Mes zhurmës së madhe për reformën në drejtësi, përgjimet, pezullimin e Çakos, kryeministri Edi Rama e ka akuzuar opozitën në seancën e sotme për aleancë me horrat. “Nuk është vetëm frika që ju shtyn në rrugën e bllokimit të reformës pa pushim. Ju i keni varur gjithë shpresat tek aleanca me këta horra. I keni varur të gjitha shpresat me këta që kanë turpëruar Shqipërinë”, tha Rama duke iu referuar gjykatësve dhe prokurorëve.
Por gjatë kësaj kohe deputeti demokrat Flamur Noka ka ndërhyrë disa herë nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit. Ja debati mes tyre:
-Flamur mos u tund flamur se të është thyer shkopi dhe duket si një beze që xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë tek kompresori i SHQUP-it.
Noka: Kënetë je ti. Ti je i zhytur në kënetë bashkë me ata të tutë. Prit se s’ke parë gjë akoma
Saja është i zhytur. Po si s’të vjen turp. I marrsh të keqen shkopit tim. E di që të pëlqen shkopi im. Po unë s’ta jap. Nuk shpëton nga këto zullume.
Dhe më pas situata në sallën e parlamentit është përkeqësuar dhe seanca është ndërprerë 2 herë, ndërsa PD kërkoi përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti opozitën tufë.
Po nga sharjet dhe fyerjet që përdor Berisha Rama është lule. Berisha e fyente Ramën në facebook si skizofren, të njëjtën gjë pe¨rsëriste sot në parlament si papagalli i Berishës edhe Jozefina.

Komentet