Përmes një statusi në profilin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar të gjithë studiuesit, se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qënë sekret deri sot, 48 mijë dosje e 600 mijë dokumente sekrete.
Kështu, prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.
Për këtë proces kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit, siç bën me dije DPA.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.
EH duhet ti largohen eshtrat nga Shqipria dhe duhet hedhur në kanalizimet e rusis , EH është Diktatori më i madhë i të gjitha kohrave . Kisha pas dëshir ti botoni që ti lexojm masakrat e ati Legeni që i ka bere me N .Xhungl- inin – dhe Ramiz Sllavin .