Avioni i Donald Trumpit, që ai e përdor në fushatën elektorale si kandidat presidencial të Partisë Republikane, kreu ulje të detyruar në Nashville, pas një problemi në motor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve.
Trumpi ishte duke udhëtuar për një tubim në Little Rock, në Arkansas, kur avioni tip “Boeing 757” u detyrua të ulej në mënyrë të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville. Zëdhënësja e tij tha se Trump vazhdoi udhëtimin me avion të marrë hua.
Trump duhej të shkonte në “Barton Coliseum”, në Little Rock, para më shumë se 11 500 përkrahësve.aa
Komentet