Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi pas humbjes me Francën ka deklaruar se ndjehet keq për lojtarët pasi sipas tij nuk e meritonin një humbje të tillë në minutat e fundit.
Kuqezinjtë pësuan 2 me 0 në minutat e fundit nga francezët për të mos kapur akoma pikën e parë në një garë të tillë ndërkombëtare.
“Goli në minutën e fundit ishte shumë i rëndë për lojtarët. Na la shumë të zhgënjyer, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë”, ka thënë pas takimit italiani.
Ai ka shtuar se lojtarët patën një paraqitje të mirë dhe se është krenar me lojën e tyre.
“Lojtarët bënë një ndeshje të mirë, sot pashë një skuadër që e tregoi se e meriton të jetë këtu ku është. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë”, ka shtuar De Biasi.
Trajneri italian gjithashtu theksoi se Shqipëria ka edhe një ndeshje tjetër duke shpresuar që mungesën e golave në dy ndeshjet e para, ta arrijë me një fitore përballë Rumanisë.
Komentet