VOAL – Sytë të përqëndruar dhe veshët të mprehur në Davos, sot, të premten, tek fjalimi i Donald Trumpit. Presidenti i SHBA do të shprehë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) idetë e tij proteksioniste. Fjalimi i tij do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë media.
Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, në fjalimin e tij Trumpi do të mbështesë tregtinë globale, por duke kërkuar që ajo të jetë “e drejtë dhe e barabartë”. Mesazhi që do të kerkojë të japë është se “Amerika është e gatshme për të bërë marrëdhënie me të gjithë botën”, por shkëmbimet duhet bazuar “mbi reciprocitetin e trajtimit”.
Komentet