Liderët në ceremoni kanë nënshkruar deklaratën e Romës e cila përcakton objektivat e të ardhmes së BE-së
ROMË – Në ceremoninë e mbajtur me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës e cila pranohet si marrëveshja themeluese e BE-së, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë nënshkruar deklaratën e Romës e cila përcakton objektivat e të ardhmes së Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu 60 vite më parë, më 25 mars 1957 themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian.
Liderët në ceremoni kanë nënshkruar deklaratën e Romës e cila përcakton objektivat e të ardhmes së BE-së e tronditur në vitet e fundit për shkak të krizës së borxheve, krisës së refugjatëve, sulmeve terroriste dhe Brexit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në fjalimin e tij në ceremoni duke vënë në dukje se sot kanë rinovuar partneritetin e tyre të iniciuar nga liderët themelues 60 vite më parë në Romë është shprehur se “Vetëm një Evropë e bashkuar mund të jetë një Evropë sovrane e lidhur me pjesën tjetër të botës. Dhe vetëm një Evropë sovrane mund të garantojë pavarësinë e kombeve, lirinë e qytetarëve.”
Ndër të tjera Tusk ka theksuar se me nënshkrimin e sotëm kanë mbrojtur emrat të cilët kanë qenë heronjtë e Evropës 60 vite më parë, dhe se që nga dita e sotme Evropa do të jetë në unitet si asnjëherë më parë.
Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se “Vetëm nëse jemi të bashkuar mund t’iu lëmë brezave të ardhshëm një Evropë më të begatë, më sociale dhe më të sigurtë.”
Duke vënë në dukje se janë të frikshme vështirësitë që BE-ja është përballur në kohët e fundit, Juncker tha se problemet me të cilat përballen sot nuk mund të krahasohen me problemet që janë përballur liderët themelues.
Gjithashtu edhe kryeministri italian, Paolo Gentiloni, është shprehur se duhet të kalojnë sërish në veprim duke marrë mësime nga përjetimet në të kaluarën dhe se ata e kanë fuqinë për ta bërë këtë.
Deklarata e Romës
Në deklaratën e nënshkruar nga liderët që janë takuar në Romë me rastin e 60 vjetorit të BE-së synohet një Evropë më fortë, më e sigurtë, më e begatë, dhe më sociale në arenën globale.
Liderët kanë nënshkruar objektivat për një Evropë e cila përpiqet që të gjithë qytetarët e Evropës të udhëtojnë lirisht dhe të sigurtë, për forcimin e politikës së migracionit, për vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, e cila nxit objektivin monetar të unionit, në punësime të reja, investime dhe reforma strukturore ekonomike, që ka në kujdes ndryshimet mes sistemeve kombëtare dhe rolin kyç të partneriteteve sociale, që lufton me papunësinë, diskriminimin, përjashtimin social dhe lufton varfërinë dhe e cila së fundmi përpiqet për zgjerimin mëtejshëm të partneriteteve aktuale, etj.
Komentet