voal.ch – Ka reaguar menjëherë Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr.Edmond Rapti ndaj zgjidhjes të kontratës të punës të Dr.Majlinda Keta pedagoge pranë Departamentit të Filozofisë në këtë fakultet nga rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Dekani kërkon shfuqizimin e vendimit pasi sipas Dekanit të Shkencave Sociale ky vendim bie në kundërshtim flagrant me disa nene në Ligjin 80/2015 dhe statutin e Universitetit të Tiranës.
Më poshtë po i sjellim lexuesit kopjen e letrës ku Dekani i drejtohet Rektorit, në të cilën detajon faktet ku Rektori ka shkelur ligjin.
Dekani po ashtu vlerëson punën me shumë korrektësi të pedagoges Majlinda Keta.
Të njëjtim reagim refuzues ndaj vendimit të Rektorit kanë pasur edhe 4 dekane te tjere:
Prof.dr Dhori Kule, dekan i Fakultetit Ekonomik per anetarin e KIZ, Bernard Dosti,
zev. Rektorin Prof. Dr Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuheve te Huaja per anetaren Egla Gishti;
Prof. Dr Sabri Laci, Dekan i Fakultetit te Histori Filologji per anetarin Ardian Doka;
Prof.Dr Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtesise per anetaren Orjona Mucollar, njekohesisht dhe zev.dekane e ketij fakulteti.
Pra per te 5 te pushuarit, deakanet kanë refuzuar vendimin duke e shpallur të paligjshëm vendimin e Konit.

Komentet