Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është zhvilluar me debate mes kryetarit Lulzim Basha dhe ish-nënkryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Basha dje bëri thirrje për protesta të fuqishme, të cilat i quajti “stuhia e revoltës”. Ai tha se PD do të udhëheqë këtë stuhi të pakënaqësisë së qytetarëve kundër Qeverisë Rama.
Mirëpo pas largimit të medias, Topalli kërkoi nga Basha që mbledhjet e grupit të jenë më të shpeshta dhe që Partia Demokratike të mbështesë dhe udhëheqë protestën e studentëve kundër ligjit të arsimit të lartë. Gazeta “Panorama” ka zbardhur një pjesë të diskutimit mes Bashës dhe Topallit për këto çështje. Kryetari i PD iu përgjigj Topallit duke i thënë se brenda 10 ditëve janë zhvilluar 3 mbledhje grupi. Kurse sa i përket protestës së studetëve, Basha tha se vetë studentët kanë kërkuar që kauza e tyre të mos politizohet.
Debati Basha-Topalli pa media

Kryesore
Komentet