhjetë AK- 47 dhe një raketë antitank M80 Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetër nga Veliu. Të pandehurit Dilber Kukic, Ekram Sejdija, Xhevat Gocaj, Agim Rugova dhe Alban Veliu akuzohen gjithashtu në lidhje me një skemë të pastrimit të parave.
Siç pohohet në ankesë dhe në një memorandum të ndalimit, hetuesia zbuloi se Christopher Curanovic, një bashkëpunëtor i La Cosa Nostra, kërkoi të rimarrë një borxh të zhvatur nga një ish-bashkëpunëtor kriminal. Përmes përdorimit të provave të përgjimit dhe burimeve konfidenciale që punonin në drejtimin e zbatimit të ligjit, agjentët ishin në gjendje të përcaktojnë se Veliu, Curanovic dhe Noterile, një tjetër bashkëpunëtor i La Cosa Nostra, krijuan një skemë të paligjshme në të cilën një operacion për pastrimin e parave do të lehtësonte ripagesën e borxhit të zhvatur nga Curanovic.
Gjatë rrjedhës së hetimit, të pandehurit pastruan afërsisht 800,000 dollarë në të ardhurat e supozuara të drogës. Të pandehurit Kukic, Sejdija, Gocaj, Rugova dhe Alban Veliu lehtësuan skemën e pastrimit të parave nga, ndër të tjera, duke shkëmbyer të holla për kontrolle të supozuara “të pastra” të mbështetura nga shkresa mashtruese. Veçmas, Curanovic dhe Veliu kanë ndërmjetësuar gjithashtu shitjen e rreth pesë kilogram marihuanë në një burim konfidencial.
Veç kësaj, Veliu informoi një burim konfidencial të DEA-s se ai kishte qasje në armët e zjarrit në Kosovë për shpërndarje. Pas kësaj, Veliu përdorte lidhjet e tij për të ndërmjetësuar shitjen e më shumë se dhjetë pushkë AK-47 dhe M80 një raketë antitank M80 Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe. Gjatë një bisede të regjistruar, Veliu i referohej AK-47 si “atlete” dhe raketave me “atlete me madhësi Shaq”. Urdhër kërkimet të bëra nga agjensitë e zbatimit i ligjit në Kosovë kapën armë shtesë, municione dhe mbi 60,000 euro para të gatshme.
“Ky rast tregon arritjen gjithnjë e më të madhe të hetimeve tona dhe shënon ndërprerjen e rëndësishme të një rrjeti të pastrimit të parave, trafikimit të drogës dhe trafikimit të armëve që shtrihet në Evropë dhe kriminelëve të përfshirë të cilët ishin të përgatitur për të ofruar një tubacion të armëve të rrezikshme”, deklaroi Prokurori Amerikan Rohde. “Nëpërmjet partneriteteve tona me agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën, ne do të vazhdojmë të synojmë dhe çmontimin e organizatave kriminale”, tha Rohde duke falënderuar Forcën e Struktave të DEA-së në New York, Divizionin e Operacioneve Speciale DEA, Zyrën Vendore të DEA Austria, Zyrën Vendore të DEA Croatia, Departamentin e Hetimeve të Qytetit të New York-ut dhe Policinë e Kosovës.
“Ky hetim ka mbyllur një burim të paligjshëm dhe të dhunshëm të armëve në oborrin tonë. Në këtë rast, DEA përcakton armët dhe drogën si armatim, pasi që të dyja janë burim i vrasjeve dhe aksidenteve fatale”, tha agjenti special Hunt. “Pra, zhvatja, trafiku i armëve, vjedhja dhe pastrimi i parave ishin disa krime që u zbuluan ndërsa hetuam një operacion të trafikimit të drogës i bazuar në New York, i lidhur me Kosovën. Dëshiroj të falënderoj burrat dhe gratë e guximshme nga partnerët lokalë, shtetërorë, federalë dhe ndërkombëtarë për zbatimin e ligjit, për bashkëpunimin dhe punën e tyre të madhe”.
“Këto të pandehur thuhet se morën pjesë në një ndërmarrje të paligjshme që mbulonin xhepat e tyre nga veprimtaria e tyre kriminale”, tha Agjenti Special i Hetimeve Penale të IRS-së, Hunt. “Gjurmimi i fondeve të paligjshme dhe marrja e pasurive nga operacionet ilegale është një nga mjetet më efektive të qeverisë kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar”.
“Këta individë dyshohet se përdorën grabitje, pastrim parash dhe trafikim të narkotikëve për të ndihmuar kartelet meksikane të drogës”, deklaroi Melendez, Agjent Special i ICE-HSI. “Po ashtu, ata ofruan armë të rrezikshme, duke përfshirë edhe një raketë anti-tank. Mbrojtja e atdheut jo vetëm që do të thotë të siguroheni që këta narkotikë dhe armë të mos hyjnë në rrugët tona, por gjithashtu do të thotë që ato të mos shpërndahen jashtë vendit”.
Ndërsa, akuzat në ankesë janë vetëm pohime, dhe të pandehurit janë të pafajshëm derisa të shpallen fajtor.
Të dyshuarit:
ALBERT VELIU
Mosha: 34
Staten Island, New York
CHRISTOPHER CURANOVIC
Mosha: 35
FCI Fort Dix, New Jersey
ANTHONY NOTERILE
Mosha: 56
Queens, New York
XHEVAT GOCAJ
Mosha: 50
Mamaroneck, New York
DILBER KUKIC
Mosha: 45
Bronx, New York
AGIM RUGOVA
Mosha: 45
Staten Island, New York
EKRAM SEJDIJA
Mosha: 40
Brooklyn, New York
Komentet