Këtë herë është vetëm një ndeshje përpara. Ndryshe nga grumbullimet e kaluara, Shqipëria do të përgatitet vetëm për një përballje. Grumbullimi paraardhës ishte për dy të tilla.
Për këtë sfidë, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka vendosur që të jetë më shumë se kurrë diskret. Në axhendën e tij për këtë takim do të jenë 23 futbollistë, ndërkohë që “Panorama Sport” mëson se tekniku ka zgjedhur që të jetë enigmatik deri në momentet e fundit.
Vetëm sot do të bëhet publike lista zyrtare e futbollistëve që De Biazi do të ketë për ndeshjen me Izraelin, ndërkohë që në të vërtetë, tekniku ka shpërndarë 26 ftesa. Mungesa e minutave dhe situata aktuale aspak e mirë me Basaksehirin, ka bërë që Sokol Cikalleshi të mos e marrë ftesën nga tekniku për këtë takim.
Gjithashtu, gazeta ka më- suar se trajneri do të vendosë të mbajë në grumbullim, vetëm 23 lojtarë. Si për të kopjuar situatën që ndodh përpara çdo ndeshjeje, ku zgjidhen vetëm 23 lojtarë të gatshëm për një 90- minutësh dhe pjesa tjetër lihet në tribunë, këtë herë trajneri do ta bëjë një zgjedhje të tillë që në shpalljen e listës.
Jashtë 23- shes ka mbetur Cikalleshi për zgjedhje sportive dhe Sadiku për arsye dëmtimi. Ndërkohë që rrezikon shumë edhe Ergys Kaçe.
LISTA E MUNDSHME
- Etrit Berisha
- Orges Shehi
- Alban Hoxha
- Th.Strakosha
- Mërgim Mavraj
- Frederik Veseli
- Arlind Ajeti
- Berat Gjimshiti
- Elseid Hysaj
- Ansi Agolli
- Andi Lila
- Naser Aliji
- Taulant Xhaka
- Ledian Memushaj
- Amir Abrashi
- Burim Kukeli
- Odise Roshi
- Jahmir Hyka
- Ermir Lenjani
- Shkëlzen Gashi
- Bekim Balaj
- Asdren Llullaku
- Endri Çekiçi
- Eros Grezda
- Edgar Çani
- Ergys Kaçe?
Komentet