Gjatë gjithë seancës së sotme parlamentare, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar që në sallë të vijë kryeministri Edi Rama dhe të japë shpjegim për katër çështje të rëndësishme që ka ngritur me shqetësim Topalli. Dhe kur në sallë mbërriti Rama, shpërthyen debatet mes tyre.
Ja çfarë u tha mes tyre me mikrofona të fikur.
Rama: Ulu, ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh. Nuk është për procedurë kjo. Më thirr se vij direkt. Mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mua. Kur nuk ke Saliun më ke mua.
Idrizi: Të dy po flisni jashtë rregullores.
Topalli: Mua smë duhesh për kurr gjë…
Rama: Të kam thënë 100 herë hajde
Topalli: Për të qesh ishte kjo…
Rama: Kush të tha që du me të bo me qesh…
Topalli: Ti nuk bën as me qesh…
Rama: Hajde se e sqarojmë andej…
Replika e Topallit me Leskajn në seancë kur kërkonte kryeministrin në sallë:
Topalli: Protestuesit janë shoqëruar në komisarit, e kuptoni se ku ka shkuar represioni shtetëror? Njerëzit të mos guxojnë të protestojnë në mënyrë paqësore? Mendoni se mund të vazhdojmë me këtë seancë plenare sikur s’ka ndodhur asgjë? Kërkoni që kryeministri të vijë këtu. Mandati i një deputeti nuk është depozituar dhe ju nuk flisni. Kam katër çështje të rëndësishme, thirr kryeministrin që erdhi 2 minuta.
Leskaj: Ministri i Brendshëm ishte këtu ka dalë të pijë ujë, po ta them
Topalli: Eee, zonjë je nënkryetare, pse keni gënjyer shqiptarët që deputeti juaj i mazhorancës ka dhënë dorëheqjen kur ai nuk ka depozituar dorëheqjen?
Leskaj: E ka parashikuar rregullorja dhe do ju japim një seancë pyetjesh edhe po të duash edhe të gjithë ditën e mërkurë sic është rregullorja besoj se këtë e dini.
***
Sërish Topalli: Zonja kryesuese e seancës, deputeti i mazhorancës a ka depozituar dorëheqjen nga mandati i tij sic është bërë e njohur? Unë kërkoj përgjigje nga kryeministri, kryetari i parlamentit, meqë ata ikin, kërkoj nga ju përgjigje si kryetare e parlamentit. Po apo jo?
Komentet