Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron se nga vetë fakti, që komisioni për ankesa dhe parashtresa ka konstatuar shkelje të rregullorës për zgjedhje, dhe të Statutit të LDK-së, në punimet e kuvendit të 8-të zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. Kryesia e LDK-së ka marrë një vendim për anulimin e këtij kuvendi, duke u bazuar në prova dhe fakte. Pra Kryesia e LDK-së Në Prishtinë kthen legjetimitetin kryesisë së më parshme me kryetar Haki Latifin, duke kërkuar repektimin e kësaj kryesie deri në zgjedhje të reja.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, është e obliguar që t`i rrespektojë vendimet e organit më të lartë të partisë, duke i hyrë punës në përgaditjen e një kuvendi të ri zgjedhor, të lirë dhe demokratik. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, mendon se LDK-ë dhe kryetari z. Isa Mustafa, ka nevojë për unitetin brenda partiak,e jo për dirigjent nga shpati, me këshilla narcisoidë që shohin vetën si strumbullar të fatit tëkombit. Jemi të bindur se anëtarësia e devotshme e gjithë kjo zhurmë , nuk i bënë aspak përshtypje në sepse brenda është krejtë e qartë dinakëria në stilin e lotëve të krokodilit qe e ka hallin të krijoj huti dhe të nxjerr kokën diku tjetër dhe të kafshoj. Mos harroni se vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë sulmeve nga kundërshtarët politikë, për mbrojtjën e institucioneve në demokracinë e brisht në Republikën e Kosovës, themelet e së cilës i ka vënë LDK-ja. Subjekt ky i udhëhequr me menquri dhe guxim intelektual,nga kryetari historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.Tash dikush i jep vetës të drejtë, dhe tenton të shkatërrojë çdogjë. Eshtë kjo përpjekje e pseudopatriotëve të një brumi,të cilët me zhurmë duan të tregojnë se janë diku.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër kërkon nga anëtarësia e LDK-së në Zvicër, të mos bie pre e manipulimeve dashakeqe të karieristëve lakmiçarë! Të ruajë unitetin dhe gjakftohtësinë,të gjykojë me forcën e arsyes, duke respektuar rregulloret, Statutin dhe programin e LDK-së.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron , se nga vet fakti ,që kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi ftohet në Kuvendin e 8-të zgjedhor të LDK-së në Prishtinë , në cilësinë e mysafirit , madje pritja e Delegacionit të Degës, më 29 korrik të këtij viti nga kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu , bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Ismet Beqiri takohen me ne.Tash së fundmi realizohet edhe takimi, me 3 tetor, me nënkryetarin e LDK-së z. Haki Rugova dhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së z. Ismet Beqirin në Gjenevë , edhe njëherë ripërseritet qëndrimi , se Kryesia e LDK-së njeh përfaqësues të vetëm legjitim të zgjedhur, për të përfaqësuar zërin e Lidhjës Demokratike në Zvicër është z. Haki Latifi.Kjo tregon për legjetimitetin e kësaj kryesie dhe ruajtjën e vazhdimësisë së organizimit të Degës së LDK-së në Zvicër deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor të kësaj Dege.
Solothur, më 4 tetor 2015
Komentet