Një ndeshje e humbur për fat të keq apo për raste të pashfrytëzuara.
Ky është mendimi në kampin kuqezi, pas përballjes me Zvicrën. Megjithatë, asnjë nuk dorëzohet, përfshi trajnerin Gianni De Biasi, i cili beson se mund të përmbyset situata në dy ndeshjet e tjera.
Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares:“Nuk duhej të ishim ndikuar në këtë mënyrë nga ndeshja dhe nga emocionet e debutimit. Lufta vazhdon. Humbëm raundin e parë, nga tre të mundshëm. Na mbeten edhe dy ndeshje, që duhet të mundohemi t’i shfrytëzojmë sa më mirë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se luajmë ndaj kundërshtarë të vështirë. Megjithatë duhet të luajmë ashtu si në pjesën e dytë të sfidës me Zvicrën”.
Mërgim Mavraj dhe presidenti FSHF-së Armand Duka iu mbeti peng pse nuk kënaqën tifozët.
Mërgim Mavraj – Futbollist i Shqipërisë:“Fatkeqësisht nuk i shpërblyem tifozët të paktën me 1 pikë. Kundërshtari në të tilla nivele e shfrytëzon rastin, ndërsa ne rastet që gaboi Zvicra nuk i shfrytëzuam, aty është dallimi.
Armand Duka – President i FSHF: “Rasti i Gashit ishte i pastër për gol dhe duke parë në momentin që ishim do të ishte një gol i padiskutueshëm dhe do të ishim të gjithë me një humor të mirë”.
Shqipëria tani duhet të përgatitet për takimet e radhës me Francën, më 15 Qershor dhe Rumaninë më 19 Qershor.
Komentet