Deputetja e PD, Ina Zhupa në një intervistë për Panorama TV ku ka folur për fushatën elektorale të 14 maj, ka bërë një denoncim të fortë ku tha se PS po dërgon bandat të cilat kërkohen nga SPAK në Sarandë me qëllim që të mbajnë administratën nën presion për të dhuruar votën.
Zhupa tha se qeveria e Edi Ramës ka 2 plane makabre për qytetin e Sarandë, ku i pari lidhet e zhvarrosjen e eshtrave të të parëve nga varrezat ku duan të vjedhin tokën, dhe e dyta për shembjen e pallateve 50-vjeçare në vijën e parë bregdetare, duke i çuar qytetaret në rrethina për të ndërtuar komplekse oligarkët.
“Me këdo që merr një pagë shtetërore dhe e kërcënojnë me vendin e punës, as në 2021 nuk kanë sjellë banda si këtë herë për të intimiduar, qytetarët dhe bizneset. Nuk kanë bërë llogari me qytetarët. Nuk është diçka që ne e kemi zbuluar, por këta e bëjnë në mënyrë të hapur e reklamojnë në facebook dhe me statuset e tyre, ku i detyrojnë të marrin pjesë. Ia thonë hapur, ia kërkojnë shefat e tyre dhe kanë angazhuar policinë e shtetit. Janë shtuar për herë të parë në Sarandë bandat. Kanë sjellë bandat e Beratit ku ka qenë drejtues politik Blendi Klosi, kanë sjellë bandën Toto për të kërcënuar, kanë sjellë bandën Malaj për të intimiduar dhe për të bërë blerje votash aty ku mendojnë se ju ecën”, tha Zhupa.
Sipas saj “Kandidati i Delvinës është kushëriri i Ardi Veliut, në Sarandë kanë shtuar prezencë të bandave që i kërkon SPAK-u. i sjellin se mendojnë se këtu do jetë mafia e lulëzimit të ndërtimeve, kanë plane makabre dhe i duhet një kryebashkiak që nuk ka lidhje me qytetin dhe ta shkatërrojnë Sarandën. Plani i parë lidhet me zhvarrosjen eshtrave e të të parëve të varrezat, është gjëja më makabre, për të marrë tokat. Edhe plani i dytë është për prishjen e pallateve 50-vjeçare buzë detit të Sarandës, qytetarët do ta gjejnë veten në rrethinat e qytetit për të ndërtuar komplekset e oligarkëve”, tha ajo.bw