Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në dy përballjet e radhës me 4 dhe 7 shtator ndaj Danimarkës në Kopenhagën dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”.
Risi në këtë listë janë Berat Xhimshiti, Naser Aliji dhe Arlind Ajeti, të cilët janë thirrur për herë të parë në një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë.
Publikimim e listes trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, e ka bere në një konferencë në Skype, moderuar nga zëdhënësja Jona Dervishi, një risi kjo per FSHF.
Lista perfshin emrat e futbollistëve që do marrin pjesë në ndeshjet me Danimarkën me 4 Shtator 2015 ora 20:45 dhe në 7 Shtator Shqipëri-Portugali në “Elbasan Arena” në oren 20:45.
Komentet