Demokracia nuk do të vijë
sot, këtë vit.
Dhe asnjëherë
përmes kompromiseve dhe frikës.
Unë kam po aq të drejtë,
saç ka edhe një tjetër,
të qëndroj
në dy këmbët e mia
dhe të zotëroj tokën.
Unë lodhem kur dëgjoj njerëz të thonë:
Le t’i lemë gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre.
E nesërmja është një ditë tjetër.
Mua s’më duhet liria kur të kem vdekur,
Nuk mund të jetoj me bukën e së nesërmes.
Liria
është një farë e fortë,
e mbjellë
aty ku duhet me domosdo.
Dhe unë që jetoj këtu,
e dua lirinë
bash si ju.
Komentet