Të ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, ku u diskutua rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”, analistët Mentor Nazarko e Andi Bushati kanë debatuar mes tyre.
Nazarko ka qenë kundër ideve të Bushatit, të cilin e akuzoi bashkë me Fatos Lubonjën, se shpesh, sipas tij bëjnë letërsi politike, gjë e cila nuk është pranuar nga dy analistët.
Në replikë me Nazarkon, Bushati tha se ndryshe nga ai nuk ishte b…lëpirës.
Debati:
Mentor Nazarko: Ne nuk duhet të vuajmë nga sindromi i të gjithëditurit, veçanërisht kur janë çështje të tilla kaq të specializuara. Duhet të dëgjojmë shumë burime. Këtë po e them për Bushatin. Cfarë tha zoti Prenci është shumë më serioze për qeverinë për rastin në fjalë se çfarë thotë Bushati, Lubonja apo unë. Shpeshherë ne bëjmë letërsi politike. Ne dalim në përfundim që në fillim të emisionit dhe themi qeveria e ka fajin. Emisioni ka mbaruar këtu.
Andi Bushati: Ti po thua të mos e gjejmë armikun? Ore ti ke mendim tëndin? Se fillove të flasësh duke bërë replikë me mua…
Mentor Nazarko: Jo, përkundrazi, ti e bën se e pe që unë po pyesja ekpertin e bankave në fillim. Nëse Ylli do kishte pyetur zotin Prençi athere do kishim shkuar më heret tek pergjegjesia e qeverise.
Andi Bushati: Ore hall të madh ke të mbrosh të pambrojtshmen…
Mentor Nazarko: Eee
Andi Bushati: Thuaj mendimin tënd, ç’ke me ne.
Mentor Nazarko: Grandomania jote ka përmasa planetare.
Andi Bushati: Ore ty të kanë sjellë për kasap këtu?
Mentor Nazarko: Prit një sekondë, kasapi je ti që e pret qeverinë. Po e preve ti, mbaroi qeveria. Unë po them një gjë tjetër.
Andi Bushati: Epo edhe b…lëpirës nuk jam unë
Mentor Nazarko: Fakti që ti në këtë pjesë të jetës tënde ke vendosur të mos jesh b…lëpirës, kjo është çështja jote
Andi Bushati: Se ka njerëz që e harxhojnë gjithë jetën
Mentor Nazarko: Në këtë çështje unë dua të dëgjoj ekspertin, meqë t’i hyre në analizën që bëj unë…ti shpeshherë të rruan në të thatë vëlla, sepse nëqoftëse ti s’kupton nga ligji, nga ekonomia atëherë bën poezi politike.
Andi Bushati: As nuk merrem, as nuk merrem.
Mentor Nazarko: Dhe kjo mund të mos quhet b…lëpirje por është më e rëndë, më e turpshme. Ju bëni procesin e qëllimeve pa ditur faktet. Ai (Rama) ju quan kadri, unë e quaj një gjë tjetër…
Andi Bushati: Këtë të turpshmen e marr përsipër unë, ti merr përsipër atë b…lëpirjen. Kaq kam unë
Mentor Nazarko: Po ky është komenti jot. Ti kur bën komente shpall ku ta di Francën si problematike, ben thirrje të bëjmë një ’97 të dytë- ku do me ja dit ti. Kjo është padituri e thjeshtë. Dhe më shumë! Fakti që ti e përsërit se e ka fajin qeveria nuk do të thotë që është dituri, por padituri
Komentet