1854 – 1909
1858 Kisha Katedrale Shkoder
Fakte historike: Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet e zhvillueme në Shkoder.
Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen.
Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres (Kisha e Madhe Shkoder, ma e madhja në Ballkan).
Në vitin 1854 Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.
Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder.
Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.
Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.
Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar.
Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, prej Don Zef Ashtës, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Shkolla u hap në shtëpinë e Tom Mark Radovanit.
Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit.
Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”.
Në vitin 1902 Shkolla Françeskane e drejtueme nga At Gjergj Fishta, jep mësimet në gjuhen Shqipe.
Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.
Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Gjergj Fishta.
Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.
Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” e “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar.
Shenim F.R.: (Datat dhe faktet janë marrë nga studjuesi shkodranë Mësuesi Gjush Sheldija.)
Ndihma e madhe e Austro – Hungarisë nder këto vite edhe sot, asht e pakjartë dhe shumë e errtë e shkrueme nder libra.
Shqiptarët vazhdojnë mos me shkrue Historinë si asht n’ fakt!
Melbourne, 13 Qershor 2024.