Deputeti i pavarur, Ilir Deda, e ka krahasuar me skenarin e Rusisë për aneksimin e Krimesë, kërcënimin që kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka bërë mbrëmë drejt Kosovës.
“Kërcënimi i Vuçiqit me ‘paralajmërimin për herë të fundit, që nëse serbët e Kosovës sulmohen atëherë Serbia do t’i mbrojë ata’ është paralajmërim, qëndrim dhe qëllim i Beogradit dhe aleatëve të tij për scenarion e Krimesë për veriun e Kosovës”, ka thënë Deda, përcjell Koha.net. “Në mbrojtje të shtetit duhet të jemi bashkë, që të gjithë së bashku t’i përballojmë kësaj sfide të madhe”, ka shtuar më tej.
Eshte me se e vertet politica Russe Serbe per aneksimin e e pjeses ku vune murin e coptuan token ne veri te Kosoves .bashkime dhe reagime i shpejt i te gjitha forcave kombtare Shqiptare nga Janina a Trepce .per mbroitjen e territorit Shqiptare