Ti rritesh me buzët e qeshura dhe sytë me të zi rrethuar!
Unë rritem nëpër venat e tua, si një bastard i plagosur
që kërkon strehim në trotuare të njoma, të buta.
Dashuri, në këtë botë je mëkati vetë!
Puthja ime është një bri xixëllues djalli:
puthja ime është një kredo e shenjtë!
Fryma është horopter i syrit që kalon –
e pastër në blasfeminë e saj!
zemra që e krijon trurin! –
që kalon në tënden, përmes argjilit tim të trishtë.
Kinde platonike
që ekzistojnë në hirin ku ekziston shpirti yt!
Ndonjë pendesë e ligë?
Ndoshta keni dëgjuar atë! Lule e pafaj!
Dhe … e di se ku nuk ka Ati Ynë,
Dashuria është një Krisht mëkatar!
Komentet