Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policia e Shtetit dhe SHÇBA qe po merren me hetimin per vdekjen e gardistit Shkelzen Qordja, me detyre shofer i ministrit Xhafaj, kane dhene detajet e para zyrtare per hetimet.
Deklarata e plote
Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.
Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.
I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.
DETAJET/ Kur u gjet pajetë shoferi i Xhafajt, sekuestrohen kamerat e Gardës: Do verifikohet …
Hetimet e para për ngjarjen e rëndë, ku Shkelzen Qordja, shoferi 31-vjecar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës, kanë nisur me mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se pistë e parë e hetimeve është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithcka do të zbardhet pas autopsisë.
Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar që të sekuestrohet serveri i kamerave të sigurisë së Gardës. Nga keqyrja e tyre do te verifikohet orari kur ka hyrë ne ambinetet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, i shoqëruar, me makinë, apo në këmbë.
Mësohet se ai u gjet u pajetë në orën 09:30 të mëngjesit, por nuk dihet ende se kur ka ndodhur ngjarja.
Shoferi i Xhafajt, me plumb në kokë brenda makinës. Dyshohet se ai…
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen e rende te mengjesit te sotem, kur punonjesi i Gardes me detyre shofer i ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj u gjet i pajete brenda makines, jane per nje vetevrasje te mundshme.
Gardisti me emrin Shkelzen Qordja eshte shofer i ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafajt.
Burime per “Panorama” bejne me dije se viktima ka sherbyer prej vitesh jetesh si shoferi i tij. “Efektiv i gardes me detyre shofer i Ministrit te Brendshem”- bejne me dije burimet.
Fakt qe e konfirmoi zyrtarisht edhe Garda e Republikes me nje njoftim per ngjarjen ne fjale.
Sipas te dhenave te para mesohet se brenda automjetit eshte gjetur edhe nje arme tip pistolete.
Thuhet se ate e kane gjetur te pajete koleget dhe dyshimet e para jane per nje vetevrasje, madje kjo eshte nje nga pistat ne te cilen po heton policia.
Pas ngjarjes pati te dhena kontradiktore nese ai ishte apo jo ne detyre, por ministria e Brendshme sqaroi zyrtarisht se viktima nuk ka qene i pezulluar, pra ka qene ne detyre.
Komentet