Qosja e ka përsëritur vazhdimisht idenë për shkëmbime territore të veriut të Kosovës me territore autoktone shqiptare tani brënda shtetit të Serbisë. Këtë deklaratë e bëri edhe në shkurtin e vitit 2012. Dhe ja si reagon Adem Demaçi. Shihni më poshtë:
DEMAÇI: QOSJA T’IA FALË SERBISË TOKAT E VETA, VERIU ËSHTË I KOSOVËS
PRISHTINË – Pas deklaratës së akademikut Rexhep Qosja, që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës, ka ardhur reagimi i veprimtarit Adem Demaçi.
“Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, – ka thënë Demaçi.
“Rexhep Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell të vetin, mund t’ja jap Serbisë. Por, ne ja bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë.”,- shtoi Demaçi.
Sipas Demaçit, Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet, “duke e shtyrë gurin e mezhdës prej Nishi, tek Molla e Kuqe”.