Në lidhje me dëmshpërblimet për ish të persekutuarit politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri qeveritë e çdo lloj faze janë sjellë paturpësisht si me lojën “falas – djegas”. Nuk është se ata po ja falin apo dhurojnë këto para kësaj shtrese që vuajti tragjedinë më të madhe të gadishullit ballkanik e europian për shkak të diktaturës së saj të egër, por fakti që akoma ka sorrollatje në shpërndarjen e informacionin tyre kjo shihet qartë. Pse duhej të vonoheshin kaq gjatë, ndërkohë shumë ish të burgosur e të persekutuar politikë janë larguar nga kjo botë. Kush i kompenson plagët e tyre edhe në botën e pafundme. Cilët, ju kryeministra apo ju ish kryeministra?
Pse, pse e bëni dhe e bëtë këtë “lojë” mizerabël e të ulët mbi këta njerëz të pafajshëm që deshën aq shumë paqen, lirinë e demokracinë në vend. Ju qeveritarë i keni vrarë e tortuar sërish zemrat e shpirtin e tyre fisnik e te urtë, e kjo nuk ju falet. I shkatërruat 10 fish jetën më tepër pas lirisë nga burgjet, dënimit kapitale e kampet e përqëndrimit. Derisa mbyllën sytë prisnin si një “dhuratë” nga qielli dëmshpërblimet e vuajtjeve të tyre.
Kush e mban përgjegjësinë për këtë gjëmë e ankth që i shkaktuat atyre deri në vdekje. Ju e vetëm ju. E për këto faje mbi ju duhet të bjerë edhe Vetingu. Edhe për këto maskarada të pafalashme duhet të merrni dënimin mbi vete. Shfrytëzuat të persekutuarit politikë për pushtetin tuaj politik e ekonomik, për kolltuqet tuaja, për tu pasuruar ju e fëmijët tuaj. Nuk pyetët për të drejtat e mohuara të njeriut e të persekutuarve politikë, i flakët pa mëshirë në kosh të plehrave vuajtjet e ëndrrat e tyre.
Po, po i hodhët e i shkelët me këmbë, përderisa qindra prej tyre u ndanë nga kjo botë pa marrë dëmshpërblimet e kamzhikut që fishkëlluan mbi brinjët e tyre të dobësuara e të pambrojtura nga disa prej jush apo miqve tuaj që kanë qenë e janë në krye të shtetit. Shumë po duron kjo shtresë, shumë tolerante janë treguar ata njerëz vitalë me kapacitete të larta intelektuale e njerëzore si ish të dënuarit politikë ashtu edhe trashëgimtarët e tyre edhe për një proçes shpagimi që duhej të kishte përfunduar me kohë.
Përsëri anomali, dizinformim e çoroditje nëpër listat me shpërndarjen e këtij dëmshpërblimi. Jo vetëm ata ish të burgosur e të persekutuar politikë që ndodhen jashtë vendit e kanë shumë të vështirë të marrin informacionin e duhur për këstet e dëmshpërblimeve por edhe ata që janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të paqartësuar se çfarë po ndodh me këto para gjaku e vuajtjesh të pamerituara.
Një herë shikojmë, lexojmë njoftime për dëmshpërblimet e burgjeve politike nga Ministria e Financave në gazetën “Shekulli”, një herë tek gazeta “Panorama”, një kohë tjetër tek gazeta “Bota Sot”, apo edhe tek “Çelësi” e kështu me rradhë. Pse kjo sorrollatje nëpër media të ndryshme me ish të persekutuarit politikë? Një herë këtu e një herë atje. Ku ta çojnë mendjen përpara të shkretët njerëz, të blejnë këtë apo atë gazetë për të parë një lajm të ri për dëmshpërblimet apo për të parë emrat a tyre nëpër lista…
“Nëse brënda tre muajve, nuk i dorëzoni dokumentat ose nuk i tërhiqni paratë – thotë Drejtoria e Ndarjes së Dëmshpërblimeve – humbisni të drejtën e tërheqjes së tyre edhe nëse e keni emrin në listë”.
Por prisni ore vëllezër, prisni njerëzia nuk janë rrobot, sigurisht të gjithë i duan ato para, por jo me urdhër e detyrim – përcaktim Ata që ndodhen jashtë Shqipërisë, ku duhet ta marrin këtë informacion? Por edhe nuk e kanë të lehtë të vijnë e të bëjnë këto tërheqje kur dëshëroni ju, kur urdhëroni ju, në kohën që përcaktoni ju. Do presin sa të ulen çmimet e biletave për udhëtim, pasi nuk janë të pasur si ju, i duhet të marrin leje nga puna ku punojnë, dikush mund të ketë një hall familjar, kështu që nuk paraqiten dot në kohë në arkën përkatëse.
Pse duhet ti hiqet e drejta e tërheqjes së kësaj shume ose atij kësti njerit apo tjetrit ish të dënuari politikë apo trashëgimtari, ndërkohë që vonesat kanë ardhur nga ju, i keni shkaktuar ju tash 28 vite, e kjo shtresë ju priti 28 vite pa u likujduar, ndërsa tani i vini afat vetëm tre muaj. Çudi, habi vërtetë. Rrëmujën e parashtroni vetë një herë tek “Dita”, “Shekulli”, “Bota sot”, “Panorama” ,”Çelësi” apo ku e di unë, e nga ana tjetër i vini kushte të detyrura kësaj shtrese të lodhur të popullit tonë. Çfarë është ky alarm “fallco” do ta quaja që irritoni përsëri, tensiononi e stresoni pa vend këta njerëz të vrarë në trup e shpirt nga padrejtësitë e rregjimit e kohës që e drejtuat busullën jo në favor të tyre. Një, dy, tre, dhjetra u vetë flijuan edhe pas burgut, dy tre ish të burgosur u vetë dogjën se nuk ishin në gjendje të mbanin familjet me bukë nga ekonomia e dobët e plagët në trup. Të gjithë janë në ankth nëse i kanë në rregull dokumentat e dorëzuara apo jo, e nëse nuk i kanë, ku do të përplasen dhe a ju pret koha për ti korrigjuar, ku dhe kur duhet ta gjejnë përsëri emrin në gazetë. Çorroditje pa asnjë vlerë. Sipas jush: “Ne po ja u falim, por po ja u djegim sërish”. Ja kjo është fabula dhe ironia e pështirë që po realizohet përsëri mbi ish të burgosurit e të persekutuarit politikë të Shqipërsë.
Afati tre mujor për korrigjimin e dokumentave dhe mos tërheqja në kohë e këtyre shumave nga të interesuarit është e Pamjaftueshme, duhet të Hiqet Menjëherë nga ligjet e shtetit, e nuk duhet të Ketë Kufizime. Kështu si themi ne ndryshe do digjeni thotë qeveria. Por prisni o qeveritarë, kjo shtresë duroi e priti 50 vjet komunizëm, 50 vite diktaturë, dhunë, burgje – torturë, vrasje, pushtatime, zhdukje, internime e ju si qeveri nuk duroni të lini të hapur këtë proçes në Çdo Kohë, por me yrysh të madh kërkoni ti digjni vuajtjet e tyre.
Shkakun që populli dhe shtresa ish e persekutuar politike është larguar nga vendi gjejeni tek vetja se nuk është faji i tyre, është i juaji, qeveritarëve të dashur, e jo i popullit. Pasi ju me fajet tuaja e detyruat popullin të marrë rrugët e kurbetit, kur dihet që emigrimi nuk është i lehtë për këdo. Mos sigurimi i punës, stehimit, bukës së gojës për fëmijët, bëri që të ikin e të lenë vatatin mijra e mijra njerëz. Atëhere pse ju duhet të nxitoheni duke deklaruar se: “O tre muaj, o s’ka, perndyshe e humbi të drejtën e dëmshpërblimit!!!
Komentet