Me 29.tetor 2016 ne Junik, u mbajt edicioni i tretë me radhe, ”Dita e Plisit,” në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore, në Kullën e Vehbi Ukë Isufaj, Qendra Rajonale e Turizmit të Junikut. Ky manifestin tërhoqi një masë të madhe intelektual të profileve të ndryshme,letrarë e akademik nga të gjitha trevat shqiptare, më ç’rast u dhanë kumtesa për historinë dhe rëndësinë e Plisit, simboli më i vjetër i kombit shqiptar.
Pikat programore ishin të organizuara për mrekulli,kështu që e gjithë masa e tubuar, ne Junik, e kaluan bukur për disa orë, u ndien të lumtur me një organizim shumë dinjitoz nën modelimin karakteristik të aktorit e krijuesit të mirënjohur,z. Ismet Krasniqi-Lala.
MADHËSHTIA AKTORIALE E NJE VAJZE TE RE
Ajo që la përshtypje të pa harruar, për një kohë të gjatë, ishte recitali për “Plisin,”nga teksti i aktorit e poetit të njohur,jo vetëm në Kosovë, Çun Lajçi, nga aktorja më e re në këtë manifestim,nxënësja e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” nga Klina,z. Venera Bojaj. Ajo me elegancën e saj aktoriale, jo vetëm se i mahniti të pranishmit,por i”detyroj”t’u shkojnë lot.

Venera Bojaj,pa koment,respekt!
Venera Bojaj, një filiz i ri, nxënëse e një shkolle të mesme në Klinë, meriton jo vetëm respektin, por edhe përkrahje nga ata që janë të autorizuar që të nxisin(nxjerrin) talent të ri në këto hapësira. Ajo tani po bënë hapat e parë të karrierës në shumë fusha të jetës kulturore,andaj një kujdes për talentin e saj do ishte i mirëseardhur,ndoshta jetik për karrierën e saj të saponisur.

Venera Bojaj gjatë deklamimit të “Plisit”ne Junik,2016
Venera Boja,jo vetëm në këtë edicion të tretë për festen e Plisit,por ajo ishte deklamuese edhe në edicionin e dytë që u mbajt në Dobërdol të Komunës së Klinës,vitin e kaluar.
Pos pëformancës së shkëlqyer në deklamim,ajo është anëtare e trupës së teatrit “Osman R.Gashi” në Klinë,e cila, këto ditë luajti premierën në komedinë “Keqkuptimi”,me tekst të Vlora Gashit dhe regji të Alban Gashit, me të cilin rast, talenti i saj ra në sy të publikut dhe u mirëprit me duartrokitje frenetike për rolin e luajtur mrekullueshëm.

Venera Bojaj,gjatë aktrimi në komedinë”Keqkuptimi”.

Pjesëmarrje e të gjitha moshave ,por edhe gjinisë femërore ne këtë manifestim
Shpresojmë se përkrahja nuk do i mungoi kësaj talente,ashtu që një filiz i ri si Venera,uroj të jetë një yll në skenat tona e jo vetëm.
Komentet