Dashuria është ajo pisha e gjelbër
që lëkundet nën qiellin me hënë
Që ngrin në të ftohtin e janarit
Si një dëshirë e pathënë
Dashuria është bota pas xhamave
Nxitimi i lirë për diku…
Është qenia me 900 leukocite
Që në çarçafët e bardhë mendon per ty.
Dashuria është telefoni i së mërkurës
Dhe kopsa e qepur me pe gri
Dhe kompostot e ngrëna në stol
Me një pirun të dy.
Dashuria është apartamanti i qetë
I pagrindje dhe i lumtur siç mund të jetë veç në ëndërr
Janë fjalë pa kuptim që tingëllojnë aq të bukura
Dhe heshtja e thjeshtë që kurrë s’është e rëndë.
Dashuria ime je vetëm ti
Në këtë sfond ngatërresash pa fund
Asnjë arsye nuk e fshiu dot atë
Asgjë s’më bëka që ta humb.
Ajo është një gjë pafundësisht e bukur
E kthjellët dhe krejt e pastër
Si lindi, si jeton, si mundet
Në këtë botë të ndyrë dhe të ashpër.
1981
Komentet