Ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia Skripal u helmuan me një agjent nervash vdekjeprurës të lënë në derën e tyre të përparme.

Daily Mail, raporton se policia britanike ka dhene sot versionin zyrtar pas disa kohe hetimesh lidhur me ngjarjen, qe coi ne perplasjen e madhe mes saj dhe Rusise, e me tej qe shkaktoi ‘luften’ diplomatike me denim zyrtaresh ruse nga gjithe bota.
Ate e bije mbeten në një gjendje kritike pasi rane ne kontakt me helmin kimik vdekjeprures të dielën, më 4 mars.
Policia ka zbuluar gjurmë të agjentit nervor edhe në zona të tjera, megjithse jo me perqendrime te medha.
Dean Haydon, kreu i njësisë kundër terrorizmit të forcës, tha: “Në këtë pikë të hetimit tonë, ne besojmë se Skripals ra ne kontakt me agjentin nervor te vene ne dera e perparme te baneses. Për këtë arsye ne jemi duke u përqendruar shumë në kete hetim”.

Komentet