Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës, pasi doli nga prokuroria e Tiranës. Balla depozitoi një padi për shpifje ndaj Nuhut, Bashës dhe gazetarit Collaku me heret gjate dites se sotme.
Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh se Basha, Emiljano Nuhu e Basir Çollaku, “bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar”, përbëjnë një “grup të strukturuar që kanë bërë një inskenim të turpshëm”.
Në një përgjigje ndaj kësaj replike, Nuhu tha: “Sot, kur ka dalë nga prokuroria më ka quajtur pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i tillë është ai. Ka raporte të vëzhgimit dhe përgjimit që ekzistojnë në dosjen e policisë së shtetit. Balla është pjesëtar i grupit kriminal më të fuqishëm”.
***
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu është shprehur në emisionin “Të Paekospozuarit” në “News 24” se, ka prova që vërtetojnë versionin e tij se është kërcënuar me armë zjarri në prani të zyrtareve socialistë në stacionin policor të Fushë-Krujës.
Unë them me bindje të plotë se kam qenë në komisariat atë ditë, më 21 korrik, tha Nuhu.
I pyetur a ke prova përveç deklaratës, u shpreh: “Prova shkon në harmoni nga data 21. Kur e denoncova publikisht erdhi lëvizja nga policia dhe prokuroria që solli arrestimin e djalit të deputetit dhe për pjesën që Balla dhe të tjerë e mohojnë kam prova që do i nxjerr. Po i lë që ata të modifikojnë provat e qelizave telefonike që ka qenë në peshkim e takime elektorale”.
“Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron”, shtoi.
Që zyrtarë të PS-së kanë qenë prezent kur është kërcënuar, Nuhu tha se, “atë e vërtetojnë dhe pamjet që lidhin në harmoni me qelizat telefonike, nëse s’dalin bashkë, kjo nuk është e vlefshme”.
PANORAMA
Komentet