Deklarate e Deputetit Gurakuqi drejtuar qytetareve te Shkodres dhe anetaresise se PD, me rastin e perfundimit te votimit te dates 30 shtator 2020
Te nderuar anetare te PD Dega Shkoder!
Te nderuar qytetare te Shkodres!
Dua t’ ju falenderoj dhe t’ju them se ju jam mirenjohes per mbeshtetjen e plote dhene ne votimin e dites djeshme, me date, 30 shtator 2020.
Perkrahja juaj dhe e banoreve te Bashkise dhe Qarkut Shkoder eshte i vetmi obligim qe me imponon te vijoj punen time ne lamine e politikes perfaqesuese, ne anen e forcave opozitare demokratike dhe europianiste.
Une e kam te qarte, se ndertimi i perfaqesise se Shkodres ne vitin 2021 nuk mund te shkeputet nga aspirata e qytetareve te saj, per nje skuader politike dinjitoze vendase, para se gjithash ne kuptimin tradicional dhe intelektual, te kapur ne ditet e veta me te mira.
Eshte kjo kerkesa kritike, qe e degjojme cdo dite ne rruget e qytetit tone, aty ku si ngahera, kuvendi shkodran funksionon me tempin e vet me te larte dhe me formatin me konstruktiv.
Por ajo eshte kerkesa edhe e mijera bashkeqytetareve tane ne te kater anet e botes, qe jetojne me syte nga qyteti dhe krahina e tyre, me shpresen se nje dite, ata dhe femijet e tyre do te kthehen ne nje atdhe demokratik, pa korrupsion dhe pa krim sundues, me struktura drejtuese shteterore, te ndertuara mbi bazen e hierarkise se mendjes, profesionalizmit dhe ndershmerise qytetare.
#Shkodra asht e jona dhe na te saje”
*Stema e Shkodrës nga Jozef Martini
Komentet