Hapja e dosjeve, botimi herë pas here i dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit ka hapur jo pak debate, në të cilat është përzierë edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare.
Madje, ai ka qenë në qendër të tyre. Në një intervistë ekskluzive në “Studio e hapur” të Eni Vasilit, në “News 24”, Ismail Kadare ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këto debate, atë të lindur nga botimi i një letre që i ka dërguar diktatorit Enver Hoxha në vitin 1982, për motrën e tij dhe deponimin në hetuesi të Fatos Lubonjës, pas burgosjes së tij dhe të të atit, Todit.
Po ashtu, ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetares mbi një tjetër debat aktual, që lidhet me figurën e Skënderbeut. Kadare, edhe një herë do të përmendte identitetin europian të shqiptarëve dhe se Skënderbeu është ai që e mishëron atë
ENI VASILI
Botimi i librit të Dashnor Kaloçit, “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, nga botuesi Henri Çili, ju ka përfshirë në një polemikë me analistin Fatos Lubonja. Po kështu do të doja të flisja edhe për një botim të ri ditët e fundit nga gazeta “Mapo”, që ka të bëjë me një dokument të dëshmisë së Lubonjës në lidhje me polemikën ku jeni përfshirë ju. Përpara kësaj, a mund të na tregoni diçka më tepër për letrën që ju i drejtuat Çilit, pasi ai ju bëri një thirrje për hapjen e dokumenteve që kanë emrin tuaj në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Së pari, çfarë e konsideroni këtë letrën tuaj dhe gjithë debatin rreth saj?
Kjo është diçka e njohur. Unë prej shumë vitesh kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta, dokumenteve të fshehta, organizmave të fshehta, të shërbimit famëkeq të Sigurimit. Kjo nuk është një gjë e pazakonshme. Në çdo vend që pretendon të kalojë nga tirania në liri, një nga aktet e para është të kërkojë hapjen e gjërave të fshehta që janë mbuluar me kujdes gjatë viteve të diktaturës. Një diktaturë sundon me mijëra mënyra, me mënyra të fshehura, por thelbi i saj është përgjimi i fshehtë. Dhe kështu që është një gjë e njohur. Gjermania e filloi, po kështu edhe vendet ish-komuniste. Gjermanët u treguan më të ndjeshëm, pasi ishin djegur dy herë, nga dy diktatura të ndryshme, por edhe të ngjashme shumë, nazizmi dhe komunizmi. Shumë njerëz nuk iu pëlqen krahasimi i këto dy lloj tiranish, që kanë luftuar me njëratjetrën, por tiranitë shpesh ngjajnë, dhe do tentojnë prapë të ngjajnë nëse njerëzimi nuk do marrë masat për t’i shkulur me rrënjë. Dhe një nga masat për t’i shkulur është zbulimi i arkivave të fshehta të tyre që të mos ketë më enigma, mistere, të dimë ato ç’kanë ndodhur, sepse kanë ndodhur shumë gjëra dhe ne nuk dimë të vërtetën. Dimë një lloj të vërtete të stisur, dhe të paraqitur në formë gjysmë teatrale, dhe më keq akoma.
Le ta fillojmë me një letër që është botuar së fundmi në shtyp dhe që ka të bëjë me motrën tuaj, një letër që i drejtohej udhëheqësit. A mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj?
Po, unë kam kërkuar vite më parë që të hapen arkivat e fshehta dhe më kujtohet një kritik, studiues i njohur francez, i cili njihet si eksperti numër një i komunizmit në botë, autori i librit që mund të gjendet edhe në shqip, “Libri i zi i komunizmit”, që ka një enciklopedi të diktaturave komuniste; më intervistoi dhe më pyeti: “Z. Kadare, a e keni menduar mirë që kërkoni këtë hapjen e arkivave, se ndodh që njeriu kujton se nuk ka lënë ndonjë gjurmë diku, dhe mbase ju keni lënë ndonjë dokument që s’do donit të hapej”. Ndërsa unë në përgjigje i thashë se këtë gjë e kam menduar shumë mirë, dhe nuk jam aq thjesht nga mendja sa të harroj gjëra të tilla, të mëdha. Ai më tha është qëndrim i adhurueshëm për mua, dhe e botoi këtë. Kur e botova këtu në Shqipëri 5-6 vite përpara, shumë njerëz kanë rendur nëpër arkiva se kanë menduar të shikojmë njëherë se çfarë ka dhe ky. Dhe kjo është e vetmja letër që gjatë 40 viteve unë i kam bërë Enver Hoxhës. S’ka tjetër, dhe po e përsëris sot te ju këtë: Nuk ka letër tjetër që unë t’i jem drejtuar liderit absolut, tiranit absolut shqiptar gjatë 40 viteve. Është vetëm kjo. Kjo letër është shkruar me dorën time, sepse kur kërkova t’i bëj një letër Enver Hoxhës, sekretari i tij më tha: “Shoku Kadare ka disa kushte që ai ka dhe juve duhet t’i pranoni. Letrën duhet ta shkruani me dorën tuaj, të mos mbani kopje, të mos lini kopje askund, dhe të mos lini gjurmë askund të kësaj letre”. Dhe unë e shkrova letrën me dorën time, e besova këtë, se kujtova se diktaturat nuk kanë ndonjë forcë mbinjerëzore për të verifikuar gjërat, por kujtoja se verifikonin ndoshta çdo gjë. Dhe letrën e pashë tani, kur u botua për herë të parë në shtypin shqiptar.
Ju e mbanit mend?
E mbaja mend si letër. Diku edhe Elena, ime shoqe, në kujtimet e saj e ka thënë që unë i kam bërë një letër për shkak të motrës sime, sepse jam thirrur zyrtarisht në Komitetin Qendror, për të më njoftuar se motra ime ka vite që hetohet nga Sigurimi i Shtetit. Dhe unë si shkrimtar i njohur, “i privilegjuar” sipas disave, duhet ta dija këtë gjë, dhe mundësisht të isha i ndërgjegjshëm për këtë gjë.
Përpara se të flasim për detajet e letrës, si mendoni se ka dalë në shtyp? Kush e ka zotëruar këtë letrën?
Ky është turpi i vendit tonë sot, që kjo gjë vazhdon akoma. Kanë kaluar javë të tëra, njeriu që e ka nxjerrë nuk e di çfarë është, njëri thotë ish-agjent i Sigurimit, tjetri thotë është rrugaç, tjetri aventurier, të tjerë s’e njohin. Por nga ka dalë ky njeri, dhe si e ka nxjerrë.
Ju keni krijuar një ide tuajën për këtë?
Jo, nuk kam. Ky njeri e ka nxjerrë këtë letër me mënyra të dënueshme, nga njerëz që kanë shkelur ligjet e shtetit njëherë. Shërbimi i fshehtë i një vendi diktatorial të përsosur, në kuptimin më të keq të fjalës. Siç jua thashë në fillim, unë nuk kisha të drejtë të mbaja kopje për veten time. Kjo ka dalë nga thelbi i sekreteve të diktaturës dhe unë nuk e di se ç’bën ky shtet që nuk e sqaron këtë. S’është në gjendje ta sqarojë ndoshta.
Si mendoni, cili është qëllimi i këtij botimi, i kësaj letre? Pse në këtë moment?
Kjo letër nga një pikëpamje është pa ndonjë kuptim të madh, se nuk tregon asgjë për mua. Përkundrazi, do të thosha, ndoshta nuk po e teproj, më bën nder. Kjo letër tregon se njëri nga familja ime hetohej ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Unë e shkruaj atje që është një gjë që ma tha shteti, që motra jote është në vëzhgim të vazhdueshëm. Mos ma merrni për mburrje, por në atë kohë unë isha shkrimtari më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dhe një familjar i imi përgjohej ditë e natë. Dhe i kam thënë se kjo ndikon në gjithë jetën time, në punën time të përditshme. Dhe duke kërkuar, nuk ngre ndonjë britmë në qiell, që pse më bëhet kjo poshtërsi apo jo, por doja t’i thosha se ju duhet ta dini që me mua po ndodh ky hetim. Edhe unë vetë duhet ta di pse bëhet kjo gjë. A më pengon kjo mua në jetën time apo jo.
A u ndjetë i rrezikuar nga ky hetim për jetën tuaj, për veprën tuaj?
Nuk di ç’të them, se në atë kohë ishin rreziqet kaq të mëdha dhe njeriu nuk duhet të abuzojë me këtë gjë. Gjithë njerëzit kanë qenë të rrezikuar. Nuk është ndonjë zbulim i madh që bëra unë, por mendova se përse ma thanë mua. Ishte një paralajmërim që më bënë. Ndoshta vetë ata tani s’e mbajnë mend, a janë në këtë botë a s’janë. Unë nuk e di, s’e kam të qartë. Është një mister që e mbulon punën e kësaj letre. Po mua ajo s’më prek fare në biografinë time, s’më bën asgjë. A kam unë përgjegjësi që motra ime u përgjoka nga Sigurimi i Shtetit? Unë kisha një lloj krenarie boshe që edhe motra me përgjohej, dhe imagjino edhe vetë sa shumë përgjohesha. Nga ai grup ku bënte pjesë motra ime, dhe që u arrestua pothuajse i gjithi, njëra nga gratë vdiq në burg, dhe sot asnjë s’po bën një hetim, edhe pse duhet të ishte bërë. Kanë qenë 4 a 5 gra, njëra ka vdekur në burg, të tjerat janë liruar, Zoti e di kur, s’dihet se çfarë ka ndodhur me to, a janë torturuar. Motra ime është ajo që është kursyer, për shkak se është motra ime. Ka qenë një gjë shumë e hidhur, shumë e trishtuar, por që nuk është marrë njeri seriozisht me të. E mban peng e shkuara të ardhmen e Shqipërisë? Kjo lloj e shkuare, e pazbardhur, e patreguar mirë, e manipuluar herë- herë? Sigurisht e mban peng. Çdo gjë e fshehtë që ka lidhje me krimet e një tiranie, mban një seri pengjesh, dhe në Shqipëri ka shumë pengje që ne s’na shkon mendja, që mbahen nga kjo gjë. Ka veprimtari, njerëz, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk e dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta.
Ditët e fundit, gazeta “Mapo” ka publikuar një dokument të ri në vazhdën e një botimi të disa dokumenteve të tilla nga Henri Çili, i cili pas botimit të librit të Kaloçit, “Kadare në Pallatin e Ëndrrave”, ka botuar edhe në gazetë disa dokumente origjinale sa u takon seancave të gjyqit të Todit dhe Fatos Lubonjës. Tani dihet që Fatos Lubonja është një nga kritikët tuaj më të fortë në këto 25 vitet e fundit. Sipas këtyre dokumenteve, Lubonja në gjyqin e tij ka implikuar babanë dhe emrin tuaj gjithashtu, si frymëzues të leximeve të fshehta, të mendimeve të gabuara etj. Dokumenti i fundit që është botuar është një dëshmi e babait të Lubonjës, i cili hedh poshtë këto ide, duke u shprehur se nuk i ka thënë apo biseduar këto me të birin. Së pari, çfarë e konsideroni gjithë këtë polemikë që keni me Lubonjën, në lidhje me këtë çështje?
Më duket absurde. Këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babain e tij. Është e parëndësishme, absurde dhe pa kuptim. Ai është historian, unë jam shkrimtar. Besoj njëfarë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s’po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar. Dhe me sa duket, krijon legjenda të tilla për ta bërë më tepër interesant emrin e vet. Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë. Me Todi Lubonjën unë kam pasur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë “armik”. Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm, shokë, miq, të gjithë pyeteshin. Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht. Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë. Dhe kam thënë: “Unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori”. Gjëja kryesore që kam thënë është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar. Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet. Kanë qeshur ca, ca s’kanë qeshur. Kjo ka qenë e vetmja dëshmi. Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim. Sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë. Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde. Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë. Por s’kishte punë me mua, s’kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i ati i tij.
Mendoni se edhe ajo dëshmi ju ka implikuar dhe rrezikoheshit prej saj?
Nuk besoj. Unë kam qenë shkrimtar, dhe për tërë shkrimtarët e njohur që ishin, shteti dinte gjëra serioze dhe këto ishin pothuajse vogëlsira. Për shembull, Bashkim Shehu, kur doli, më dërgoi një letër, më shkruante: “I dashur Ismail, po ju shkruaj këtë letër të qetësoj ndërgjegjen, t’ju tregoj ç’kam thënë për ju në hetuesi”. E më ka thënë këtë frazë që e mbaj mend. “Për të qenë i besueshëm, diçka kam treguar”. Ishin vërejtje ose pakënaqësi që kishte për Stalinin ose tempujt fetarë. Dhe ka theksuar, për t’u bërë i besueshëm, se nëse do thoshte nuk kam folur asgjë, nuk do besohej, se ata kishin regjistrime dhe me sa duket, ai e kishte nuhatur. Këto ishin gjëra shumë të vogla në krahasim me ato gjëra që dinte shteti për ne. Shteti na i dinte dorëshkrimet, na fuste njerëz në shtëpi kur mungonim.
Ju në fakt thoni se keni folur për hetimin ndaj Bashkim Shehut, a keni pasur ju shqetësime se ç’mund të thoshin të burgosurit për ju, si për shembull, në kohën kur u burgos Todi Lubonja dhe të tjerët? A mendonit se mund të ishit dhe ju pjesë e dëshmive?
Po, mendoja, por nuk kaloja në panik. Se Todi bisedonte me shumë njerëz kështu, me shaka. Dhe nuk do ishte një hata e madhe. Ne u mësuam me idenë që njeriu bie në burg. Kemi pasur shumë shokë që hynin në burg. Ndryshe duhet të kishim dalë nga mendja, po të mendonim kështu. Për shembull, atë për Stalinin, unë e thosha edhe hapur. Por një oficeri nuk i lejohej një gjë e tillë. Ne na faleshin ca gjëra, kjo ka qenë e vërtetë. Ky privilegj ishte në të gjitha vendet e Lindjes për shkrimtarët. Ka të njëjtën tipologji si sillej shteti me shkrimtarët e njohur në vendet komuniste.
Sa i takon debatit me Lubonjën, në dritën e këtij debati të ri dhe të këtij botimi të ri duket se ka një kontradiktë, nga njëra anë, Todi Lubonja që thotë unë këto gjëra nuk i kam biseduar kurrë me Fatosin, dhe nga ana tjetër, kemi dëshminë e mëparshme të Fatos Lubonjës që implikon emrin e të atit dhe tuajin gjithashtu. Si e shikoni këtë lloj kontradikte?
Këtu s’ka ndonjë kontradiktë të madhe, por të thjeshtë, njerë- zore, të trishtueshme. Ka pasur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, kjo teori përkrahet kudo në botë. Por unë nuk e besoj këtë. Ky ka pasur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë, ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime. Me sa duket, si letrar i ri pa peshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë. Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh. Kanë kaluar kaq vite, dhe unë u jam shmangur shpjegimeve, sepse më duket kaq vulgare, e ulët. Pashë në shtyp para një jave, një mynxyrë do thosha, të bërë nga ky njeri. Një studiuese kishte zbuluar një dokument, shpifje e pastër, trillim, mashtrim. Jemi mësuar në shoqërinë tonë shqiptare me shpifjen. Dhe na duken si të kalueshme. Por shpifja është një nga gjërat më të helmëta në këtë botë, vjen pas vrasjes.
Sa viktimë të shpifjes e gjeni veten dhe sa e ka dëmtuar personalitetin tuaj publik shpifja?
Nuk besoj se më ka dëmtuar. Njerëzit kur na dëgjojnë mund të mendojnë që ky e tepron, duke e quajtur si dramë. Nuk ka qenë kështu. Një shkrimtar ka një punë, që me ndërgjegjen e tij e quan në nivelin më të lartë në botë, gati hyjnore: letërsinë. Është e mrekullueshme, sa ia vlen sakrifica. Unë do kisha ikur nga mendja nëse në këtë atmosferë dyshimesh që jetojmë do t’u vija mendjen dyshimeve dhe nuk do shkruaja dot asgjë. Kur ime shoqe shkonte në punë, unë filloja të shkruaja dhe as ekzistonte bota tjetër. Çlodhesha nga kjo. Më dukej mrekulli. Pra, kjo të mban gjallë. Ideja që je në botën e të vdekurve dhe që nga kjo vdekje mëson diçka, është diçka madhështore, e mban njeriun gjallë, qoftë dhe të jetë iluzion. Unë mbase nuk kisha të drejtë. Por në qenien time unë kisha bindjen se isha shkrimtar tamam, në kuptimin e madh të fjalës. Dhe këtë e kam pasur që nga fëmijëria. Kjo të ndihmon shumë në literaturë, se ti përjeton diçka, arrin të kryesh një nga gjërat më sublime, krijimin letrar. Kur e bën këtë, ndërgjegjen e ke të qetë.
Pak më parë po flisnim për atë moment që e keni deklaruar dhe në letrën tuaj drejtuar botuesit Henri Çili, që nuk ia falni Fatos Lubonjës, që ka të bëjë me gjuhën serbe. Dhe ju e keni quajtur “jevgë përpara gjuhës shqipe”. Këtu ka një shpifje të madhe sipas jush…
Ka dy mendime në këtë botë, që këtyre marrëzive s’u duhet vënë veshi ndonjëherë, se koha do t’i provojë nëse janë të vërteta. Ka dhe një mënyrë tjetër, që është që të marrim përgjigje, s’ka pse të rrijë njerëzimi me brenga, shpifja është rëndim për një komb të tërë. Unë nuk e di sa të drejtë do kem të zgjedh njërën prej këtyre mënyrave, pasi të dyja janë të mira dhe të këqija për t’u sqaruar. U bë një shpifje që ju duhet ta keni dëgjuar, që Ismail Kadare ka thënë që “refugjatët shqiptarë janë jashtëqitje e kombit”. Shpifja është e rëndë, se shkrimtari më i njohur i vendit i quan mijëra të rinj që tronditën diktaturën, jashtëqitje e kombit. Dhe kjo shpifje u tha në një miting në Tiranë. Tani unë arsyetova në mënyrë naive dhe të gabuar, që kjo hidhet poshtë nga koha. Nuk është ashtu. Shpifja zuri vend, e para se Sigurimi kishte rrjetin e tij kudo, dhe e dyta, se iu duk zbavitëse njerëzve. Unë e kisha të lehtë ta hidhja poshtë, ngulja këmbë në një emision televizion, që u tha kjo shpifje, u pranua që u tha kështu për refugjatët shqiptarë. Në mitingun në Tiranë ku u tha kjo, kishte 100 mijë veta. Në tribunë nja 20 veta, dhe shpifja u bë nga njëri prej tyre që u tha se ishte Ismail Kadare. Po unë nuk kam qenë fare në atë miting dhe kështu mendoja se me videon do hidhej poshtë shpifja dhe qeshja e njerëzve. Njerëzit nuk kanë qeshur fare, madje kjo më është futur në biografi në vendet e huaja. Se thoshin që Ismail Kadare, shkrimtar i mirë, por ka bërë disa të pabëra. Thuhej është akuzuar në vendin e vet për këtë gjë, dhe nuk thuhej a është apo jo e vërtetë. Prandaj shpifjet janë për njerëzit e shquar shumë të kushtueshme. Se kthehen në marrëzi. Se kur e di që s’ke qenë fare në një miting, pse do kesh ti dyshimin më të vogël se do hidhet poshtë. Shpifja vazhdon dhe ka ende njerëz që besojnë se e kam thënë. Ca akoma më thonë: “Z. Kadare, po si të shpëtoi goja që e the këtë?”. Shpifja e dytë është e re, foshnje akoma, që ka dalë nga ky njeriu me emrin Fatos Lubonja. Pa pikë turpi ka shkruar se Ismail Kadare kohët e fundit në një libër të tij e ka quajtur gjuhën serbe si “një jevgë krahas një zonje të madhe, që është gjuha shqipe”. Është qesharake. Është për të qarë e qeshur. Ka një kontekst që ngjan si e besueshme se citon dhe librin, që gjasme e kam thënë unë këtë. Por unë fjalën jevgë e kam përdorur në një fjali shumë komplekse. Unë shkruaj “në vitet ’30 kundër shqiptarëve shpërtheu një propagandë e madhe serbe, e çmendur, dhe nuk ishte vetëm nga zuzarët që kanë ata zakonisht, por kryesohej nga kryeministri i Serbisë, Gjorgjovic”, dhe është e vërtetë ai botoi një libër, ku thotë një portret të shqiptarëve që është më i përçmuari në botë, më i ndyri, më i palejueshmi. Që shqiptarët janë morracakë, idiotë, të pandershëm, të palarë, histerikë, që s’kanë as gjuhë, as kulturë, asgjë. Dhe unë citoj Gjorgjevicin, dhe them që këtij libri të Gjorgjevicit iu përgjigj kryeministri shqiptar, Mustafa Kruja, që e përktheu atë, e botoi dhe shqiptarët panë me sy këtë tmerr që thuhej për vendin e tyre. E pamë të botuar në Tiranë me sytë tanë. Dhe unë shkruaj në librin tim “në këtë kohë emocionalistët shqiptarë të ndikuar nga ky libër ranë nën ndikimin serb dhe filluan të shajnë gjuhën serbe me të njëjtat klishe përçmuese që ata na shanin ne. Ata filluan të thonë që gjuha serbe është si një jevgë krahas një zonje të madhe, si gjuha shqipe. Dhe si për të ngushëlluar gjuhën shqipe, vunë epitete të shumta si trëndafil, gjuhë e parajsës etj. Fqinji i keq të dikton, të ngjit sëmundjen e keqe. Unë tallem me veten time, me ventin tim. Prandaj shqiptarët s’duhen të binin në këtë kurth. Tani ky zotëria i merr (Lubonja) dhe thotë që Kadare shkruan për gjuhën serbe që është jevgë. Është e pabesueshme se si mund të shpifësh kështu. Si nuk doli dikush të hapë librin dhe ta shikojë këtë lemeri. Se nuk mund të ndryshosh tekstin. Prandaj them që nuk duhen lejuar këto gjëra. Se kjo e pastron shoqërinë, sqarimi i shpifjes. Nuk e lë të degradohet. Ne kemi degraduar në shumë gjëra, ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet.
Në intervistën që keni dhënë për një nga studiuesit më të mëdhenj të komunizmit, keni thënë që një proces i dënimeve të krimeve komuniste në Shqipëri do të kishte qenë më se i domosdoshëm. Keni kërkuar dhe hapjen e dosjeve, keni bërë dhe një letër publike drejtuar institucionit që merret me këtë, keni marrë një përgjigje? Kam marrë një përgjigje, ende të pashpallur, kanë mbajtur një qëndrim korrekt që do të merremi me dokumentacionin tuaj … A mendoni se nëse realizohet kjo, do të evidentohen shpifje e manipulime?
Sigurisht, dhe ju jap fjalën që unë nuk do të merrem që të abuzoj me këtë gjë, që t’i bie dajres tërë ditën, që ja seç më kanë bërë. I jap fjalën publikut, që ta kërkojë ai vetë të vërtetën. Nuk dua të përfitoj nga kjo gjë.
Siç pyeta dhe pak më sipër, a e mban peng e shkuara të ardhmen e Shqipërisë, për shpifjet, manipulimet apo dhe rikthimin e një kaste të caktuar prej së cilës vuajtën shqiptarët? Një debat i tillë po zhvillohet tani në politikën shqiptare nëse ju doni të bëni një koment të shkurtër për zgjedhjen e Ruçit, ish-ministër i ’91-shit, apo zgjedhja e bijve të etërve, etj, etj. Kryesisht akuza nga PD-ja. I shikoni të lidhura këto çështje, apo janë thjesht politike?
Nuk e kam ndjekur fort mirë kohët e fundit politikën dhe nuk ndihem mirë përpara publikut ta them këtë gjë. Se do të thonë njerëzit që mirë mo zotëri, pse vetëm me fantazitë letrare merresh, por nuk kam asnjë interes as me njërën parti, as me tjetrën, as kam armiqësi, as acarim, dhe nuk jam në gjendje t’ju jap përgjigje të saktë.
Po për promovimin e tyre, me poste të larta ministrore…
Ka përvojë në botë… Gjermani ka qenë mjaft i rreptë, kjo rreptësi s’ka ndonjë gjë të keqe, por sistemi nazist ka qenë shumë i pamaskuar dhe ishte shumë lehtë në Gjermani të dënoheshin këta. S’e di sa e kanë marrë këtë model shqiptarët. Por s’jam në gjendje të bëj një koment. Se publiku pret shumë nga shqiptarët, se thonë që unë trilloj gjithë ato shkrime, por s’bëj dot një koment të tillë.
Dua të ndalem te shtatori. Shtatori është një muaj ku sulmet ndaj jush përqendrohen më tepër, mbase se në tetor është shpallja e çmimit “Nobel” dhe këtu theksoj ato letra që i janë drejtuar institucionit të “Nobelit” kundër jush. A keni vajtur në arkivat e jurisë për t’i parë këto letra? Cila është letra më e keqe që keni marrë?
Unë nuk kam vajtur me këtë qëllim, sepse është e palejueshme, jashtë çdo zakoni të bija në këtë banalitet, të kërkoj sekretet e mia, dhe s’kam dhe të drejtë. Juria e “Nobelit” ka sekrete absolute. Por kur njëherë isha me time shoqe, Helenën, në Suedi, për habi të madhe timen, sekretari i përgjithshëm i “Nobelit” na ftoi për drekë në selinë e “Nobelit”. Nuk e shpjegoj dot se unë jam dhe një prej kandidatëve, dhe biseda u bë krejt e lirë, pa gajle fare. Mes bisedave u bë dhe ky muhabet, më tha a do ta shohësh sallën me dosjet dhe bëra tamam këtë pyetje. Më e keqja, më tha, është që ju nuk e keni shkruar veprën në gjuhën shqipe, por në një gjuhë që nuk ekziston. Dhe qeshëm të gjithë. Këtë ia them botuesit tim në Paris, ai i dha rëndësi dhe mori vendimin në çast të botojë veprën time në frëngjisht, por ta botojë ai dhe jo ta marrë nga shqip. Ai botoi 12 vëllime në frëngjisht, të dyja botimet janë identike, si në shqip e frëngjisht dhe shiten në Francë prej 10 vitesh në dy gjuhët. Në vendet e vogla, shpifjet ndonjëherë ecin shpejt, edhe pse duken absurde. Letrat mund të vazhdojnë kundër meje, por gjithnjë e më shumë besoj se janë të paefektshme, nuk janë ato arsyeja besoj se pse nuk e marr çmimin “Nobel”. Unë gëzohem që jam kandidat, se është nder të jesh mes të zgjedhurve. S’ka ndonjë gjë dramatike mos ta marrësh, se atë njëri do ta marrë. Janë shkrimtarë të shquar në botë. Sinqerisht nuk më vjen keq, jam mësuar të mos e marr, ndoshta e pres ndonjë telefonatë në mënyrë pasive. Biles kam një lehtësim kur nuk më marrin, se them iku edhe këtë vit.
Ju thatë që publiku i kërkon përgjigje një shkrimtari dhe jo një klase politike që kanë votuar. Ndjeni përgjegjësi për këtë?
Kjo më bezdis, madje dhe njëherë kam thënë “mor popull shqiptar” mos ma kërko mua këtë gjë. Nuk jam bërë shkrimtar me votat e popullit, shkrimtar bëhesh vetë. Nuk kam përgjegjësi unë se si ecin punët e Shqipërisë. Unë kam përgjegjësitë e një qytetari të thjeshtë, që mund të luajë një rol sigurisht, por jo përgjegjësinë që kujtojnë ata. Se ca thonë: Iku e na la si Mbreti Zog, që largohet kur humbet pushtetin. E quajnë të madhe këtë gjë: Shkrimtari na la, thonë. Por dhe unë mund të them që, ju më keni lënë mua.
Duket sikur në demokraci këto vitet e fundit ju ka shkuar koha duke justifikuar marrëdhëniet tuaja me diktaturën. Kujt i intereson, në fakt, denigrimi i figurës suaj? E kam fjalën për të gjitha ato që folëm pak më lart, shpifjet, manipulimet që i quani ju të historisë…
Askujt. i shërben zbehjes së autoritetit moral të Shqipërisë. Shqipëria, si çdo vend, ka një autoritet moral të notës 4, 5, 6, 7, 8, 9, ky autoritet moral i saj varet edhe nga pasuria shpirtërore që krijon çdo popull. Shqipëria ka namin që ka qenë një vend i pagdhendur, pa kulturë dhe kështu ka qenë vërtet, por është tepruar njëçik kjo. Nuk jemi ne, as aq të pagdhendur dhe as aq pa kulturë sa na bëjnë, dhe prandaj kur ajo prodhon letërsi të klasit të parë, është mëkat të thuash: ku bëjnë ata, ku bëjnë shqiptarët. Vijmë te racizmi serb, antishqiptar, prandaj më rëndoi shumë ajo shpifja për gjuhën serbe. Si mundet një shkrimtar ballkanas të thotë për popullin fqinj serb, t’i shajë gjuhën, është barbare, e palejueshme. Tani ta kthejmë te vetja jonë, është barbare, e palejueshme që na quajnë të paaftë për çdo gjë. Shqipëria ka nevojë për një rivlerësim të historisë, të vlerave shpirtërore. Vitet ’30 në letërsinë shqipe janë vite që e nderojnë një vend si Shqipëria. Nuk kanë letërsi më të zhvilluar fqinjët tanë ballkanikë në ato vite. Sot nuk e thotë këtë pothuajse asnjë njeri. Unë do ta them duke rrezikuar të quhem mendjemadh. Sot Shqipëria aderon ose merr pjesë në disa çmime të mëdha ndërkombëtare, të rralla edhe për vende si Italia dhe Franca. Shqipëria mori çmimin “Princi i Asturias”, që mezi e marrin shtetet e mëdha, e jep Spanja. Shqipëria ka marrë çmimin më të madh të Britanisë “Man Booker”. Pra, nuk është kaq e varfër sa thuhet, kush pyet për neve. Këto çmime mezi i merr Rusia, Gjermania. Jemi një popull që s’ka pse hedhim baltë mbi veten tonë, të hedhim pluhur.
Qëndrojmë pak tek identiteti europian i shqiptarëve, që është në fakt një temë për të cilën juve keni qenë gjithnjë i gatshëm të ndërhyni dhe të thoni tuajën. Do ta ndërlidh këtë me një debat të fundit të hapur rreth figurës së Skënderbeut. Marr shkas nga një ngjarje e aktualitetit, që ishte falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë, para monumentit praktikisht ishin vendosur disa ekrane. E keni ndjekur këtë debat?
Po, e kam ndjekur.
Ju ka shqetësuar?
Është shqetësues, po. Por jo në atë shkallë sa të jetë katastrofë. Kam dëgjuar deklaratat e drejtuesve të Komunitetit Mysliman, kanë qenë korrekte. Për shembull, myftiu i Tiranës përjashtoi çdo fyerje të myslimanëve nga figura kinse e krishterë e Gjergj Kastriotit. Tha është i joni, është i të krishterëve. Domethënë është korrekt shpjegimi i saj zyrtar. Duhet shteti jonë të bëjë të mundur që harmonia fetare të gjejë edhe mjediset ku të zhvillohet normalisht. Duhet të marrë masa.
Po a është Skënderbeu, në këndvështrimin tuaj, princi i krishterimit që bëri luftë për mospërhapjen e islamit në Shqipëri, siç cilësohet tani?
Ai, para së gjithash bëri luftë për ta çliruar Shqipërinë nga Turqia, për shtet të pavarur. Kur Skënderbeu doli në skenë, Shqipëria ishte krahinë osmane. Nuk e bëri ai për të hequr myslimanizmin, e bëri për të hequr tërë Shqipërinë nga bota osmane.
Pra, nuk ka pasur një karakter fetar rezistenca e tij?
Vetvetiu ka pasur, nëse do të donte ta nxirrte Shqipërinë nga Perandoria Osmane dhe ta rivendoste në perandorinë europiane. Vetvetiu kjo e përfshin këtë gjë, e kjo nuk na turpëron as ne e as atë, përkundrazi na nderon të gjithëve.
Është e njohur tashmë ideja e harmonisë fetare në Shqipëri, respektimi i tjetrit. A janë këto përplasje për Skënderbeun, që vijnë dhe rivijnë, apo çështje të tjera, shenja se diçka po lëviz në drejtim të kundërt?
Ka një gjë shqetësuese. Nuk duhej të ishte. Ka një gjë që Shqipëria duhej ta kishte sqaruar pak më përpara. Nuk duhet harruar që rendi komunist ishte i panatyrshëm dhe pengoi edhe gjëra themelore në historinë e kombit, i pengoi të sqaroheshin. Kështu që, ndoshta është kjo.
Pra figura e Skënderbeut është një figurë që na afron me Perëndimin?
Jo na afron, por e mishëron natyrshëm Perëndimin figura e Skënderbeut. Nuk është kot që Perëndimi nuk pati ndonjë llogari që fitoi nga Skënderbeu. Se ne mendojmë që në Venedik e në Vatikan u bënë ca hesape që ç’merr Perëndimi. Asgjë. Asgjë nuk mori Perëndimi nga Shqipëria, veç të frenohej e të tronditej Perandoria Osmane. Asgjë tjetër, se do ta kishte barrë mbi veten, më vonë edhe e pati.
Përveç debatit në fillim të shtatorit, diku nga mesi i korrikut në mos gaboj, ka pasur prapë një debat për Skënderbeun. Ka qenë Mustafa Nano, i cili ka dalë me tezën se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeut ideja se e ëma i ishte serbe?
Fare, hiç fare. Se harrojmë ne shqiptarët e historianët tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra-tjetrën. Pra, princeshat e mbretëreshat, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s’e kuptoj dot? Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëreshave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër.
Kjo është e vërtetë, por në atë kohë martesat mes etnive, siç thoni ju, ishin të zakonshme, por jo ndoshta mes feve të ndryshme. Të paktën kështu thotë edhe Mustafa Nano. Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?
Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Hera e parë që ndahet sot.
Politika shqiptare nuk është në gjendje të na japë një datë se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Ju si mendoni, është e largët ajo ditë?
Unë shpresoj të jetë më e afërt se ç’mendohet. Shpresoj. Do të duket sikur largohet, por do të afrohet.
Ne themi shpesh në diskursin publik që jemi ende në tranzicion. A mendoni që ka zgjatur shumë ky tranzicion?
Po mua nuk më turpëron fjala tranzicion. Nuk mendoj se është e tillë që të krijojë dëshpërim. Tranzicioni mund të jetë edhe i gjatë, s’ka gjë.
Nuk ju ka lodhur domethënë? Mund të vazhdojë ende?
Edhe pak.
Po kush e ka fajin për këtë? Ajo që dua t’ju pyes në fund është: A e shikoni klasën politike shqiptare përgjegjëse për këtë tranzicion të gjatë e për shumë nga gjërat që nuk shkojnë si duhet në Shqipëri?
Sigurisht, e shikoj.
A është politika shqiptare përgjegjësja kryesore për situatën sot?
Zakonisht elitat politike janë përgjegjëse për këtë. Qëllon që nuk janë vetëm ato, ndoshta nuk janë vetëm ato, por janë ndër kryesoret ato.
Në këtë moment, në perceptimin tuaj, të shkrimtarit Kadare, çfarë momenti po jeton Shqipëria? Në çfarë momenti jemi?
Në moment tepër të favorshëm.
Në lidhje me çfarë?
Me gjithçka. Po që nuk e shikojmë, siç shpesh momentet e favorshme, syri mjegullohet dhe nuk i dallon mirë.
Dua në fund disa pyetje mbi letërsinë. A keni vënë re, a keni spikatur autorë, shkrimtarë të rinj shqiptarë, për të cilët mendoni “po, ky autor ka të ardhme”, keni parë një pasardhës tuajin? Dua një mendim për autorët e rinj shqiptarë, nëse i njihni?
Njëherë përjashtoj fjalën pasardhës. Në letërsi nuk pranohet pasardhësi. Sigurisht letërsia shqipe ecën mirë. Zakonisht çdo letërsi, kur flitet për të, krijon përshtypjen se nuk ecën mirë, se ecën keq dhe se më para ka qenë më e mirë. Nuk është e vërtetë. Letërsia shqipe, me përjashtim të viteve ’30 që kanë qenë jashtëzakonisht të pasura, ecën shumë mirë. Në Mesjetën e vonë, që ne të tërë e harrojmë, letërsia shqipe është një nga kuriozitetet e para në Europë që është zhvilluar në dy gjuhë, letërsi e shkruar në latinisht nga shkrimtarë shqiptarë për arsye të ndryshme. Përkundrazi ka një degë të rëndësishme të saj, e ka në gjuhën latine të natyrshme. Pjetër Budi është shkrimtar shqiptar, nuk është latin, që na bëri ne mëshirë. Budi është bashkëkohës i Shekspirit, ka vjersha të mrekullueshme në shqip dhe shumicën e veprës e ka në latinisht. Bogdani, Frang Bardhi janë shkrimtarë të rëndësishëm që botonin kudo në kontinent. Dhe është pjesë e rëndësisë sonë, jo kuriozitet, as diçka që na ngjitet si ballomë europiane. Faktori kryesor që e ndaloi këtë është komunizmi, pasi nuk donte që të hynte ideja që një pjesë e letërsisë shqipe është thellësisht europiane, është njëlloj si letërsia franceze, që është gjysmëeuropiane në shekullin e 15-të, gjysmëlatine e gjysmëfrëngjisht, gjermanët gjithashtu, skandinavët gjithashtu, apo anglezët. Ne na vjen sikur s’jemi nga ata se e kishim mendjen te Rusia e Hungaria.
A po punoni për një libër të ri?
Unë jam duke mbaruar një libër që më është zgjatur nëpër duar. Një ese, për një episod, që për ne shkrimtarët kushtoi shtrenjtë, për lexuesit mund të jetë kurioze. Një bisedë telefonike që ka bërë Pasternaku dhe Stalini.
S’është e drejtë mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të KiE. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perëndimor, por ka ambiciet e tij në rajon.. bota serbe nuk është gjë tjetër veçse Serbia e madhe në një terminologji të re. Asosacioni pasi Serbia të njohë Kosovën – SHBA të çojnë dronë në Kosovë.
Kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Europës me krijimin e asociacionit, Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e sheh si të padrejtë.
Duke kritikuar atë që e sheh diplomaci të keqe, nga SHBA dhe BE, ai mbështet qëndrimin e Kurtit dhe thotë se asociacioni duhet të krijohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova”, – thotë ai – “duhet të jetë gati për një përshkallëzim të situatës me Serbinë, dhe i bën thirrje SHBA që përveç raketave t’i sigurojë vendit edhe dronë”.
Profesor Serwer, ju falënderoj shumë që na bashkoheni sot, është një nder për ne… Fillimisht dua t’ju pyes për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse u tha se Kosova është e kualifikuar për t’iu bashkuar kësaj organizate, tani po vendoset një kusht tjetër, Asociacioni… Franca dhe Gjermania kërkuan që çështja të mos futet në agjenden e Këshillit të ministrave. A mendoni se kjo është e drejtë?
Jo, nuk është e drejtë. Mendoj se asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka për të cilën është rënë dakord në vitin 2013 në këmbim të gjërave që Serbia duhej të bënte, duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet qeverisëse, shtrirja e autoriteti ligjor kushtetues të Prishtinës në veri të Kosovës dhe një sërë gjërash që Serbia nuk i ka bërë. Pra, të kërkohet nga Kosova që të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së vitit 2013 pa marrë asgjë nga në këmbim të kuid pro quo-së që u ra dakord, është një gabim i rëndë. Është diplomaci e keqe.
Nuk është hera e parë që Kosovës i premtohet diçka për integrimin; kërkohet plotësimi i kushteve dhe kur Kosova e bën këtë, diçka tjetër vihet në tryezë dhe premtimi nuk mbahet. A e cenon kjo kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare? Çfarë do të thotë një qëndrim i tillë?
Kjo definitivisht që minon besueshmërinë tek bashkësia ndërkombëtare. Kjo ofendon njerëzit në Kosovë dhe në vende të tjera të cilët po kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk i përbush angazhimet e veta, diçka që kufizon levën e saj të ndikimit. Mendoj se është koha të kuptohet se Këshilli i Evropës është një hap i nevojshëm për Kosovën që do të përmirësonte kushtet për serbët në Kosovë. Prishtina ka bërë gjithçka që i është kërkuar, përfshirë zbatimin e marrëveshjes për pronën e manastirit të Deçanit. Mendoj se kjo ishte një lëvizje shumë e mirë nga ana e Prishtinës.
Kryeministri Albin Kurti nuk pranon krijimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, me argumentin se nuk ka asnjë lidhje mes dy gjërave. A po bën mirë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se një qëndrim i tillë mund të bllokojë integrimin?
Shiko, ai ka absolutisht të drejtë se ky nuk është një kusht i duhur për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por unë do të shkoja edhe më tej. Unë do të thosha se asociacioni është diçka që duhet të arrihet vetëm kur Serbia të jetë e përgatitur të njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. E dini, evropianët tregojnë për shoqatat e shumta që tashmë ekzistojnë brenda BE-së, të cilat janë të krahasueshme me asociacionin e komunave me shumice serbe. Por të gjitha ato shoqata ekzistojnë në vendet që e njohin njëri-tjetrin. Është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të arrijë Beogradi me Asociacionin. Ata e thanë qartë, publikisht, se po përpiqen të mundësojnë një qeverisje të veçantë të popullatës serbe, të paktën në veri. Dhe ky është një objektiv që duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Kosova flet për një qasje të pabalancuar, ku Prishtina përballet me presion dhe Serbia po tolerohet për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit. Serbia po lufton hapur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, akuzon Perëndimin se po sulmon serbët dhe kërkon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Si duhet t’i lexojmë të gjitha këto?
Duhet ta lexoni pikërisht ashtu siç e lexuat ju. Perëndimi po përpiqet të zbusë Serbinë dhe po përpiqet të vendosë kushte strikte ndaj Kosovës. Kjo për shkak se Serbia ka një politikë të mbrojtjes në çështjet ndërkombëtare ndërmjet lindjes dhe perëndimit, ndërsa Kosova ndjek politikën e ‘Bandwagoning’, pra kur shtetet me të dobëta vendosin se kosto e kundërshtimit të vendeve me të fuqishme I tejkalon përfitimet. Është tërësisht e përkushtuar ndaj perëndimit, NATO-s dhe objektivit të BE-së. Dhe është thjesht një gabim serioz për ne që të mos mbështesim njerëzit që vërtet duan të jenë në perëndim dhe të kënaqim ata që nuk duan vërtet të jenë në perëndim. Dhe presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë këtë. Me marrëveshjet e tij strategjike me Kinën dhe Rusinë…
Beogradi ka zgjedhur një qeveri të re, ku pjesë e saj janë individë të sanksionuar nga SHBA, por kjo nuk është dënuar sa duhet nga bashkësia ndërkombëtare. Cili është komenti juaj për këtë?
Epo, unë nuk pres që komuniteti ndërkombëtar domosdoshmërisht të dënojë njerëzit sepse ata janë të sanksionuar nga SHBA, por më e pakta që duhet bërë është që SHBA duhet të flasë me zë të lartë dhe qartë dhe nuk e ka bërë këtë. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i sanksionojë këta individë dhe nuk e ka bërë. BE-ja nuk e ka bërë këtë. Kështu që unë e konsideroj të gjithë këtë një tregues domethënës të dështimit të politikës së SHBA-së dhe BE-së në tre-katër vitet e fundit për t’u përballur efektivisht me një Serbi që po kthehet gjithnjë e më shumë drejt lindjes në çështjet ndërkombëtare dhe drejt autokracisë në mënyrën se si qeveris në shtëpi.
Kosova po pretendon se armatimi i Serbisë me armë nga Rusia dhe Irani është kërcënim për sigurinë dhe po paralajmëron sulme të reja si ai në Banjskë. Diçka e tillë përforcohet nga zbulimi i armëve të reja në veri të martën… Mendoni se ka rrezik përshkallëzimi?
Unë definitivisht mendoj se ekziston rreziku i përshkallëzimit dhe mendoj se është e rëndësishme që Kosova të përgatitet për të. Një nga gjërat e mira që kanë bërë amerikanët është autorizimi i shitjes së raketave antitank Javelin në Kosovë. Do të doja të shihja që edhe disa dronë të shkojnë në Kosovë. Unë mendoj se forcat e sigurisë së Kosovës kanë nevojë për pajisjet, trajnimin, organizimin e nevojshëm për të penguar çdo përpjekje të Serbisë për të pushtuar territorin, veçanërisht në veri.
Si e shihni ju rolin e Rusisë, rolin e Putinit për gjithçka po ndodh në Ballkan?
Rusia është një mundësues i destabilitetit në Ballkan, por nuk mendoj se duhet të gënjejmë veten. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perëndimor , por ka ambiciet e tij në rajon. Ai i ka bërë të qarta ato. Ka folur për botën serbe dhe bota serbe nuk është gjë tjetër veçse Serbia e madhe në një terminologji të re. Ai do të donte të arrinte këtë fillimisht de facto. Ai ka bërë një rrugë të gjatë për ta bërë këtë në Mal të Zi. Është munduar shumë ta bëjë në Republikën Sërpska, dhe tani do të përpiqet ta bëjë këtë në Kosovë me komunitetin serb atje. Ai ka qenë tejet e qartë lidhur me këtë temë. Pra, po, lidhja me Rusinë e ndihmon, ja mundëson një qëllim të tillë, por ai ka ambiciet e veta, dhe ato ambicie janë shumë të qarta dhe duhet të shuhen.
Po e botojmë këtë foto nga arkivi ynë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë.
Në vitin 2001 Gjenerali Wesley Clark do të na e dhuronte me përkushtim dhe autograf librin e tij Waging Modern War, përmes dy figurave më të shquara të Lobit Shqiptaro-Amerikan në SHBA Kongresmenit Joe DioGuardi dhe ekspertes të Ballkanit, njëkohësisht bashkëshortja Shirleys Cloyes DioGuardi. Libri i kushtohet luftës së fituar së NATO-s në Kosovë.
Kjo dhuratë na u bë për kontributin tonë në gazetës Bota Sot për dhjetë vjet, prej 1998 deri më 2008, Skënder Buçpapaj si kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj si kolumniste redaktore. Bota Sot ishte në krahë të SHBA, pa rolin dhe ndikimin e së cilës nuk do të ndalej dot tërbimi i Millosheviçit kundër shqiptarëve. Bota Sot në shkrimet që botoheshin, e konsideronte hero Gjeneralin Wes Clark, i cili, si komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, drejtoi operacionet 74 ditore të Aleancës EuroAtlantike deri në kapitullimin e Milosheviçit.
Në libër është një moment ku Gjenerali Clarik tregon takimin që kish patur me Milosheviçin në vjeshtën e 1998, një takim i nxitur nga Shtëpia e Bardhë, kur duhej të nënshkruhej Memorandumi. Milosheviçi i kishte thënë Gjeneralit Clark se ata dinë si t’jua bëjnë shqiptarëve, se edhe më 1946 i kishin vrarë të gjithë. Milosheviçi vendosi që ta kthente përsëri vitin 1946, por kësaj here gaboi rëndë.
Prandaj ndërhyri NATO.
Gjenerali Wes Clark më 2001 do të vizitonte redaksinë e gazetës Bota Sot në New York, bashkë me Kongresmenin Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, prej ku na i ka dhuruar librat me përkushtim. Po ashtu një libër ai ia dhuroi edhe pronarit e botuesit të gazetës Bota Sot Xhevdet Mazrekaj, i cili ka ndarë të njëjtën vijë politike me kryeredaktorin e gazetës. Po ashtu edhe kërcënimet si staf drejtues i redaksisë me qendër në Zürich.
Prej 1998 deri më 2008 Bota Sot bëri histori dhe hyri në histori, si një institucion që mbronte të vërtetën, duke u bërë gazeta më e dashur dhe e shitur në gjithë trojet shqiptare e diasporë në gjithë historinë e shtypit shqiptar.
Vdekja e Ibrahim Rugovës dhe ardhja në pushtet e Hashim Thaçit në aleancë me LDK ishte një goditje edhe për fjalën e lirë e sidomos për gazetën Bota Sot që printe si një medium shumë i fuqishëm me format Perëndimor.
Nga të parat veprime sapo erdhën në pushtet aleanca PDK-LDK detyroi pronarin të na largonte nga gazeta.
Gazeta Bota Sot kishte pasur një rrugëtim të shkëlqyer në mbrojtje të çështjes shqiptare, në kornizën e interesave Euro-Atlantike por me një çmim shumë të rëndë, pasi katër bashkëpunëtorë dhe gazetarë të gazetës janë vrarë prej 11 janarit 1998 deri më 2 qershor 2005. Ata janë Enver Maloku shefi i QIK-ut dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës dhe i Bota Sot, Xhamail Mustafa, publicist, shkrimtar, këshilltar i Rugovës dhe bashkëpunëtor i Bota Sot, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, të dy gazetarë të Bota Sot. Të katër vrasjet kanë mbetur të pazbardhura.
Pa shtyp të lirë nuk mund të ndërtohet demokracia!
Edhe pa ndërhyrjen e NATO-s, Millosheviçi do të përmbushte objektivin e tij që ia shprehu duke u ngrefosur direkt Gjeneralit Clark, t’i vriste të gjithë shqiptarët!
Ndërhyrja e NATO-s ishte e detyruar, e nevojshme dhe e domosdoshme.
Vlerat e Perëndimit nuk mund të bashkëjetonin me kasapin e Ballkanit.
Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s Son me autore Maya C. Klinger. Librin e Anës e kisha lexuar sapo doli në versionin E Book, një libër me kujtime që hedh dritë për Shqipërinë jo vetëm gjatë periudhës së Holokaustit, por edhe përpara e gjatë diktaturës, një vlerë e shtuar e librit.
Librin e Maya Cohen me titullin në hebraisht “Fotoja që na shpëtoi jetën” e lexova me një frymë. Duket një titull paradoksal, provokativ. E si është e mundur që një foto të shpëtojë jetën e një familje?! Po gjatë Holokaustit ka ndodhur!
Qëllimi i botimit të këtij libri nga Maya Klinger Cohen jo vetëm shkrimtare, por edhe eksperte e edukimit është të përcjellë tek brezi i ri historinë, të përçojë mesazhin për atë që ka ndodhur gjatë Holokaustit, për të mbrojtur kujtesën që tragjeditë të mos përsëriten, por edhe për të treguar se në një vend të vogēl si Shqipëria me shumicë myslimane, aty hebrejtë mbroheshin përmes Kodit të Nderit, Besës, si një kod gjenetik.
Libri i Maya Klinger Cohen ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Izrael, fitoi çmimin Yad Vashem dhe ka hyrë në kurukulën shkollore. Libri është përkthyer edhe në shqip dhe po ashtu pritet së shpejti të dalë edhe botimi në gjuhën gjermane.
Gazetari Larry Luxner në një shkrim të tij botuar tek “The Times of Israel” shkruan se ” që kur Shqipëria doli nga hijet e një diktature mizore në fillim të viteve ’90, janë botuar dhjetra libra shkencorë, artikuj, filma dokumentarë, ekspozita fotografike mbi këtë temë dikur e paqartë”.
Është shumë e vërtetë se në Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste tema e Holokasutit ishte tabu, e mbytur nga heshtja, jo vetëm se regjimi komunist shqiptar ishte antisionist, por edhe sepse disa emra të politikës sqiptare gjatë periudhës së Holokaustit, që u përfshinë në shpëtimin e hebrejve, diktatura i etiketoi si “tradhtarë” dhe “kuislingë” dhe si të tillë i burgosi, i vrau dhe i përndoqi. Prej këtyre personaliteteve disa u arratisën dhe jetuan në Perëndim si qytetarë të lirë, çka për hordhinë e historiografisë komuniste shërbyese e diktaturës, kjo ishte një provë më tepër për ta dënuar veprimtarinë e tyre si tradhtore. Të mos harrojmë se, gjatë diktaturës për regjimin komunist të Tiranës, SHBA dhe Perëndimi i vlerave ishte armiku i tyre i betuar.
Në Shqipëri për herë të parë temën e Holokaustit e hapi vetë diktatori i fundit Ramiz Alia gjatë vizitës në Tiranë të Kongresmenëve Tom Lantos, hebreo-amerikan dhe Joe DioGuardi amerikan me rrënjë arbëreshe në verën e vitit 1990. Ramiz Alia u dorëzoi dy Kongresmenëve një dosje plot me dokumenta, fotografi dhe fakte të cilat Lantos dhe DioGuardi i dërguan menjëherë në Yad Vashem të verifikoheshin.
***
Ndërkohë të parët ishin vetë hebrejtë e shpëtuar që kishin treguar për mikpritjen shqiptare . Njëri prej tyre ishte Gavra Mandil. Ai kishte paraqitur dokumentat në Yad Washem dhe Refik Veseli, që në vitin 1987, u shpall shqiptari i parë si “I drejti mes Kombeve”.
Janë po ashtu të paktën katër tituj librash si: Arratisja për në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu e Johanna Neumann; Flower of Vlora e Anna Kohen; Fotoja që na shpëtoi jetën e Maya C. Klinger dhe Izraelitët në Shqipëri e Jozef Jakoel që hedhin dritë në mikpritjen shqiptare gjatë Shoah. Librat e Anna Kohen dhe Jozef Jakoel tregojnë historinë e hebrejve autoktonë, pra si banorë të Shqipërisë përfshi periudhën e Holokaustit, para edhe pas tij, ndërsa librat e Johanna Neumann dhe Maya C. Klinger fokusohen gjatë Shoah. Botime të tilla janë të llojit të memuareve, libra biografike ose autobografikë. Për të pëmbushur amanetin e të mbijetuarit nga Shoah Elie Wiesel “Dëshmoni për të vdekurit dhe për të gjallët”.
Të katër librat janë thesare, sepse janë hebrejtë që i portretizojnë shqiptarët – hebrejtë që e përjetuan vetë rrezikun në vetën e parë bashkë me familjet e tyre, por që shpëtuan pikërisht falë bijve të shqipeve, ndërsa të afërm të tyre më së shumti u shfarosën nëpër dhomat e gazit dhe krematoriumet e kampeve të përqendrimit në Auschwitz, Majdanek, Treblinka etj.
Ndërsa fqinji agresor i quante “njerëz me bisht”, hebrejtë zbulonin se shqiptarët trashëgonin një Komandament që nuk e kishte as Bibla, as Kurani dhe as Teurati – Komandamentin e Besës, që i dallonte si shpëtimtarë, dhe atdheun e tyre si vendin e vetëm gjatë Holokaustit ku hebrejtë mbroheshin.
Maya Klinger është frymëzuar nga dëshmia e Gavra Mandil për Refik e Familjen Veseli. Librin e bëjnë të veçantë fotografitë shoqëruese si ilustrime dhe dëshmi dokumentare. Shkrimtarja hebreo-amerikane Maya C. Klinger fokusohet tek historia e Familjes Mandil dhe e kthen atë në libër. Historinë e tregon Gavra Mandil prej kur ishte 5 vjeçar.
“Fotoja që na shpëtoi jetën”, në dukje një libër i vogël, por me hapësirë e frymëmarrje të madhe, që, nga 119 faqet, mund të duket si një synopsis, por është një libër i madh, shkruar për fëmijë dhe moshat e reja, por në fakt është një libër për të gjitha moshat, që posa lexon rreshtin e parë nuk i shqitesh deri në rreshtin e fundit, pra e lexon me një frymë dhe, kur kur shkon tek faqja e fundit, të vjen keq që libri përfundoi, sepse si lexues ti zhytesh ne narracionin biografik dhe lumin e ngjarjeve që e tregon Gavra dhe bashkë me të kthehesh pas në kohën e tmerrit dhe përjeton gjithçka, frikën që kanë përjetuar fëmijët hebrej dhe prindërit e tyre.
Përjetimet traumatike fëmijëve u mbesin gjithë jetën, edhe përjetimet se i shpëtuan vdekjes. Ishte e vështirë për një fëmijë 5 vjeçar të kuptonte se SS gjermanë i urrenin ata dhe prindërit e tyre edhe pa i njohur, vetëm se ishin hebrej. E Gavra e kuptoi këtë çmenduri, e kuptoi në mënyrën e fëmijës, ndryshe nga Beba, motra e tij e vogël që ishte vetëm tre vjeçe pranverën e vitit 1941, kur Gjermania naziste bombardoi Beogradin dhe jeta e tyre normale si një familje mori fund.
Familja Mandili, e përbërë nga Moshe, Gabriela me dy fëmijët e tyre Gavra dhe Beba, jetonin në qytetin e bukur të Novi Sadit. Kishin apartamentin e tyre, një studio fotografike ku punonin burrë e grua. Ishin një familje e lumtur. Fotografia ishte një profesion i trashëguar brez pas brezi. Gjyshi i Gavrës kishte qenë fotograf i famshëm i Mbretit Alexandër I të Jugosllavisë.
Gavra e kujton pranverën e vitit 1941. Ata familjarisht kishin shkuar të vizitonin gjyshen dhe tezen në Beograd kur, papritur, Gjermania hitleriane nisi bombardimet dhe pushtimin. Frikën si një fëmijë 5 vjeç Gavra e pa për herë të parë në sytë e prindërve, gjyshes dhe tezes, kur e gjithë familja bashkë, ndërsa avionët bombardonin qytetin, u sul të fshihej në një strehim me plot familje të tjera. Gavra mendoi se ata duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në Novi Sad, por kjo ishte tashmë e pamundur. Baba Moshen, SS gjermanë e detyruan të punonte si punëtor me yllin e verdhë të Davidit mbi rroba. Yllin e verdhë të Davidit detyroheshin ta mbanin të gjithë hebrejtë. Dhe erdhi një moment kur të gjithë hebrejve në Beograd iu caktua një datë për t’u mbledhur në një shesh të qytetit, duke u bërë i qartë fati që i priste. Atëhere Moshe dhe Gabriela, ndaj të cilëve Gavra është aq krenar, vendosën të reagojnë, vendosën të bëjnë gjithçka që t’iu shpëtojnë jetët e fëmijëve të tyre. Në një udhëtim krejt të panjohur ku nuk i priste askush veç rreziku.
Maya C. Klinger si një pedagoge e mirënjohur, kërkuese shkencore në fushën e edukimit dhe një edukatore e shkëlqyer e brezit të ri, gjatë një interviste tek Zëri i Amerikës, menjëherë pas botimit në anglisht të librit me titullin e ndryshuar “Fotoja që na shpëtoi jetën”, nënvizon: “Nëse duam që fëmijët tanë të mësojnë mbi tema që janë të ndërlikuara, të frikshme dhe jo shumë tërheqëse, siç është Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti, duhet t’i ekspozojmë ata ndaj këtyre temave gradualisht, në mënyrë që të mos frikësohen e të hulumtojnë mbi këtë temë më vonë gjatë jetës. Nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë duke mos i informuar rreth asaj që ka ndodhur në të kalurën. Ata duhet të dinë se si ishte jeta në të vërtetë. Ata duhet të mësojnë se edhe në kohët më të errëta, njerëzit ndihmojnë njerëzit”, thotë ajo.
Maya C.Klinger ka shumë të drejtë dhe unë nuk kam si të mos shoh faqen e errët të diktaturës shqiptare e kaluar e gjitha në amnezi kolektive. Rinia shqiptare nuk di asgjë se çfarë ishte diktatura hoxhiste për popullin, nuk di asgjë për krimet e kryera, pra rinia shqiptare është pa kujtesë. Ajo nuk e di se moshatarë të tyre në kohën e diktaturës i dërgonin nëpër internime, nuk i lejonin të studionin, se jeta e tyre ishte një ferr i vërtetë. Rinia shqiptare nuk di asgjë as për terrorin e kuq komunist që është po aq kriminel dhe i dënueshëm sikur nazizmi hitlerian. Rinia shqiptare nuk e di as se gjatë Holokaustit gjyshërit e stërgjyshët e tyre i kanë ndihmuar hebrejtë, ua kanë shpëtuar jetën, falë besës, falë mikpritjes, trashëgimisë së tyre shpirtërore që u kishte mbijetuar luftrave, perandorive, por që sot në mileniumin e tretë duket sikur është zhdukur, sepse as kultivohet, as edukohet, as ruhet e mbrohet.
Gjatë diktaturës miku dhe besa u tradhtuan. Miku spiunonte mikun, spiunonte të afërmin për arsye ideologjike apo prej frikës. Diktatura komuniste në Shqipëri krijoi “njeriun e ri”, që duhej t’i ishte besnik vetëm partisë. Ky “njeri i ri” ishte krejt i ndryshëm dhe në metamorfozë të plotë me ata shqiptare për të cilët kanë dëshmuar hebrejtë e shpëtuar. “Njeriu i ri” do të shpallte armik çdo armik të partisë komuniste, përfshi edhe fëmijët e armiqve.
***
Shoah ndodhi për pasojë të humbjes së ndërgjegjes së Perëndimit dhe mori jetën e 6 milionë hebrejve, nga këta 1.5 milionë ishin fëmijë hebrej. Çdo jetë e tyre meriton një libër, një film, të gjithë ne duhet të përjetojmë çka përjetuan ata fëmijë të ndarë me dhunë nga duart e prindërve dhe pastaj dërguar nëpër dhomat e gazit!
Shkrimtarja Maya C. Klinger ka zgjedhur një histori plot sfida dhe vështirësi, por ku jeta ka triumfuar mbi vdekjen, ku humanizmi njerëzor ka triumfuar mbi indiferencën ndaj së keqes. Ky akt trimërie në ditët më të zeza të Europës dhe Perëndimit ka ndodhur në një vend të vogël në zemër të Europës falë institucionit të shenjtë të Mikut, të cilin shqiptari do ta mbronte edhe sikur të rrezikonte jetën e vet e të familjes. Ky vend është Shqipëria, të cilën shkrimtarja Maya Klinger nuk e ka vizituar ende, por që, teksa lexon librin, duket sikur ka jetuar aty.
***
Disa kohë më parë kisha lexuar librin autobiografik të shkrimtares Judith Kerr “When Hitler stole pink rabbit”, – “Kur Hitleri vodhi lepurushin prej pelushi rozë “, që tregon largimin nga Berlini të familjes Kerr në vitin 1933, pasi i jati i Judith ishte një shkrimtar që i ishte kundërvënë nazizmit dhe Hitleri e kishte futur menjëherë në shenjestër për ta zhdukur. Judith, që në libër mban emrin Ana, ishte 9 vjeç, dhe ndërsa bashkë me vëllain dhe të jëmën po përgatisin plaçkat për t’u larguar sa më parë nga Berlini, ajo kërkon të marrë me vete lodrat e saj, por është e detyruar të zgjedhë dhe në shtëpi lë, si një pjesë e shpirtit të saj prej fëmije, lepurushin rozë prej pelushi. Judith Kerr shkruan se lepurushin rozë prej pelushi e vodhi Hitleri, pasi Hitleri ua vodhi fëmijërinë gjithë fëmijëve hebrej. Ngjarjet në romanin e Kerr zhvillohen midis viteve 1933 deri më 1936, ndërsa historia e familjes Mandili zhvillohet në kulmin e Holokaustit dhe deportimeve, fillon në pranverën e vitit 1941 dhe mbaron me përfundimin e luftës, por jo lidhjet e familjes Mandili me mikpritësit.
Gavra Mandil nuk do ta harronte kurrë udhëtimin me tren nga Beogradi deri në ndalesën e parë në burgun e Prishtinës, që administrohej nga forcat italiane dhe fjalët që, gjatë rrugës me tren, do t’i thoshte babai se “italianët nuk janë si gjermanët” se “janë më të mirë”. Moshe do të zgjidhte fjalët për të mos trembur Gavrën 5 vjeçar që papritur ishte rritur e bërë burrë dhe që, netëve kur prindërit e çonin për të fjetur, ai ngrihej në majë të gishtave dhe përgjonte se çfarë do të flisnin të mëdhenjtë.
Maya C. Klinger e ka zgjedhur këtë histori të familjes Mandili, që i shpëtoi për një fije Auschwitz-it e përfundoi me një happy end, për të treguar se, nëse do të reagohej menjëherë kundër Hitlerit edhe nazizmit, do të ishte mundur të ndalej kasaphana. Familja Mandili ndryshoi emrat dhe falë dokumentave fallco i hypi trenit në stacionin e Baogradit në udhëtimin e shpëtimit, por që, në çdo çast, rrezikonte të ndryshonte drejtim.
Mos të harrojmë se stacionet e trenave të qyteteve kryesore europiane ishin kthyer në vendet e tmerrit, ku ngarkoheshin qëniet njerëzore sikur të ishin bagëti për t’u therrur. Kam parasysh binarin 21 në stacionin qendror të Milanos tani të kthyer në Muzeum të Holokaustit falë kujdesit të Senatores për jetë Liliana Segre, e cila paçka se 93 vjeçe, me një mendje të kthjellët dhe të bukur si të një vajze të re, nuk pushon së treguar lemerinë e Binarit 21. Në muret e këtij muzeumi është shkruar fjala INDIFERENCË, sepse e gjithë tragjedia me emrin Holokast ndodhi prej indiferencës. Liliana Segre është një e mbijetuar e Holokaustit. Të jatin, të gjyshin e gjyshen i përpinë furrat e Auschwitzit, ndërsa Liliana u rikthye në Milano 14 vjeçare.
Edhe Gavrës 5 vjeçar do t’i mbesë gjithë jetën në kujtesë stacioni i trenit i Beogradit, kur zemrat e të katërve dridheshin nga frika, por në momentin final, Moshes, Zoti i dha në dorë një fotografi ku Gavra dhe Beba pozonin pranë një pemë Krishtlindje, foto që e ekspozonin në dyqanin e tyre për të ftuar klientë. “Ja, i tha Moshe oficerit gjerman, shikoje këtë pemë Krishtlindje ku kanë dalë fëmijët e mi që tregon se ne jemi të krishterë dhe jo hebrej”. Duhej që të ishe i krishterë në breza që të quheshe berlinez, hamburgas, jugosllav, pa marrë parasysh se në ato qytete kishin jetuar të parët, gjyshërit, stërgjyshërit dhe me punë e nder kishin ngritur pasurinë e kishin ndërtuar jetën. Maya Klinger e përcjell me një vërtetësi drithëruese frikën, të kesh frikë të jesh hebre dhe çdo lexues bëhet udhëtar dhe hebre në atë tren të frikës ku jeta dhe vdekja ecin dorë për dore.
***
Udhëtimi me tren ndalet në Prishtinë. Të gjitha familjet e hebrejve mbyllen në një ndërtesë si burg që administrohej nga italianët. Dhe këtu do të qendronin një vit rresht deri sa italianët do t’i orientonin të niseshin drejt një vendi të panjohur me emrin Shqipëri. Një tjetër familje hebreje nga Hamburgu, ajo e Johanna Neumann u përpoq të merrte vizë drejt SHBA, menjëherë pas Natës së Kristaleve nëntorin e 1938, por pa sukses. Vizë morën nga Konsullata e Mbretërisë Shqiptare dhe arrijnë në Durrës. Mbreti Zog me rastin e lindjes së djalit më 4 prill do t’ju jepte shtetësinë shqiptare gjithë hebrejve që kishin mbërritur në Shqipëri, por kjo u bë e pamundur, se Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Mikpritja shqiptare ishte produkt i humanizmit, trashëgimisë shpirtërore të Kodit së Besës, një Komandament unik shqiptar, i tolerancës fetare, por natyrisht edhe organizim i shtetit shqiptar të asaj kohe. Sepse lind pyetja, e përse nuk u treguan humanistë shqiptarët gjatë diktaturës komuniste me fëmijët dhe familjarët e armiqve të partisë, por përkundrazi.
Diktatura komuniste i rrënoi dhe shfarosi tiparet kombëtare të shqiptarëve, ndaloi me ligj besimin fetar dhe shumicën e përfaqësueseve të fesës i konsideroi tradhtarë, i burgosi, i torturoi dhe i eleminoi. Po ashtu, është një manipulum i pastër pretendimi se me shpëtimin e hebrejve janë marrë edhe Këshillat Nacional Çlirimtare, kur dihet sipas dokumentave historikë se KNÇ, e themeluar pas Kongresit të Përmetit në maj 1944, ishte e organizuar vetëm në jug të Shqipërisë, në disa fshatra të Skraparit e Vlorës ku nuk kishte hebrej, ndërsa strehimi i hebrejve në Shqipëri kishte nisur prej vitit 1938. Prandaj është shumë e rëndësishme që institucionet e verifikimit në Izrael pranë Yad Washemit janë shumë të kujdesshme në hulumtimet e fakteve gjithmonë në të mirë dhe respekt të së vërtetës.
***
Libri vazhdon me rrugëtimin e familjes Mandili nga Prishtina bashkë me familjet e tjera hebreje, mbi disa kamionë të vjetër e të pambuluar drejt Shqipërisë. Fillimisht familja Mandili vendoset në Kavajë, ku gjetën mikpritje të plotë nga familjet shqiptare. Jeta e tyre rifilloi, vetëm se ndryshuan emrat, tashmë Gavra quhej Ibrahim. Ai filloi të ndjekë shkollën, prindërit të ushtronin profesionin e tyre. Por kjo qetësi zgjati deri kur kapitulloi Italia fashiste dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë. Familja Mandil la Kavajën për në Tiranë. Në qendër të Tiranës shohin një studio fotografike me emrin Foto Lux dhe kur hynë brenda, sipas proverbit mali me malin nuk takohen por njeriu me njeriun po, panë se i zoti i studios ishte një mik i vjetër të gjyshit i cili i ftoi të banonin në shtëpinë e tij të bukur dhe Moshes i ofroi punë në studio si fotograf. Aty u takuan edhe me një djalë 17 vjeçar me emrin Refik Veseli, që praktikohej të mësonte zanatin. Por një ditë, ndërsa ishin duke punuar në studio, ia behën gjermanët. Në kërkim të hebrejve. Moshe u fsheh nën bezen e zezë që mbulon aparatin fotografik. Ishte e pamundur të jetohej në Tiranë. Atëherë djaloshi 17 vjeçar, Refiku, pasi i kishte pyetur prindërit e tij, e fton familjen Mandil që të shkonin e jetonin pranë familjes së tij në qytezën e Krujës. Por as udhëtimi me gomar natën për në Krujë dhe as strehimi dhe qendrimi në familjen Veseli nuk do të ishte i lehtë. Do t’i shpëtonin për një qime disa herë rrezikut, si gjatë rrugës ashtu edhe kontrolleve naziste në shtëpinë e familjes Veseli, e cila natyrisht edhe ajo do ta paguante shumë shtrenjtë nëse familja Mandil do të zbulohej.
Shkrimtarja Maya Klinger i përshkruan me emocion të fortë përjetimin e familjes Mandili prej mikritjes nga familja e Refikut në kulmin e raprezaljeve naziste. Atëherë Refiku i tregon Moshes dhe Gabrielës për “Besën”. Është “Besa” u shpjegoi ai, si një Komandament, që nuk e kanë as të krishterët, as myslimanët, as hebrejtë vetë, që e kanë vetëm shqiptarët që do të thotë se çdo shqiptar e mbron mikun, me të gjitha mundësitë, edhe duke rrezikuar jetën e vet. Refiku u tregoi prindërve të Gavrës se çdo shqiptar e njeh këtë “rregull moral” dhe e respekton deri në fund.
Do të më duhet të ndërhyj edhe një herë e të nënvizoj se diktatura komuniste në Shqipëri i zhduku rregullat morale me moshë mijravjeçare të shqiptarëve dhe i shtyu shqiptarët të bëheshin armiq me njëri tjetrin. Deri sot në Shqipëri nuk ka as katharsis, as kërkesë faljeje, as kujtesë, ndërsa “Fotoja që na shpëtoi jetën” e kthen në monument jo vetëm Besën, por hap një faqe të harruar e të humbur të kujtesës së vetë shqiptarëve, atë të vlerave të identitetit të tyre kombëtar, që i bën të ndihen krenarë në faqen më tragjike të Europës, e cila, në saj të indiferencës, lejoi Holokaustin.
Në librat e shkruar nga hebrejtë rreth mikpritjes në Shqipëri gjatë Holokaustit, krahas Besës shqiptare dallohet Mirënjohja hebreje, si dy anët e peshores në një harmoni të plotë.
Libri i Maya C. Klinger “Fotoja që na shpëtoi jetën” është histori dokumentare biografike e shkruar si një vepër letrare, duke krijuar vlerë edhe si kujtesë, edhe si krijim artistik. Shkruar me mjeshtëri, me dashuri, me art, me dhimbje ndërsa Europa është sulmuar rishtas më 24 shkurt 2022 dhe po ashtu edhe Izraeli më 7 tetor 2023!
Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit lajmëruar tek Dielli online më 12 shkurt ku përjashtoheshin me 11 vota pro dhe 1 votë abstenim gjashtë Vatranë Veteranë të nderuar të cilët janë : z. Idriz Lamaj, z.Mark Mrnaçaj, z. Muhamet Omari, znj.Nazo Veliu, z.Ramiz Mujaj dhe z.Prend Qetta. Në njoftim shkruhej gjithashtu se “Më herët Vatra ka përjashtuar z.Valentin Lumaj dhe z.Agustin Mirakaj të cilët gjenden në Gjykatën Federale të Bostonit ku po përgjigjen për akuzat dhe shkeljet ligjore.”
Të sapo ardhur në Vatër, pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare dhe rishtarë arrijnë e përjashtojnë Vatranë me mbi pesë dekada veprimtari patriotike e kombëtare. Dhe jo vetëm kaq, por në lajmërimin tek Dielli që është kthyer një organ censure, duke shkeluar Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA, ndaj këtyre personaliteteve të nderuara insinuohet me etiketime sikur të jenë gatuar në zyrat e Sigurimit të Shtetit të Komitetit Qendror. Në fakt takimi i Elmi Berishës me Gramoz Ruçin ka udhëhequr vijën politike të Vatrës prej 2020 e deri sot. Dikur regjimi diktatorial i akuzonte Vatranët si “agjentë të imperializmit” tani lidërshipi ilegjitim i Vatrës i akuzon si “celula bolshevike” – kur dihet botërisht se të gjithë emrat e përjashtuar nga kryesia ilegjitime e Vatrës, janë antikomunistë, një pjesë e tyre edhe të lindur e rritur në kampet e internimit të diktaturës mizore.
Asnjë nga të përjashtuarit e 11 shkurtit 2024 nga kryesia pa legjitimittet e Vatrës nuk ka mundësi të përgjigjet tek Dielli, sepse aty e drejta e fjalës është nën zinxhirë.
Në këtë situatë mendova të reagoja. Dhe dola me opinionin tim më 13 shkurt.
E nxjerr në spikamë se, me Vatrën, Diellin dhe Komunitetin e nderuar Shqiptaro-Amerikan, kemi prej 1992 që jemi në bashkëpunim, duke i përcjellë veprimtaritë e komunitetit, Vatrës, duke mbajtur bashkëpunim të ngushtë me AACL, lobistët më të shquar ish kongresmenin Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi, bordin e AACL dhe shumë Shqiptaro-Amerikanë të respektuar me kontribute të shquara.
Që në titull iu drejtova miqësisht Iris Halilit për hir të njohjes direkte, pasi, prej vitit 2017 deri më 2021, ajo kishte botuar tek Voal.ch. Zgjedhja ishte e saj, por pa nënvleftësuar dashamirësinë e botuesave të Voal.ch, të cilët ajo i fyeu pa pikë reflektimi në rrjetin social. Po i përcjell lexuesit një prej këtyre thekseve të saj ofenduese:
“Boll u bete zyrnaja e Elides se ajo me kete gjuhe shet gazeten ndersa ju shisni etiken tuaj !! Po e mbyll duke thene se me vjen turp qe kam botuar ne portalin e kesaj gazetareje , pronarja e te ciles nese nuk kerkon falje publike do te detyrohem ta coj perpara drejtesise ne vendin qe jeton dhe atje do te jap llogari per çdo rresht shpifjesh dhe te pavertetash…”
Meqë Iris Halilit i vjen turp që ka botuar tek Voal.ch, në fakt turp duhet t’i vijë për mënyrën se si shprehet, më duhet të bëj disa sqarime.
Tonet denigratore karakterizojnë gjithë komunikimet e saj në rrjetin social ndaj meje në lidhje me opinionin tim.
Tani po zbardh “fajet” e mia si gazetare për të cilat Iris Halili do të më çojë në gjyq këtu në Zvicër!
Prej majit 2021 ka mbetur e hapur një padi për shpifje kundër meje e pretenduar nga një zonjë tjetër këtu në Zvicër që Edi Rama e ka emëruar në Këshillin Koordinues të Diaporës pas samitit të tretë mbajtur në Tiranë. Do ta zbardhim edhe atë, kur t’i vijë koha, fije për fije.
Pra siç shihet akuzat për të çuar në gjykatë një botuese janë në rresht.
Në shkrimin në fjalë që ndezi reaksionet e së apostrofuarës, kam shkruar se Voal.ch e ka promovuar Iris Halilin. Nuk ndryshoj asnjë presje. Iris Halili ka patur arritje personale, si qindra mijë bashkëkombas në Perëndim, ka patur një karierë personale, por pa asnjë impakt në shoqërinë shqiptare. Më 2010 familjarisht emigrojnë në SHBA dhe, sikur çdo familje shqiptare, iu përkushtua ndërtimit me dinjitet të jetës dhe mirëqënies. Dhe duhet mund i vërtetë të ngresh jetën në Perëndim.Të gjitha këto i kam patur parasysh. Edhe familjen nga vinte Iris Halili dhe natyrisht e kam vlerësuar.
Në CV e saj të publikuar nga bukunist.al https://bukinist.al/en/4061_iris-halili shkruhet se “Autorja ёshtё aktive nё shtypin e ditёs dhe opinioniste nё gazetёn mё tё vjetёr shqiptare, “Dielli”, botim i organizatёs panshqiptare “Vatra”.”
Pra Iris Halili e vendos në biografinë e saj se është opinioniste tek Dielli, pa marrë parasysh kohën më të zezë kur ajo kontribuon në këtë gazetë kur Vatranëve dhe bashkëpunëtorëve të vjetër u është mbyllur dera.
Unë po i kujtoj se, deri në shtator 2020, Iris Halili nuk ka patur asnjë kontakt me Diellin dhe me kryeredaktorin e saj të ndjerin Dalip Greca.
Meqë botuesit e Voal.ch kishin një bashkëpunim të rregullt me Vatrën, ishte Irisi që më shfaqi interesin e saj për të botuar tek Dielli dhe unë menjëherë, kontaktova direkt me Dalip Grecën, me të cilin mbanim kontakte shumë të afërta bashkëpunimi. Pra Iris Halilin ia rekomandova z.Greca dhe ai e mirëpriti, sigurisht duke vlerësuar rekomanduesen.
Për shkak të sulmeve të Iris Halilit ndaj meje personalisht si gazetare; për shkak të fyerjeve të Iris Halilit ndaj platformës mediatike Voal.ch; për shkak të respektit të lexuesit të Voal.ch që ka krijuar besueshmëri tek ky mediumi, i cili në kohë qameti nuk ndalet së treguari të vërtetën, do të sjell këtu komunikimet që kam patur përkatësisht me të ndjerin Dalip Greca dhe Irisin.
Më 5 shtator 2020 i drejtohesha përmes postës elektronike Dalip Grecës si më poshtë:
“I nderuar Dalip, Iris Halili deshiron te botoje tek Dielli. I thashe se Dalipi i mirepret autore te kompletuara si ti. A mund t’i them të t’i nisi direkt ne adresën tënde të Email-it.Fundjave te mbare Elida”.
Dhe ja përgjigjia nga Dalip Greca po më 5 shtator 2020:
Sapo marr përgjigjen po më 5 shtator 2020 ia çoj emailin Iris Halilit si më poshtë:
” E dashur Iris, Ja komunikimi me Dalipin.Çoja më mirë tek [email protected]. xoxoxo Elida”
Dhe më pas po në 5 shtator 2020 më vjen falenderimi shumë i ngrohtë nga Iris Halili, që nuk po e sjell këtu, për shkak se më tigëllon shumë hipokrit, nisur nga ato që më shkruante më 2020 krahasuar me ato që më shkruan sot.
Në komunikimin e parë që Irisi pati me Dalipin më 17 shtator 2020, shkrimet që ia dërgoi atij m’i nisi edhe mua, por unë i shkrova se nuk është e nevojshme.
Me Irisin kemi plot e plot komunikime shumë miqësore, të mbështetjes sime dhe të Voal.ch, të cilat i ndërpresim menjëherë më 2021, kur Iris Halili, pa marrë në konsideratë asgjë nga ato që Voal.ch shkruante për degjenerimin e Vatrës dhe Diellit, filloi ngjitjen në Federatën Panshqiptare dhe, sa hap e mbyll sytë, u katapultua e glorifikuar nga Elmi Berisha.
Këto shkëmbime i solla për të argumentuar ato që kam shkruar në opinionin për të cilin iris Halili më kërcënon të më çojë në gjyq.
Më 17 shtator 2020 Iris Halili me ndërmjetësinë time i dërgon shkrimet e para tek kryeredaktori i Diellit; në shtator 2021 bëhet anëtare e Vatrës, ndërsa, më 26 shkurt 2022, direkt në kryesi! Pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare, me atë lehtësi që e zgjodhën në kryesi të Vatrës, me atë lehtësi përjashtuan Veteranë të Vatrës me kontribute të shquara me dekada e dekada.
Tani Iris Halili pretendon se kam botuar të pavërteta në adresë të saj. Ajo pretendon se kishte tre muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga kryesia e Vatrës, pra kishte dhënë dorëheqjen prej Nëntorit 2023.
Po si është e mundur atëherë që në numrin e dhjetorit të Diellit, dalë në mesjanar të vitit 2024, Iris Halili rezulton që të jetë në kryesinë e Vatrës?!
Kush gënjen pra?! Dielli, unë apo Irisi?!
Më 13 shkurt, kur shkrova opinionin tim, iu referova gazetës Dielli të muajit dhjetor 2023, shtypur në janar 2024. Të gjithë Vatranët që pyeta, më thanë se çdo numër i gazetës Dielli del një muaj me vonesë. Dhe tek Dielli i Dhjetorit, që kishte dalë në Janar 2024, Iris Halili rezultonte të ishte në kryesi. Nëse Iris Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen prej tre muajsh, lind pyetja e përse emri i saj ishte në kryesinë e Vatrës në numrin e dhjetorit që ka dalë në qarkullim në janar të 2024?!
Por Iris Halili nuk u ndal këtu.
Më 14 shkurt 2024, vetëm një ditë pasi unë kisha botuar opinionin tim, përmes Facebook-ut, me fjalë ofenduese ndaj artikullshkrueses (po e sjell gjithçka të fotografuar) sjell foto nga numri i janarit 2024 i gazetës Dielli, për të argumentuar akuzën e saj ndaj meje se unë nuk kisha mbledhur fakte kur kisha shkruar shkrimin. Dhe jo vetëm kaq, por më 14 shkurt 2024, Iris Halili, po përmes facebook-ut, më thotë se ajo ka një muaj që e ka numrin e janarit të 2024 të Diellit në shtëpi dhe sikur ajo edhe Vatranë të tjerë.
Dmth, sipas Iris Halilit, Dielli i janarit 2024 kishte dalë në qarkullim në mesjanar 2024, çka nuk përkon me të vërtetën, sepse të gjitha Vatranët që pyeta më thanë se numri i janarit i Diellit ka dalë pas njëzet shkurtit, konkretisht më thanë se ka dalë më 24 shkurt. Midis tyre po përmend z. Asllan Bushatin, një Vatran Veteran, ndërkohë që të gjithë të përjashtuarve lidërshipi ilegjitim i Diellit, pas dekadash, ua ka ndalur abonimin e Diellit.
Unë po jap edhe një provë tjetër.
Në kopertinën e Diellit të muajit janar 2024, gazetë që Iris Halili pretendonte, duke mbështetur akuzën e saj kundër meje, se ajo e kishte në shtëpi prej mesjanarit 2024, është botuar një reportazh i pritjes që Ramush Haradinajt iu bë në Vatër më 1 shkurt 2024, i pasqyruar tek Dielli online më 2 shkurt 2024.
Atëherë lind pyetja, kur Dielli online boton reportazhin e Haradinajt më 2 shkurt 2024 e, duke marrë parasysh se përgatitja e një gazete për shtyp kërkon kohën e nevojshme, të paktën disa ditë, e si është e mundur atëherë që Iris Halili, më 14 shkurt, kur më niste mua fotot, kishte një muaj që e kishte patur gazetën Dielli në shtëpi, pra edhe përpara se Ramush Haradinaj të vizitonte Vatrën!?
Unë kisha marrë informacion se Iris Halili ishte shprehur se do të jepte dorëheqjen, por asnjë Vatran këtë gjë nuk e dinte. Dorëheqjet bëhen publike, nuk mbahen në klandestinitet. Aq më tepër kur nuk i pasqyron as Dielli që është kthyer në një fletushkë e shërbimit të klanit të lidërshipit uzurpator. Irisi Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen në nëntor 2023, ndërsa në numrin e dhjetorit 2023 kjo dorëheqje nuk është pasqyruar!
Kush gënjen, pra!
Iris Halili më akuzon edhe për supozimin që bëj unë në shkrim, kur në lajmin e botuar nga Dielli më 12 shkurt 2024, shkruhet se, nga 11 anëtarë të kryesisë, pati vetëm një abstenim. Dhe unë, duke mos patur asnjë lloj të dhëne për dorëheqjen e saj, e përmend Iris Halilin si personin e mundshëm që kishte abstenuar! Ky supozim i imi nuk tregon aspak keqdashësi, përkundrazi.
Është e vërtetë ajo që thotë Iris Halili, se ajo ka votuar kundër çdo përjashtimi në Vatër, por është e vërtetë gjithashtu se ajo nuk ka mbajtur asnjë qendrim publik, ndërsa Vatra është në zjarr.
E vërtetë është se Irisi Halili në botimin e numrit të janarit të Diellit, që është publikuar në fund të shkurtit 2024 rezulton të mos jetë në kryesinë e Vatrës, por, kur e shkrova unë opinionin më 13 shkurt 2023, pretendimi i saj se është dorëhequr në nëntor 2023 bie, pasi në numrin e Diellit botuar në janar 2024, emri i saj është në kryesi dhe numri i janarit 2024 i Diellit, ku emri i saj nuk rezulton të jetë në kryesi, doli në qarkullim të paktën pas 20 shkurtit, kur opinioni im është i botuar më 13 shkurt 2024 dhe unë nuk kisha ku ta gjeja këtë referencë.
Por pozicioni i saj midis mos votimit të përjashtimeve dhe dorëheqjes të mbajtur në ilegalitet, sepse gazeta Dielli varianti i shtypur ku botohet kryesia i bie në një numër të kufizuar Vatranësh, nuk përkon me qendrimin e një personi që do të ndikojë në të mirë të situatës dramatike të Vatrës. Nga njëra anë, ajo u thotë Vatranëve të përjashtuar se nuk ka votuar pro largimit të tyre, nga ana tjetër Iris Halili e mban sekret dorëheqjen e saj dhe nuk del publikisht që të tregojë shkakun se përse e dha dorëheqjen, me këtë rast, sapo ta mësonim lajmin, do ta botonim menjëherë tek Voal.ch.
Përse nuk e bën?
Sepse do që ta ketë mirë edhe me kastën e Elmi Berishës që e katapultoi në kryesi të Vatrës, edhe të përjashtuarve do t’ju tregojë se nuk votoi kundër tyre, qendrim fund e krye konformist, si i thonë asaj një dorë në revani një dorë në kadaif, fund e krye i papranueshëm për një intelektuale. Ndërsa nuk kursehet aspak të vjellë helm kundër meje si gazetare, kundër Voal.ch, kundër lexuesave të Voal.ch duke më kërcënuar me gjyqe. Vetëm sepse unë them të vërtetën!
Krahasoni rishtarë të sapo mbërritur në SHBA apo me vetëm 5 muaj anëtarësi të katapultuar në krye të Vatrës dhe Vatranë Veteranë si Idriz Lamaj me shokë, me veprimtari mbi gjysmë shekullore, të tjerë me veprimtari 35 vjeçare me kontribute të pandalura prej tri dekadash sapo kanë shpëtuar nga kampet e internimit dhe kanë shkelur në tokën e lirisë në SHBA, sot të përjashtuar nga Vatra.
Një tjetër pretendim që Iris Halili justifikon akuzat dhe kërcënimet në adresën time është edhe fakti se, nga dega e Vatrës themeluar në Miami në nëntor të 2021, u dërgua një delegate e cila për çudi!!! votoi për mandatin 4 vjeçar të kryetarit, një brutalitet kundër Kanunores së Vatrës të vitit 1926 të Konicës e Nolit e përgatitur nga juristë amerikanë, ku mandati i kryetarit është dy vjeçar. Delegatja e Iris Halilit votoi për zgjatjen e mandatit të Elmi Berishës, duke qenë ilegjitime në atë Kuvend. Po, i qendroj asaj që kam shkruar, dërgimi i delegates është bërë duke shkelur Kanunoren. Megjithëse Iris Halili e justifikon këtë veprim, duke thënë se zonja në fjalë ka qenë anëtare e Vatrës prej 2017, sipas kësaj teorie të Iris Halilit, tani mund të krijohen degë të Vatrës me veprimtari tre mujore dhe, mjafton që në çdo degë të jetë një anëtar i vjetër i Vatrës dhe kështu çdo degë pa mbushur periudhën dy vjeçare sa e parashikon Kanunorja, mund të dërgojë delegatë! Jo, kurrsesi. Dega duhet të përmbushë aktivitetin dy vjeçar me të gjithe kontributet e anëtarësisë dhe pastaj ka legjitimitet të dërgojë delegatë në Kuvendet e Vatrës.
Këtu e përfundoj debatin me Iris Halilin. Duke theksuar se hierarkia kalon përmes meritokracisë, kontributeve dhe dinjitetit njerëzor.
Kryesisë së Vatrës pa legjitimitet i ka përfunduar mandati në shkurt. Vatra gjendet përballë zhdukjes ose ringjalljes.
Ringjallje do të thotë që t’i kthehet identitetit të saj, krijuar nga Etërit. Antikomunizmi, patriotizmi, euro-atlantizmi dhe integriteti i pastër, Vatranë të ndershëm, që erdhën në Amerikë sepse aty i thërriste liria, demokracia dhe vlerat për të cilat ia vlen të luftosh.
Ndërsa në lidhje me kërcënimet me gjyq dhe fyerjet këtyre u shtoj edhe një sulm hakerash kundër Voal.ch që ndodhi para dy ditësh.
Me këtë rast dua të parashtroj pyetjen:
A ka ardhur koha që gazetarët shqiptarë të larguar nga Atdheu dhe sot qytetarë të Perëndimit, të cilët shqiptojnë të vërtetat, të mos gëzojnë garancitë e Kushtetutave të vendeve Perëndimore ku jetojnë, por të vazhdojnë e të ndiqen edhe në diasporë nga lukunitë e një regjimi të degraduar që i kërcënon me censurë, me gjyqe, me fyrje, me sulme denigratore, me presione psikologjike, me SLAPP-e dhe me cënime të integritetit për shkak të ushtrimit të profesionit, !!!
Nëse ka ardhur kjo ditë, demokracia është fundosur.
Në Shqipëri padyshim që sistemi demokratik është fundosur shtatë pashë nën dhè, por në diasporën shqiptare në BE dhe në SHBA nuk mund të ndodhë.
Shtypin e lirë dhe fjalën e lirë nuk e ndal dot asnjë lloj censure dhe censori.
Iris Halili më 14 shkurt 2024 shkruan duke u tallur: Ja ku e ke numrin e Janarit, ti gazetarja që investigon dhe të drejton e vërteta
Ka edhe kështu: Iris Halili e kishte gazetën e numrit Janar të Diellit përpara se Hajradinaj të vizitonte Vatrën më 1 shkurt 2024!
Profesori amerikan, njohësi i mirë i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, del me propozime konkrete se cilat duhet të jenë sanksionet që i duhen vendosur Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
“Tani është koha për të vendosur sanksione serioze. Çfarë mund të nënkuptojë kjo? Këtu janë disa mendimeve rreth opsioneve të mundshme:
-Të pezullojë fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE.
-Të ngrijë projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi.
-Të pezullojë financimet zyrtare të BE dhe SHBA për projektet ekonomike (jo ato demokratike) në Serbi.
-Të ngrijnë negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE.
-Të pezullohet bashkëpunimi ushtarak mes Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos.
-Të vendosen sanksione udhëtimi dhe financiare ndaj individëve që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve”.
“Po kaq të rëndësishme sa sanksionet janë pritshmëritë që ata synojnë të mbështesin dhe çfarë duhet të bëjë Serbia për t’i dhënë fund sanksioneve. Këtu janë disa sugjerime:
-Një falje zyrtare publike nga presidenti i Serbisë për presidenten e Kosovës.
-Dorëzimi tek autoritetet e Kosovës për gjykim i të gjithë autorëve të dyshuar të strehuar në Serbi.
-Shpërbërja e partisë politike Lista Srpska.
-Një fund i dokumentuar i të gjithë armatimit dhe pajisjeve të forcave kryengritëse brenda Kosovës.
-Tërheqja e dokumentuar e të gjitha forcave të fshehta të sigurisë serbe nga territori i Kosovës.”
Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter rreth dështimit të diplomacisë:
“NËSE gjërat përshkallëzohen në Ballkan, të cilat diplomatët Amerikanë mund t’i parandalojnë, ata do të paketojnë gjërat e tyre dhe do të kthehen në SHBA për të shijuar problemet e tyre të para botërore.Zyrtarët e korruptuar të qeverisë dhe mafia në Ballkan do të dërgojnë paratë ($$$) dhe fëmijët e tyre në Perëndim.Por njerëzit e zakonshëm do të dërgohen të luftojnë dhe të vriten.Skenari i Milosheviqit nga vitet ’90. E turpshme.”
Watch the situation in Kosovo… no matter what happy fairytales Western diplomats tell you, things will get worse in the Balkans. pic.twitter.com/niMAk0X1t8
Ligjvënësi Republikan Keith Self i ka adresuar disa pyetje emisarit amerikan, Gabriel Escobar, mbi qasjen e tij ndaj Kosovës.
Sipas Ligjvënësit Self, Escobari po tregohet jokonsistent me deklaratat e tij. Në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ai ka pyetur se pse nuk po sanksionohet Serbia.
“Dëgjoj një lloj jonkonsistence. Ju keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment, kështu thatë. Por, që tani po shohim një qasje më të balancuar. Por nuk ka dyshim që Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës, nuk ka kurrfarë dyshimi në këtë. Në diçka nuk jam fort i sigurt, më duket se Serbia i ka vonuar pak zgjedhjet e veta për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo nuk është Ukraina, por është në kufi të NATO-s. Serbia dhe Rusia janë të rrethuara nga shtetet e NATO-s dhe kjo mund të jetë më shumë rrezik në kuptimin e përhapjes së dhunës. Nuk jam fort i qartë pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë sot sepse kanë importuar armatim të rëndë nga Rusia që nga viti 2017, që është dashur të çonte drejt sanksioneve në kuptimin e luftimeve të kundërshtarëve të Amerikës me anë të sanksioneve në vitin 2017. Po ju pyes juve pse jo?” ka pyetur ai.
Escobar është përgjigjur se sanksionet për armatimin e shteteve funksionojnë ndryshe dhe për këtë SHBA-ja është në komunikim me Serbinë.
“Nuk është zyra ime që merret me sanksionet. Sanksionet nuk kanë të bëjnë vetëm me blerjen e armatimit rus, po të ishte kështu do të kishim probleme edhe me Turqinë dhe të tjerët. Është niveli i blerjeve dhe kapaciteteve teknologjike të këtyre blerjeve. Për këtë kemi vazhduar komunikimin me Serbinë”.
Ndërkohë, Self ka përmendur shkrimin e ish-ligjvënësit Eliot Engel botuar tek FP se Administrata Biden po e përkëdhel Serbinë, duke kërkuar koment nga Escobari.
Escobar ka kundërshtuar duke përmendur se për 60 ditët e fundit administrata i ka dhënë vetëm mbështetje Kosovës.
“Kjo është e gabuar në fakte. Në 60 ditët e fundit kemi qenë në mbështetje të liberalizmi të vizave, anëtarësim të BE-së, Këshill të Evropës, kemi njohur rezultatet e zgjedhjeve, autoritetin e kryetarëve kundrejt kundërshtimeve të Serbisë, kemi sanksionuar shefin e Inteligjencës”, ka thënë.
Në fund, Self ka kërkuar nga Escobari që “të mos lejoni këtë dorë të zgjatur të Rusisë në territorin e NATO-s”.
Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit
Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjatë më shumë se 30 viteve në Dhomën e Përfaqësuesve, kam ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe kam qenë i kënaqur nga mbështetja e Uashingtonit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për antikorrupsion atje. Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Joe Biden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.
Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës e njohën Republikën e Kosovës në vitin 2008, kur vendi i vogël shpalli pavarësinë nga Serbia. Pak më shumë se dy dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO ndaluan spastrimin e egër etnik të popullatës shqiptare etnike të Kosovës nga ish-fuqiu jugosllav Slobodan Millosheviç. Ishte një sukses i madh i politikës së jashtme për Perëndimin dhe u pasua nga vite të tëra të mbështetjes së fuqishme të SHBA-së për Kosovën. Por që atëherë, Serbia dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe për të fituar njohjen e plotë në mbarë botën, dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve kohët e fundit është dukur më pak i gatshëm për të mbështetur ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj.
Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka kërkuar të kryejë funksionet normale të qeverisjes brenda kufijve të saj për t’u përballur pastaj me dënimin dhe madje edhe ndëshkimin nga Shtetet e Bashkuara. Kur Kosova u përpoq që të gjithë qytetarët e saj, përfshirë serbët etnikë në veri, të përdorin targat e saj dhe jo ato të Serbisë, Departamenti i Shtetit kritikoi ashpër Kosovën. Kur Kosova kërkoi të kishte kryetarë komunash të zgjedhur siç duhet, të cilët ishin shqiptarë etnikë për shkak se serbët etnikë bojkotuan votimin, të cilët fillonin punën në zyrat e tyre në veri të Kosovës – një funksion themelor dhe normal i një qeverie demokratike – SHBA. Sekretari i Shtetit Antony Blinken “dënoi ashpër” republikën e re dhe dënoi vendin.
A e dënoi Uashingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan Forcën e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës? Mezi—dënoi dhunën, por nuk thirri sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”? Përsëri, mezi, nëse fare jo.
Me ngurrim arrita në përfundimin se në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, Uashingtoni qetësoi një ngacmues gjysmë autokratik – Vuçiqin – dhe u bë vetë një ngacmues, duke e shtyrë dhe frikësuar Kosovën më të vogël dhe më të cenueshme.Është sjellje nën nivelin e SHBA dhe është koha për të rivendosur qasjen.
Serbia është duke u larguar nga demokracia dhe Perëndimi që kur Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit erdhi në pushtet në Beograd më shumë se një dekadë më parë. Sipas Freedom House, një organizatë joqeveritare që gjurmon të drejtat e njeriut dhe liritë civile në mbarë botën, SNS në pushtet “ka gërryer në mënyrë të vazhdueshme të drejtat politike dhe liritë civile, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, opozitën politike dhe organizatat e shoqërisë civile”. Për më tepër, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së raportoi në vitin 2019 se “[f]pas zgjedhjeve të Serbisë të vitit 2012, SNS ndërmori hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë”. Që atëherë, lidhja Moskë-Beograd ka vazhduar. Në të vërtetë, Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – gjë që e ka bërë çdo vend tjetër në Evropë (përveç Bjellorusisë). Pra, çfarë po ndodh? Pse Shtetet e Bashkuara janë kaq të shpejta për të dënuar Kosovën dhe kaq kundërshtues për të thirrur Serbinë? Dhe si ta përfundojmë këtë spirale në rënie dhe t’i rikthejmë njëfarë kuptimi politikës së SHBA-së?
Unë besoj se në dritën e luftës në Ukrainë, dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit. Presidenti amerikan meriton një meritë të madhe për mënyrën se si administrata e tij po udhëheq Perëndimin në mbështetje të Ukrainës. Por dëshira e tij e zjarrtë për të ruajtur stabilitetin në Evropë ka shtrembëruar pikëpamjen e administratës së tij për konfliktin e gjatë midis Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni tani po e merr me të mirëq Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij ndezëse.
Natyrisht, Shtetet e Bashkuara duan t’i shohin Serbinë dhe Kosovën t’i bashkohen institucioneve kyçe euro-atlantike, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si shtete paqësore dhe demokratike. Por tani, administrata Biden duhet të mbështesë Kosovo pasi forcon demokracinë e saj dhe konsolidon sovranitetin. Në vend të bllokimit të Prishtinës nga frika se Beogradi gjysmë-autokratik mund të ndezë flakët nacionaliste dhe t’i vërë flakën fuçisë së barutit që ka kultivuar në veri të Kosovës.
Diplomatët amerikanë argumentojnë se nëse vetëm Kosova do të zbatonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASMM) – një shoqatë e propozuar e komunitetit me një farë aftësie për të koordinuar aktivitetet lokale – në veri të saj, atëherë të gjithë mund të ecnin përpara. Po, Kosova ka premtuar krijimin e ASMM-së në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe duhet ta bëjë këtë. Por ASMM nuk do ta zgjidhë problemin themelor – kundërshtimin agresiv të Serbisë për një Kosovë të pavarur – i cili forcohet vetëm kur Uashingtoni kënaq keqbërjet e Vuçiqit. Në fund të fundit, nëse do të krijohet ASMM, të njëjtat parti do të kenë të njëjtat interesa dhe do të tërheqin të njëjtat leva për të arritur të njëjtat synime. Dhe Vuçiç do të vazhdojë të nxisë separatizmin dhe të nxisë dhunën.
Natyrisht, është mirë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë përpjekur të avancojnë normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Megjithatë, normalizimi do të thotë gjëra mjaft të ndryshme për secilën palë.
Në ndërkohë, qetësimi i Serbisë nuk po funksionon dhe është koha për të ndryshuar kursin. Administrata Biden ndërmori hapin e parë në këtë drejtim javën e kaluar, kur Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj shefit të spiunazhit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të “korrupsionit të avancuar … dhe përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës” dhe duke përdorur “pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë , duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.” Por këto aktivitete kanë vazhduar në qeverinë serbe për vite me radhë, dhe është koha për të bërë një shkëputje të vërtetë me të kaluarën.
Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit dhe të kundërshtojnë korrupsionin.Këto karakteristika janë në rënie në Serbi, por janë në rritje në Kosovë.I bëj thirrje administratës së Biden-it që t’i kthehet bazave: të rifokusohet në vlerat e SHBA-së dhe të ndalojë shtypjen e Kosovës.Dhe ajo duhet të ribalancojë politikën e saj për Ballkanin për të mbështetur ata që i përqafojnë ato prioritete dhe të qëndrojnë përballë atyre që nuk i përqafojnë./Voal.ch/ Burimi FP
Washington’s desire for Balkan stability has overtaken its support for democracy, the rule of law, and anti-corruption
As the former chairman of the U.S. House Foreign Affairs Committee and during more than 30 years in the House of Representatives, I closely followed United States policy toward the Balkans and have been pleased by Washington’s support for democracy, the rule of law, and anti-corruption efforts there. But although I generally back what President Joe Biden’s administration is doing at home and abroad, I have concerns with the State Department’s handling of the ongoing dispute between Kosovo and Serbia.
The United States and most of Europe recognized the Republic of Kosovo in 2008, when the small country declared independence from Serbia. Less than a decade earlier, the United States and NATO halted former Yugoslav strongman Slobodan Milosevic’s vicious ethnic cleansing of Kosovo’s ethnic Albanian population. It was a major foreign-policy success for the West, and it was followed by years of robust U.S. support for Kosovo. But since then, Serbia and Russia have blocked Kosovo’s effort to join the United Nations and gain full recognition around the world, and the U.S. State Department has recently seemed less willing to support Kosovo’s exertion of sovereignty throughout its own territory.
Within the past year, Kosovo has sought to carry out the normal functions of government within its borders only to be faced with condemnation and even punishment by the United States. When Kosovo tried to have all of its citizens, including ethnic Serbs in the north, use its license plates rather than those of Serbia, the State Department firmly criticized Kosovo. When Kosovo sought to have duly elected mayors, who happened to be ethnic Albanian because ethnic Serbs boycotted the vote, begin work in their northern Kosovo offices—a basic and normal function of a democratic government—U.S. Secretary of State Antony Blinken “strongly condemned” the young republic and slapped punishments on the country.
Did Washington condemn Serbian President Aleksandar Vucic for pressuring Kosovo Serbs to boycott the election? No. Did it condemn the small group of Serbs who attacked NATO’s Kosovo Force, wounding 30 peacekeepers? Barely—it condemned the violence but did not call out the attackers. Did it condemn Serbia for stoking ethnic Serb citizens of northern Kosovo to aggressively reject using license plates of the country where they live? No. Has it condemned Serbia’s actions against ethnic Albanians in south Serbia, which, according to the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia, amount to “ethnic cleansing through administrative means”? Again, barely, if at all.
I have reluctantly reached the conclusion that in the dispute between Kosovo and Serbia, Washington has been appeasing a semi-autocratic bully—Vucic—and has become a bit of a bully itself, pushing around and intimidating the smaller, more vulnerable Kosovo. It’s behavior that’s beneath the United States, and it’s time to reset the approach.
Serbia has been drifting away from democracy and the West ever since Vucic’s Serbian Progressive Party (SNS) came to power in Belgrade more than a decade ago. According to Freedom House, a nongovernmental organization that tracks human rights and civil liberties around the world, the ruling SNS “has steadily eroded political rights and civil liberties, putting pressure on independent media, the political opposition, and civil society organizations.” In addition, the U.S. Defense Department reported in 2019 that “[f]ollowing Serbia’s 2012 election, the SNS took steps to increase its military relationship with Russia.” Since then, the Moscow-Belgrade connection has persisted. Indeed, Serbia has still not imposed sanctions on Russia for invading Ukraine—which every other country in Europe (except Belarus) has done. So what’s going on? Why is the United States so quick to condemn Kosovo and so averse to calling out Serbia? And how do we end this downward spiral and restore some good sense to U.S. policy?
I believe that in light of the war in Ukraine, Washington’s desire for stability in the Balkans has overtaken its support for democracy, the rule of law, and anti-corruption. The U.S. president deserves enormous credit for how his administration is leading the West in support of Ukraine. But his fervent desire to maintain stability in Europe has skewed his administration’s view of the long-standing conflict between Serbia and Kosovo. Washington is now placating Vucic in an attempt to tamp down his incendiary tendencies.
Of course, the United States wants to see both Serbia and Kosovo join the key Euro-Atlantic institutions, including the European Union and NATO, as peaceful and democratic states. But right now, the Biden administration should be backing Kosovo as it strengthens its democracy and consolidates sovereignty. Instead, its blocking Pristina out of fear that semi-autocratic Belgrade could stoke nationalist flames and set fire to the powder keg it has cultivated in northern Kosovo.
U.S. diplomats argue that if only Kosovo would implement the Association of Serb Majority Municipalities (ASMM)—a proposed community association with some ability to coordinate local activities—in its north, then all could move forward. Yes, Kosovo promised to set up the ASMM in the 2013 Brussels Agreement, and it should do so. But the ASMM won’t solve the basic problem—Serbia’s aggressive opposition to an independent Kosovo—which is only bolstered as Washington indulges Vucic’s misdeeds. At the end of the day, whether the ASMM is created, the same parties will have the same interests and will pull the same levers to achieve the same goals. And Vucic will keep stoking separatism and inciting violence.
Of course, it’s good that the United States and the European Union have been trying to advance normalization between Serbia and Kosovo through the EU-facilitated dialogue. Still, normalization means rather different things to each side.
In the meantime, appeasement of Serbia is not working, and it’s time to change course. The Biden administration took the first step in that direction last week, when the Treasury Department imposed sanctions on Serbia’s spy chief, Aleksandar Vulin, for having “advanced corruption … including involvement in a drug trafficking ring” and using “his public positions to support Russia, facilitating Russia’s malign activities that degrade the security and stability of the Western Balkans.” But those activities have been going on across the Serbian government for years, and it’s time to make a real break with the past.
The United States needs to support democracy, the rule of law, and the free press, as well as oppose corruption. Those features are in decline in Serbia, but they are in the ascendance in Kosovo. I urge the Biden administration to return to basics: Refocus on U.S. values and stop bullying Kosovo. And it needs to rebalance its policy in the Balkans to support those who embrace those priorities and stand up to those who don’t./foreignpolicy.com
Voal.ch po sjell një reagim të analistes Amerikane Ivana Stradner, e cila pak kohë më parë ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë i qeverisë serbe.
“E turpshme.Shtetet e Bashkuara ende besojnë me naivitet se Vuçiq do ta njohë Kosovën dhe Uashingtoni po e qetëson atë në mënyrë që ai të mos krijojë një luftë të re me mbështetjen e Rusisë në Ballkan.Por Rusia nuk mund ta ndihmojë atë…Gjithashtu, unë po ndjek atë që po ndodh në Moldavi, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan dhe e gjithë kjo është pjesë e të njëjtit skenar… por 🇺🇸 ende beson se Vuçiç do t’i mbajë premtimet e tij.Në fakt, ai thjesht po blen më shumë kohë.”
Disgraceful. The US still naively believes that Vucic will recognize Kosovo and they Washington is appeasing him so he doesn’t create a new war with Russia’s support in the Balkans. But Russia can’t help him…
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) May 26, 2023
Dr. Ivana Stradner serves as a research fellow with FDD’s Barish Center for Media Integrity, where her research focuses on Russia’s information operations and cybersecurity, particularly Russia’s use of advanced forms of hybrid warfare and the threat they pose to the West. Ivana studies Russia’s security strategies and military doctrines to understand how Russia uses information operations for strategic communication. Given the divergence between the American and Russian militaries’ understandings of cybersecurity, her work examines both the psychological and technical aspects of Russian information security.
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e parë ishin më rritje në krahasim me 2020, prej rritjes së normës së pagesës së kontributeve nga rritja e pagës minimale, kjo nuk e ka penguar deficitin e skemës së pensioneve të zgjerohet më tej.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) raportoi se gjatë janar-qershor deficiti i skemës së pensioneve (shpenzimet që nuk u mbuluan dot me të ardhura) arritën në 12,6 miliardë lekë ose 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, ku deficiti i skemës ishte 10.3 miliardë lekë.
Deficiti po zgjerohet për shkak se shpenzimet po rriten me shpejt se ritmet e grumbullimit te të ardhurave nga kontributet.
Edhe pse qeveria rriti masën e kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagës minimale në 1 janar 2021 me 30,000 lekë nga 26,000 lekë që ishte më parë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të frenuar deficitin të zgjerohet, pasi shpenzimet e skemës janë në presionin e plakjes së popullsisë. ISSH njoftoi se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti kanë plotësuar kriteret për pension rreth 11 mijë persona. Zakonisht skema e pensioneve shtohet me 15-16 mijë pensionistë në vit, ku shumica janë përfitues të skemës se pleqërisë.
Deficiti i skemës së pensioneve do të ishte më i lartë nëse nuk do të ishte miratuar reforma e re pensioneve që hyri në fuqi në fillim të vitit 2015, e cila rriti moshën e daljes në pension e për rrjedhojë frenoi numrin e pensionistëve të rinj në skemë.
Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 180 mijë kontribuues të rinj që nga 2013-ta.
Ekspertët në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve.
Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2021 paguan sigurime vetëm 778 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.
Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 47%./Monitor
Këtë të shtunë janë rivarrosur eshtrat e patriotit Demë Ali Pozhari në fshatin e tij të lindjes në Pozhar të Deçanit.
“Një patriot i madh u kthye sot në atdhe!”, kështu është shprehur me këtë rast ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, pata nderin dhe privilegjin të jem e pranishme në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të njërit nga patriotët më të mëdhenj shqiptar, Demë Ali Pozhari. Pozhari zë vend të rëndësishëm në historinë çlirimit të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare. “Në kohë paqe, i butë si qengj është shqipëtari. Por, në luftrat e betejat si luan i tmerrshëm bëhet”, shkruan Naim Frashëri në poezinë ‘Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve’. Si luan do të vepronte gjatë gjithë jetës së tij Demë Ali Pozhari, sepse jetonte në kohë të karakterizuar nga shtypja e shqiptarëve dhe tendencat për zhdukjen e tyre nga Kosova”.
Jahjaga është shprehur se Pozhari njihet për atdhedashurinë, guximin dhe angazhimin e parreshtur për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të vënë në pah rëndësinë e tyre si faktor i rëndësishëm politik e gjeostrategjik në Ballkan.
“Ai dhe familja e tij, brez as brezi, sakrifikuan dhe flijuan jetën për kauzën e çlirimit dhe të shtet-ndërtimit. Kulla e Pozharajve, e cila qëndron e fuqishme edhe sot e kësaj dite, do të mbahet mend gjithmonë si vatër e trimave dhe heronjëve të vendit tone”.
“Në vitin 2012, Pozharin e pata dekoruar post-mortum me Urdhërin e Lirisë për kontributin e tij për lirinë e shqiptarëve”.
Komentet