E falë tij sot, skuadra jonë kombëtare mund të fitojë, mund të barazojë, mund të humbasë, por në çdo rast është e vërtetë me lojën dhe prandaj edhe ne i jemi pas çdo ndeshjeje mirënjohës kësaj skuadre, pavarësisht nga rezultati.
Kjo e vertetë, merr një kuptim edhe më të posaçëm në prag të ndeshjes vendimtare me Serbinë. Një ndeshje padyshim vendimtare për t’u kualifikuar direkt në Europianin e Francës, por vendimtare edhe për një arsye tjetër: Per të bërë diferencën jo vetem në fushën e lojës, po dhe në shkallët e stadiumit.
Për të provuar se ne jemi ndryshe, se ne dimë jo vetëm të mbështesim me zjarr lojtarët tanë, por edhe të respektojme kundërshtarin në fushën tonë; se ne dimë jo vetem të këndojmë njëzëri himnin tonë, po edhe të respektojmë në qetësi himnin e kundërshtarit; se ne dimë jo vetëm të përballemi me të gjithe forcën e bashkuar të zemrave tona në fushën e një ndeshjeje vendimtare për kualifikimin, po dimë edhe të tregojmë se jemi një komb i etur për sukses po dinjitoz deri në minutën e fundit, rreth një kombëtareje, që falë Gianni De Biasit mbetet dinjitoze në çdo rezultat, fitore, në barazim apo në humbje.
“Just play, have fun, enjoy the game”, thotë superkampioni, Michael Jordan, dhe miku ynë De Biasi thotë po ashtu të njëjtën gjë përpara se sa në kulmin e tensionit, djemtë e tij të hyjne në fushë. Kjo vlen edhe për të gjithë ne të tjerët që bashkë me ta, do të jemi kundër Serbisë në Elbasan Arena, ku duhet të fitojë Kombëtarja Kuqezi po ku mbi të gjitha duhet të fitojë Shqipëria Europiane e Fair Play-t dhe mikpritjes.”
*Fjala e mbajtur pas nderimit të De Biasit me titullin “Honoris Causa” në UET
Komentet