-CIKEL POETIK Nga libri i ri “FLAS ME VENDLINDJEN”
STANI NE BJESHKE TE KAKISE
Natën kur isha thellë në gjum,
ëndërra m’çoi në bjeshkë te stani,
dykrahët hapa ta përqafoj unë,
më ktheu kurrizin nga inati.
Peshperiti diçka i zëmruar,
dekada tretur, harrove bjeshkën,
idhëshëm stani më ka qortuar,
n’rini ti na dashte dhe ne t’deshtëm.
Zgjohem i përmalluar për stanin,
në letër nisa të hedhë ca kujtime,
për vëndin magjeps, nga shpirti dalin,
bjeshka ime mbi çdolloj bukurie.
Stani, tend’verimi e bjeshkatarve,
seli e bukur për çobanin mbret,
mbuluar me lugje vilnjëkatëshe,
ballet: mur – gurbardhë si mermer.
Moshën trolli të vjetër sa bjeshka,
mbi policat, ënet e sistemuara,
natyra virgjër, krijesa të qeta,
larg stresit, njerëzit të gëzuar.
Shtrati i çobanit me drurpishe,
sipër barin perçuk sikur sfungjeri,
valëncë leshi lëkura ogiçi,
çobani me nuse, m’i lumtur se mbreti.
Si ushtria në fushim, bagëtitë,
afër stanit në vatha pushojnë,
të ndara: lopët, delët e dhitë,
këmbana e zile, me melodi, qetsojnë.
Gjithçka në bjeshkë, bardhë si bora,
në Kaki e bardhë krejt hapësira,
veshur më të bardha zana, ora,
nga lumi i bardhë, përshkohet lugina.
“ Maja e bardhë” gjindet në bjeshkë,
delet e bardha puthin rudinat,
zëmrat e bardha çoban bareshë,
tamlin e bardhë mjelin baçicat.
“Tamlin me borë” të bardhë e pimë,
“Borëbardhat” vajza thurin kurorën,
qingjat kërcejn’balet në lëndinë,
zëmrat e bardha n’bjeshkë, dashurohën.
Kënga majakrahu thep më thep,
fyelli i çobanit larg ndigjohet,
ogiçtë m’këmbana japin koncert,
dhe zogu në fluturim, relaksohet.
Buka e rreshkur, me tamël delje,
djathi i njomë e djath me kripë,
në stan e pashoqe, maza e zjeme,
gjiza e kosi duhej prer’me thikë.
Koritat drupaje të bardha janë,
tamli hidhet n’to, t’i merret kajmaku,
nxirret tlyeni, zihet e bardha mazë,
qingji piqët në hell, kur vjen miku.
Bjeshka e lulëzuar gjithë gjelbrim,
dehet syri prej parajsit të gjallë,
çdokush përtrihet, çdogjë është n’lartësim,
kujt s’i ka qesh zëmra, kur në stan ka ardhë?!
Larë me ujbore kroje curila,
gjithnur vajza, nuse si selvia’
ku këndojnë zogjë dhe bilbila,
ta dinte mbreti, e kap xhelozia.
./.
Nju Jork, Qershor 2011
—————
NEKIBE KELMENDI
Nekibe Kelmendi zana e Rugovës,
Vigane qëndrese, simbol i arbërisë,
Bashkëshortja e Bajram Kelmendit,
Jetën flijuar për Liri të Kosovës,
Nëna e dy petritave, martir’të Lirisë.
Frymëzuar nga familja e Jasharit,
Juristja zemërzjarr përball’padrejtësisë,
Lidhur me Kosovën si mali i Sharit,
Demaskim para botës, i bën Serbisë,
Europës i thrret: “ O ndalni mizoritë” !
Në kulmore të jetës dashurinë,
Vrasja e burrit ndërpreu, ndaloi,
Zemrën i zhuritën Kastrioti, Kushtrimi,
Kriminelat serb’tre yjet i pushkatoi,
Koklartë Nekibja, e fortë si graniti.
Nuk nxorri lot po shkëndia nga sytë,
“ Me ligje” të dashurit s’ka vajtua,
Gjenocidin serb, botës i ka bërë m’ditë,
Drejtësia në Hagë, Miloshin me gjykua,
Kosova e mosvarur, boll me gjak ësht’ujitë.
Frymëzoi botën, çuditi bishat sllave,
Djemt’e burrin heroj të Kosovës,
Nekibe Kelmendi, lokemadhja Shqiptare,
Motra e Brevinës, trimreshave dardane,
Pasardhësja e Ganimetit, Shotës.
Avukate e shquar, trimja dardane,
Shqiponjë mali Nekibe Kelmendi,
Heroinë – aktore e dramës Kosovare,
Simboli i nënave heroike mbarë Shqiptare,
Gjithmonë do të kujtohet brezpasbrezi.
Nju Jork, Maj 2000
————-
LUFTA “DONKISHOTIANE” ME KOCKAT
– Një njollë e zezë në fillim të pluralizmit –
Diktatura ra, pluralizmi ligjërohet,
gëzuan të gjithë për demokracinë,
Ndryshimi historik do të votohet,
shqiptarët do të besonin në drejtësinë.
Shumica dërmuese e shqiptarëve,
Ndryshimin plural, me zemër e donin.
Por u bën’dhe akte tragjike barbare,
gjithë ç’ishte ndërtua doni ta shkatrronin,
disa turma rebele, kur “bënteshurdhin”
dhe “heshtjën” elita qeveritare ?!
Bien aq poshtë sa të vdekurit dhunonin.
Ç’ishte ajo marrëzi, trimat t’i xhvarrosni?
Natën “ luftë donkishotiane ” m’kocka,
qau Nëna Shqipëri dhe lutej te Zoti’
“ hakmarrje ” e dyfisht ndaj’të vdekurve
tragjedi-komedi të tillë, s’njeh bota.
Të vdekurit thrrasin: Lucifer, ku na çoni?
Deshmorve, nderim u bëhet ditënfestive,
O “rrëmbyesa” vandalë! Dëgjoni:
– me tragjedi-komedin’e kesaj natë,
ju vetën e Shqipërinë turproni’
këtë njollë marrje, po ju leni brëznive-.
Natën “ vodhët” herojtë që bënë luftën,
( ata prej varrit i nxorrën, lakajt pashpirt)
s’ja u mbajti ditën, s’dëshmorve ju tuten,
kryetrimat, rebelët do t’i “ vrisnin”!
Ditën për diell dhunuesit ekstremist.
Kush mund të dhunonte babë Myslymin?
Komandantin e Çlirimtares Moisiun?!
Herojt’ antifashist që sollën Çlirimin,
beteja me kockat faqën na nxiu,
donkishotet e rinj “luftë mbi mullinin”!
…!
Nëna Tëreze qortoi nga Kalkuta,
të vdekurit i nderojn’të gjallët e Zoti,
për diktatorin në Tiranë u luta,
ju urdhërues dhe ju varrhapës!
Para botës, kombin ton’po turproni!
Skenderbeu i zëmruar, zbriti prej kalit,
turqitë kujton kur varrin i dhunuan,
kockat ia shpërndanë “hajmeli” fati,
kapi shpatën, pranë herojve ka shkuar,
dhuna n’të vdekur s’është traditë shqiptari.
Nagantin n’dorë Qemali bën alearmin,
s’lën nervat në varr me qëndruar,
Vojo Kushi lajmron, të sjellin tankun,
të gjëndën pranë shokve “grush bashkuar”.
Herojve dhe dëshmorve u rritet lavdia,
sa herë vjen pranvera dhe vëndi lulëzon,
gjithë përkushtim i nderon Shqiptaria,
xhvarrosja e tyre, rivrasje përsëdyti,
një “ njollë e zezë ” që në vazhdimësi,
ndërgjegjën kombëtare e rëndon.
Nju Jork, Maj 1993
—————-
DEGA THAHET KUR KEPUTET NGA RRENJA
– Fshatit P E R A J –
O FSHAT i dashtur ! Djali yt i tretur,
gjithmonë me përmallim ty të kujton,
ëndërrën shikon, për të gjallë, të vdekur,
edhe zemra e tij ndjën, vuan e rënkon.
Rrëzë bjeshkëve të bukura t’ Kakisë,
poshtë T’thermës krenare me histori,
ku, çadrat ju kallën, pashait Turqisë,
gjindet Peraj, djepi plotë lavdi.
Aty burojnë kroje m’ ujin qumshtbore,
pranë pyllit me gështëja të bëkuara,
brezare, pëmë të bukura frutore,
ara, lëndina, mure m’art të punuara.
Mserri si taracë mbi Bricull shkami,
muri gjigand ndërtuar nga vetë Zoti,
trimave tu, shum’larg u ka shkuar zëri,
nuk pati pushtuas që Peraj s’gjakosi.
Rrezja e diellit sa lëshon dritë,
së pari fshatin tim do të përshëndet,
për çdo mëngjez edhe ditëpërditë,
vëndlindjes time të bukur, i jep jetë.
Peraj i madh, gjerdani i lavdisë,
bujar zëmërhapur, maje bajrakut,
burrat e tu shkruan faqe historisë,
në krye të Nikajve, lule zambakut.
Logu i fshatit si logu i zanave,
thuhet se aty vet Mujo ishte parë,
duke fluturuar mbi qafa, mbi male,
drejtuar Jutbinës në mejdan me dalë.
6/
Fshati Peraj është si yll gjithëdritë,
flas me shpirt e shkruaj me zëmër,
djepfatlumi ku kemi lindur dhe rritë,
mbajmë lart’ kokën, krenar me at emër.
Kërcet grykëholla, flakë kullat kallën,
pushtues të huaj së duron djelmnia,
ndër flakët e pushkëve, trimat ringjallën,
jan’ thyar armiqt’është tundur mbretria.
Folenë n’ Peraj ndërtuan Shqiponjat,
burra e gra gjindën në pritje përhera,
dyërt’ e hapura, të shtruara sofrat,
na nderove, more, ty tu rritë ndera!
Rrite fëmijtë me kënge dhe valle,
malsorë yje bukurie, mëndjehollë,
plotë freski djelm dhe vajza si filiza,
odat e kullave përore qen’shkollë.
Pi ujakull, rritur n’at vënd gjithëfreski,
larë në ujvara bjeshke me curila,
burra të urtë trima dhe djem të ri,
vajza të bukura, nuset shtatselvia.
Rreze dritë e dije në çdo dritare,
lindën burra të njohur të mënçurisë,
prej kohëve të lashta qindra vjeçare,
mbetën pishtar nderi n’altar të lirisë.
Herët në mëngjez e deri shumë vonë,
kundroj vëndin ku sot jam i mërguar,
gjithçka e huaja, “i huaj “ m’ëmrojnë ,
asgjë s’heq mërzinë, mallin tënd s’shuar.
Ditën rri m’ty në mëndje, natën n’ëndrra,
zëmra digjët si dylli afër zjarrit,
dega thahët kur këputet nga rrënja,
vëndi i yt t’jep dhe ëmrin e varrit.
Nju Jork, tetor 2012
————-
TE VARRI I NENES
Kaluan njëzetvite te varri,
pa të ardhë, djali kërkon falje,
larg’i tretur isha unë i ngrati,
prej zëmrës time nëna s’ka dalje.
Erdha shpirti tënd t’i ndezi qiri,
besoj parajsën nënë e ke gjet,
edhe pa dritën e mekur të tij,
por bëra zakonin siç na ka mbet.
Po vëndos mbi varrin tënd ca lule,
sigurisht tani erën s’ua ndiën,
ngjyrën s’dallon të bardha, të kuqe,
besom, të bukura t’i kam sjellë.
Të erdha pranë të derdhi pak lot,
ty lotët tanimë nuk të prekun,
nga shpirti e zëmra s’largohësh dot?!
malli, kujtimi si hije m’ndjekun.
Flakët e qiriut dridhën n’erë,
bien e terën pikat e lotit,
lulet dukën sikur në gjum janë,
rrinë të fjetura sipër varrit.
E dashura Nënë, fli e qetë,
aq shum’bëre për të gjithë, vajz’e djal,
brënga në zëmër ne na ka mbetë,
Mos bëm’pak për ty, kur ishe gjall’.?!
Tiranë, tetor 2012
-Per VOAL.ch, nga NY, USA, Nentor 2015-
Komentet