Voal – Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi deklaroi pas ndeshjes me Portugalinë, se me këtë humbje, pozitat e Shqipërisë janë komplikuar.
Kjo, për faktin se Portugalia tashmë është e kualifikuar dhe mund të tolerojë me Danimarkën.
“Rezultati i sotëm për ne ishte i rëndë.
Me këtë humbje ia kemi komplikuar veten gjërat, pasi tashmë Portugalia është e kualifikuar.
Për këtë arsye shpresojmë që Portugalia në ndeshjen me Danimarkën të luajë për të fituar”, tha mbrëmë De Biazi.
Sipas tij, ekipi humbi pasi u ndikua nga tifozët dhe në fund mendoi se mund të luante si e barabartë me Portugalinë.
De Biazi tha se ekipi mendoi se ishte më i fortë se sa është në të vërtetë.
Komentet