Nje i njohuri im me tregoi kete histori dashurie te çuditshme:
” Kur isha student ne Moske me rastisi te banoj ngjitur me nje nga ato, besoj, e merr me mend se per ke e kam fjalen. Ajo ishte polake dhe quhej Tereza. Nje gjatovine kurmemadhe, ezmere, me floke te zinj, vetulla te trasha drize, fytyre pllocake tejet vulgare, me tipare te pagdhendura si te hequra me hanxhar, sy pis te zinj prej nga i regetinte nje shprehje shtazarake, e frikshme, ze i trashe prej basi, ecje e kalamendur si e nje karrocieri, vrull e force brutale muskujsh qe spikatnin fort, perplot shendet batall, qe domosdo te linte mbresen se ajo perdorte argon e rendomte te pazarit te gjese se gjalle; pra, te gjitha keto me ngjallnin vetem nje ndjenje te perçudnuar llahtarie. Une banoja ne papafingo, ngjitur me mua ishte kthina e saj. Asnjehere nuk e lija deren hapur kur ajo ndodhej brenda. Ketu nis historia e rralle qe dua te tregoj. Nganjehere ndeshesha me te neper shkalle, apo ne oborr dhe ajo me buzeqeshte ne nje menyre qe une s’dija si t’i pergjigjesha, sepse buzeqeshja e saj me dukej dinake dhe cinike. Here here qellonte ta shikoja te dehur, me sy te mjegullt, floke te gafrruar, me nje buzeqeshje te neveritshme. Ne nje nga keto takime te rastesishme, ajo me foli;
“Ç‘kemi, zoti student!” dhe nje e qeshur prej budallaçke, qe i shoqeroi keto fjale, me benri te ndjeja edhe me teper ndot ndaj saj. Shume here me shkonte neper mend te nderroja shtepi, qe te shmangia takimin me ate femer; por ishte e pamundur, sepse nuk besoja te gjeja nje dhome me te mire se ajo qe kisha, me nje pamje te pafundme, te mrekullueshme, qe dukej nga dritarja dhe me nje heshtje pothuaj te plote qe vinte poshte nga rruga.
Nje mengjes isha shtrire ne divan pothuajse ne gjendje te amullt duke kerkuar nje lloj shfajesimi ngaqe s’po ngutesha per te shkuar ne shkolle, kur papritur dera u hap dhe u degjua zeri bas i Terezes, ai ze i neveritshem qe oshetiu te pragu”
” Si dukesh me shendet zoti student?”
” Ç‘kerkon? ” i thashe. Fytyra e saj konfuze kishte dhe nje lloj lutjeje. Ajo shprehje njerezore dukej si krejt pa vend ne ate fytyre.
” Degjo, zotni, kerkoj nje favor prej jush. Do te ma beni?
Nje cope here mbeta krejt i heshtur, me vinin plot mendime; Behu i meshirshem, i thoja vetes, ne rrethana te tilla ndjen si te kaplojne cilesite e mira, po s’je ne gjendje t’i vesh ne perdorim, kuraje, jepi djalosh!
” Dua te dergoj nje leter ne shtepi, si thoni? zeri i saj u be papritur kaq lutes, i bute, i ndrojtur.
” Ç‘dreqin me gjeti me ty! mendova, u ngrita menjehere ne kembe, u ula ne tryeze, mora nje flete leter dhe i thashe;
” Eja, ulu, me thuaj cfare te shkruaj.
Ajo u afrua, u ul me shume kujdes, pastaj me keqyri me nje veshtrim prej fajtoreje.
” Fillojme, kujt do t’i shkruash?”
” Bolesllav Kashputit, ne qytetin Svyeptsyana, ne rrugen Varshava..”
” Jepi, ç’pret!”
” I dashuri im, Boles… I shtrenjti im… Dashnori im i devotshem.. Mema ime, mema e Zotit ne qiell, mbroje ate..Ai ka zemer te arte, u be kohe e gjate qe s’me ka shkruar dy fjale.. pellumbesha jote e vogel qe vuan e derdh lot, Tereza.”
Nuk u permbajta, shpertheva ne te qeshura. ” Nje pellumbeshe e vogel qe vuan,” me shume se pese kembe e gjate, nje katana mishi, nje fytyre e nxire, qe s’mund ta perqasja dot me nje pellumbeshe te vogel, kur e dija se ajo kishte rrojtur me nje llambe te tymte vajguri dhe s’ishte lare nje here ne jeten e saj. Duke u perpjekur te permbaja veten, i fola;
” Kush eshte ky Bolest?”
” Boles, zoti student! tha ajo e fyer ngaqe i kisha prishur emrin e te dashurit. ” Ai e ka emrin Boles, eshte djaloshi im.”
” Djaloshi!”
” Pse, ç’ka per tu çuditur, zotni? Nje vajze si une, s’mund te kete nje djale?”
” Ajo? Vajze? Ej, dreqin.” mendova.
” Oh, pse jo?” i thashe, ” Çdo gje eshte e mundur. Ai ka qene i dashuri juaj per nje kohe te gjate?”
” Po, prej gjashte vjetesh.”
” Oh, oh! bera me vete. ” Tani le ta shkruajme letren.”
Dhe, sic ju a kam bere te qarte, e, natyrisht, sic mund ta merrni me mend, une do te isha gati te shnderrohesha ne nje Boles, ne qofte se tharmi i kesaj korespondence dashurie nuk do te kishte qene Tereza, po dikush tjeter, e ndryshme nga ajo.
” Ma pret mendja se duhet shume zemer, zotni, per t’ia dale ketyre lloj puneve.” mu drejtua Tereza me shume perulesi. ” Ndoshta dhe une mund te bej per ju ndonje sherbim te vogel.”
“Jo, s’eshte nevoja, faleminderit.”
” Ku i dihet, zoteri, ndonjehere bluza juaj, ose pantallonat, mund te kene nevoje per ndonje arnim te vogel.”
Ndjeva se si ky mamuth me kemishe nate kujtonte se me kishte shkaktuar nje ndjenje turpi prej asaj cka mund te nenkuptohej, po une ia preva shkurt duke i bere te ditur se s’kisha asnjehere nevoje per sherbime te ketij lloji.
Ajo ia mbathi.
Qe prej asaj dite kaloi nje ose dy jave. Ishte mbremje. Po qendroja ne kembe te dritarja duke fishkellyer e duke menduar per gjera qe s’kishin fort lidhje me ate gjendje humnerore ku kisha rene. Isha zhytur ne nje merzi te thelle prej motit te keq. Nuk kisha deshire te dilja perjashta, doja te shmangia cdo kontakt, me pelqente nje analize shpirterore, t’i bindesha nje ndjellje, qe na ndodh kohe me kohe, per nje refleksion intim. Isha krejt i paqarte pas nje pune qe kisha neper duar, po nuk gjeja ende nje pike kthjellimi. Papritur dera u hap. Perendia me ndihu, per fat, dikush beri balle ne dhome.
” O, zoti student, poqe se nuk jeni i zene me ndonje pune, a mund te merreni pak me mua?”
Ishte Tereza. O, zot, ku ma gjete!
” Çfare do?”
” Dua t’ju pyes, zoteri, nese keni kohe te me shkruani nje leter tjeter.”
” Sigurisht. Per Bolesin, e?”
” Jo, kesaj here me shkruan ai.”
“Çfare?”
” Sa budallaqe jam! Nuk eshte per mua, zoti student, ju kerkoj te falur. Kjo eshte per nje mik qe e kam ne mendjen time, si t’ua them, per nje te njohur, po, po, per nje te njohurin tim. Ai ka nje zemer te embel, qe i pelqen shume kesaj ketu, pra Terezes. Merre me mend vete c’mund t’i shkruaj. Mundesh, zoteri t’i qendisesh nje leter kesaj Terezes?”
E keqyra: fytyra e saj ishte mjaft e emocionuar, duart i dridheshin. Po me ziente koka, as qe e merrja me mend se c’duhej te beja.
” Degjo, moj zonjushe, ketu nuk ka as Boles, as Tereze, ti po me tregon nje thes me genjeshtra. Mos me mbaj asnje te fshehte. Nuk kam kurrfare deshire te merrem me trillimin e atyre te njohurve te tu te cuditshem. Me kupton?”
Papritur ajo u terhoq me nje vrull te cuditshem, krejt te panevojshem, qe e beri te dukej si nje femer torollake, tuhafe; filloi te beje gjeste te pakontrolluara; here levizte njeren kembe, here tjetren, pa vendosur t’ia kriste vrapit, duke belbezuar ne menyre qesharake dicka qe donte te ma thoshte, po nuk mundte. Une prisja cfare mund te ndodhte pas gjithe kesaj, e keqyrja dhe ndieja qe kisha bere nje gabim te madh duke dyshuar ne deshiren e saj me te fshehte qe kerkonte te me terhiqte ne nje veprim, sipas saj, te drejte. Por dukej mirefilli se dicka nuk shkonte.
” Zoti student! ” thirri ajo dhe, krejt befas, duke tundur krahet si e cakerdisur, u kthye menjehere drejt deres dhe fluturoi jashte. Me la nje ndjenje pakenaqesie te thelle. Dera e saj u perplas fort sikur do te behej cope e grime, shenje kjo se c’ishte ne gjendje te bente nje putane e zemeruar… U pendova, vendosa t’i shkoja ne dhome, ta ftoja perseri dhe t’i thoja se isha gati te shkruaja c’t’i donte zemra.
Nuk e bera te gjate, hyra ne apartamentin e saj. Hodha syte perreth. Ajo ishte ulur ne tryeze, mbeshtetur ne berryle, me koken midis duarve.
” Degjo” i thashe.
Sa here vij te kjo pjese e rrefimit ndjej me tmerr se sa i ploget u tregova, sa idiot. Ç‘t’i besh?!
” Degjo,” i thashe perseri.
U hodh perpjete, erdhi drejt meje me syte qe i perpeliteshin, me vuri duart mbi shpatulla dhe, duke belbezuar gjera pa kuptim, duke psheretire, me zerin e thelle e te kumbueshem, tha;
” Tani verma veshin. Do te besh keshtu. Nuk behet fjale per ndonje Boles, po ashtu, nuk ka ndonje Tereze. Po cfare eshte, atehere? E di qe eshte nje gje e veshtire per ty te qullosesh dicka te pelqyeshme ne leter. E? E thashe tamam? Edhe dicka per t’u sqaruar, djalosh. S’ekziston asnje njeri ne kete mes, as Boles, as Tereza, po vetem une. Kjo eshte ajo qe ju duhet, prej kesaj do te niseni per te bere dicka shume te bukur.”
” Me falni,” i thashe i befasuar krejt, gjithmone duke pritur t’i hyja njefaresoj ne brendesi thelbit te ceshtjes. ” Cfare kuptimi ka e gjithe kjo? Sepse ti thua nuk ekziston Boles.
” Jo. Keshtu eshte.”
” Dhe nga ana tjeter as Tereza.”
” As Tereza. Une jam Tereza.”
S’po kuptoja asgje. U perqendrova duke e keqyrur ate lloj mamuthi aq paqesor, qe me shikonte sikur te kishte perpara nje injorant, u perpoqa te beja nje lidhje, nje ftillim, po qe krejt e pamundur. Ne ate corodi te fjaleve te saj s’po pikasja ende dicka te arsyeshme qe te me ndihmonte. Ajo u kthye, shkoi te tryeza ne dhomen e saj, kerkoi dicka atje, beri kembe perseri ne dhomen time dhe, me nje ton qe tregonte se ishte e fyer, me tha;
” Ne qofte se e ke te veshtire te shkruash per BolesIn, shiko, ja, ku e ke letren tende, ajo qe ke shkruar atehere, te kujtohet?, merre, pra. Tjetra do ta shkruhet per mua.”
E veshtrova. Ne dore mbante letren qe kisha shkruar per Bolesin. Pthu!
” Degjo, Tereza, cfare kuptimi ka e gjithe kjo? Pse duhet te gjeni nje tjeter qe te shkruaj per ju, kur une ate e kam shkruar njehere, nuk e paskeni derguar?
” Ta dergoja, po ku?
” Bolesit, pra!”
” Nuk eshte i njejti person.”
“Nuk po kuptoja asgje. Nuk ishte kjo pune per mua, me mire te shkoja ne djall. Ajo me shpjegoi’
” Çfare do te thote kjo? shfryu ende e lenduar. ” Nuk eshte po ai person, ju a thashe njehere.” dhe hapi krahet, i hapi kaq shume si per te treguar se nuk ishte faji i saj qe nuk po e kuptonin qe nuk ishte i njejti person. ” Por une dua qe ai te jete… hem, fundja, nuk eshte nje qenie njerezore…? E njoh, e njoh, natyrisht.. S’mund ta quaj ende deshtim qe une i shkruaj atij dhe qe dua ta shoh..”
” Me fal, po kujt?”
” Bolesit, pra.”
” Por ai nuk ekziston.”
” Bjeri, bjeri! E c’do te thuash me kete qe ai s’eshte? Ai nuk ekziston, por ai mund te jete! Une i shkruaj atij dhe kjo mjafton qe ai eshte. Dhe Tereza- kjo jam une, dhe ai me kthen pergjigje dhe une i shkruaj perseri…”
E kuptova me ne fund. Dhe ndjeva rreqethje, nje gjendje tejet te mjere, me vinte kaq turp, sa s’dija c’te beja. Ngjitur me mua, tre hapa me tej, merrte fryme nje qenie e rendomte, por me nje enderr njerezore, qe s’kishte asnjeri ne kete bote, me te cilin te ndante nje emocion te thjeshte, te bente dashuri, dhe kjo e pa fat e paperfillshme, krejt e humbur, kishte trilluar nje mik per vete.
” Degjo tani! Ti me shkrove nje leter per Bolesin dhe une ia dhashe ate dikujt per te ma lexuar dhe kur ai ose te tjere, ma lexonin letren, une rrija e degjoja dhe e besoja Bolesin, per mua ai ekzistonte vertet. Dhe une kerkoj pastaj te me shkruajne nje leter nga Bolesi per Terezen- dhe kjo jam une. Kur ata shkruajne nje leter te tille per mua dhe ma lexojne, une jam krejt e sigurte qe Bolesi me pret. Ai ekziston. Dhe jeta behet me e thjeshte per mua edhe pse eshte e mbushur me peripeci pa fund.
” Djalli na marrte te dyve!” thashe me vete kur degjova keto fjale.
Dhe u be e zakonshme qe, rregullisht, dy here ne jave, une te shkruaja nje leter per Bolesin dhe nje pergjigje te Bolesit per Terezen. Kisha kujdes kur i shkruaja pergjigjet, se ketu qendonte sekreti.. Ajo, sigurisht, degjonte me vemendje, jepte pelqimin per cdo gje, e degjoja sa here fliste me zerin e saj te trashe prej basi. Dhe shpesh me thoshte ta perserisja, pastaj fillonte te qante, dridhej e sperdridhej prej letres reale nga i shfaqej Bolesi i saj imagjinar dhe shi ne kete kohe ajo gjente rast te me permendete ate qe ma kishte thene aq e aq here, se duhet te me arnonte vrimat ne corape, ne bluza, ne te gjitha veshjet e mia. Fill pas tre muajve te fillimit te kesaj historie, ate e burgosen. Pa dyshim, ne kete kohe qe po flasim, ajo duhet te kete vdekur.”
Po me behej nje komb ne gryke prej hirit te cigareve te mikut tim, pashe qiellin i kredhur ne mendime dhe u mundova te arrij ne nje perfundim;
E gjora, si cdo qenie pa fat, pas endrrave per nje jete me te mire, ka provuar uri edhe me te madhe pas asaj loje trillane, qe e shpiku vete, aq te embel ne fillim, po qe e mori me qafe. Ne fshihemi gjoja pas virtuteve per t’i vene ne loje ato, e cmojme tjetrin permes nje gjykimi te mjegullt qe buron nga bindja jone e verber se jemi pikerisht ne ata qe i marrim vendimet finale dhe nuk leshojme qofte dhe nje fije nga ajo pagabueshmeria jone universale, ja, kete une nuk e kuptoj dot.
Dhe e verteta e gjerave nxjerr zbuluar bukurine e budallallekut tone – me kaq egersi dhe mizori. Te permbysim klasat, themi ne. Dhe cilat klasa do te permbysen, a mund ta dime? Ato perbehen ne radhe te pare nga njerez me te njejtat kocka, mish dhe gjak dhe nerva si te gjithe ne. Nuk lodhemi duke i shqiptuar keto fjale, dite pas dite, vit pa viti, gjersa vdesim. Dhe rrime e degjojme – dhe vete djalli e di sa e neveritshme eshte kjo e vertete e gjerave. A mos jemi plotesisht te korruptuar ndersa fshihemi pas zhurmes moralizuese qe krijojme enkas rreth humanizmit? Ne realitet, ne jemi te gjithe te permbysur, ne nje mase qe s’ta rrok syri, ne nje pafundesi te frikshme, biem kryengulthi ne humneren e vetekenaqesise sone, te denuar perjetesisht me ndjenjen morbide te superioritetit. Por, mjaft! E gjitha kjo eshte kaq e vjeter, e sterperseritur, sa na vjen turp kur e permendim. Shume e vjeter pernjemend, po keshtu eshte dhe keshtu ka qene gjithmone.
Komentet