Kjo deklaratë e tij vjen pas kandidimit për Kryeministër për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Gazeta Express.
“Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!
Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook. Ndërkaq mbrëmjën e së martës PDK arriti që të lidh marrëveshje koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën dhe me shtatë parti më të vogla gjatë ditës. Kurse LDK nënshkroi marrëveshje me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.
Vetëvendosje do të garojë e vetme.
Kujtojmë se Qeveria Mustafa u rrëzua në Parlament nga mocioni i inicuar prej Nismes për Kosovën të Fatmir Limajt.
Mbështetjen për shkarkimin e Qeverisë e dha edhe partneri i koalicioni PDK
Komentet