VOAL

VOAL

DASH, thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri

April 28, 2021

Komentet

Sulmi në Gjermani- BILD: Shoferi i vdekjes ishte nën efektin e drogës

Gazeta gjermane BILD raporton se shoferi që u fut me makinë në mesin e një tregu të Krishtlindjeve në Magdeburg, ishte nën efektin e drogës.

Gazeta shkruan se testi i parë i drogës ka rezultuar pozitiv.

Mjeku, me origjinë nga Arabia Saudite, vrau të paktën 4 persona kur u fut në treg me mjetin BMW X3.

Ndërkohë raportohet se numri i të plagosurve është shumë i lartë.

Zona përreth makinës ishte e rrethuar më parë për shkak të dyshimit se një pajisje shpërthyese mund të ishte brenda saj, por policia më vonë nuk gjeti një pajisje të tillë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, shkroi në rrjetet sociale se mendimet e tij ishin me familjet e viktimat e sulmit.

“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha ai. sn

Fjalimi që kryeministri i Kosovës NUK duhet ta mbajë në Tiranë më 2025 – Nga Veton Surroi

Do të ketë me gjasë mbledhje mes parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë në të ardhmen, dhe takimi i ardhshëm do të duhej të mbahej në Tiranë. Ndoshta do të ishte mirë që nga tani të vendosej një standard i ri këmbimi mendimesh dhe që fjalimi i ardhshëm i kryeministrit të Kosovës të MOS i përmbajë pikat e poshtëshënuara. Po të lexoheshin, do të kuptoheshin me të drejtë nga vendi nikoqir si tejkalim i tonit miqësor, të sovranitetit të vendit e të respektit të ndërsjellë që duhet të ekzistojë mes dy vendeve.

Kosova është në vendin e parë të rritës ekonomike, avancimit të demokracisë, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përderisa fqinjët tanë shënojnë prapakthim e disa janë nisur në drejtim të autokracive zgjedhore – madje me ndihmë të madhe edhe të krimit të organizuar e narkotrafikut – Kosova po ecën përpara në konsolidimin e vet demokratik.

• Në Kosovë kemi ndjeshmëri të veçantë ndaj Shqipërisë, që shumë prej nesh e kemi quajtur “shteti amë”. Ndonëse realiteti i sotëm është i dy shteteve, dashuria amtare do të jetojë, së paku për gjeneratën tonë.

• Mu për këtë dhe nga përkrahja historike që ndiejmë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nuk kemi si të mos i ndajmë këtu vëllazërisht me ju brengat tona për gjendjen e Shqipërisë dhe të ofrojnë ndihmën tonë të pakursyer kurdo që të na kërkohet.

Përpjekja monumentale e miqve tanë për të vendosur sundimin e ligjit në Shqipëri ka dhënë dhe po jep rezultate të dukshme. Kosova po kalon nëpër një proces të mundimshëm të zhvillimit të pavarësisë së sistemit prokurorial e gjyqësor dhe andaj dimë se sa janë të ndjeshme këto për Republikën e Shqipërisë. Megjithatë, shohim me brengosje mundësinë që drejtësia të përdoret si mjet politik. Në këtë drejtim e shoh si brengosëse që Kuvendi i Shqipërisë deri më sot nuk ka bërë një rezolutë, të arritur me konsensusin e të gjitha partive politike, që do të vlerësonte standardet etike e profesionale të sistemit të drejtësisë. Në rast se arrini një konsensus për rezolutë, ta keni të sigurt përkrahjen tonë në Kuvendin e Kosovës.

• Të jem krejtësisht i qartë, ne përkrahim plotësisht punën e SPAK-ut, të themeluar me ndihmën e drejtpërdrejtë të miqve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-së. Dhe, nuk do të përkrahnim kurrfarë përpjekjeje për ta zhbërë këtë institucion sepse, siç ka thënë moti presidenti ynë historik I. Rugova, “shtëpia mbahet me miq”.

• Por, vendi ynë, Kosova, ka ndjeshmëri të veçantë ndaj çfarëdo që i përngjet përndjekjes politike. Dhe, ndonëse përkrahim plotësisht pavarësinë e SPAK-ut dhe të gjykatave, nuk kemi si të mos pyetemi për fatin e liderëve të opozitës që po kalojnë nëpër procese juridike, që dikush mund t’i vlerësojë si selektive.

• Andaj, nuk ka si të mos e përsërisë ngërçin që e kam këtu në foltore e të cilin po e ndaj me ju, rreth unitetit historik ndër ne shqiptarët. Përderisa po zhvillohen këto procese gjyqësore, nuk duhet harruar se Shqipëria e sotme demokratike nuk do të kishte arritur në këtë pikë pa kontributin parësor të liderit të parë opozitar kundër komunizmit, Sali Berisha, dhe liderit të parë ndër socialistët e rinj që i kaloi të gjitha postet me përgjegjësi të lartë në vend, Ilir Meta. Sidoqoftë, është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm në këtë debat. Pa angazhimin dhe përkushtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në momentet kyç të historisë së Shqipërisë, shumë nga arritjet që kemi sot mund të kishin mbetur të papërfunduara.

• Dhe, dua të ndaj me ju në fund, edhe një preokupim për të cilin jemi të gatshëm të ndihmojmë. Kosova, si një shtet që ka kaluar një periudhë të vështirë të ndarjes dhe sfidave të brendshme, ka një angazhim të thellë për mbështetje dhe ndihmë në ruajtjen e të drejtave të pakicave. Kjo është arsyeja pse, si Qeveri e Kosovës, ne ofrojmë një bashkëpunim të ngushtë për hartimin e një Statuti të Bashkësisë së Territoreve Grekofone të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar identitetin kulturor dhe gjuhësor të kësaj pakice dhe për të siguruar që ata të gëzojnë të drejtat e plota, ashtu siç duhet të jetë për çdo komunitet në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe njohuritë tona për të ndihmuar në krijimin e një baze ligjore dhe institucionale që do të mbrojë këto të drejta dhe do të mundësojë një integrim të plotë të grekofonëve në shoqërinë shqiptare.

Shqipëria, në mëshirë të sindromës komuniste…- Nga Bedri Çoku

Meqë në emisionin e mëngjezit “Koha për t’u zgjuar”, dikush fyeu dhe shahu me urrejtje “Martirin e Demokracisë”, Havzi Nelen, po hedh ne statusin tim, nje artikull timin botuar në disa gazeta të viteve të mëparshëm :
Shqipëria, në mëshirë të sindromës komuniste…
Çfarë entuziazmi, me tituj të mëdhenj nëpër gazetat e majta, sa herë që ndërkombëtarët shprehin nota jo optimiste, apo vërejtje për ecurinë e Shqipërisë në kapjen e standardëve evropiane… Thua se gazetat nuk janë shqiptarët ata që i shkruajnë me kaq bujë, ndërkohë që dhe armiqtë tradicionalë të Shqipërisë, të cilët, gjithsesi, përpiqen në një farë mënyre ta fshehin vrerin e tyre, ndërsa kënaqësinë hapur fare, e paskan disa, shqiptarët, për të cilët veç nesh, askush tjetër në botë nuk mund të flasë si lindën dhe u edukuan në diktaturën e proletariatit, pikërisht këta “Njerëz të Rinj”, me pikëpamje të majta antikombëtare.
Përveç atyre që lindën pas vdekjes së diktatorit më 1985, të tjerët, besoj, edhe pse në moshë të vogël i kanë patjetër të skalitura metodat e edukimit komunist në shkollë, familje e në shoqëri. Madje që në Kopshtin e Fëmijëve praktikohej edukimi revolucionar i luftës së klasës, urrejtja për të gjithë shqiptarët që nuk e donin xhaxhin Enver dhe regjimin e tij gjakatar, urrejtja për shtetet perëndimore kapitaliste, që shfrytëzonin popujt e botës, mbi të gjitha urrejtja ndaj Amerikës, si xhandar numër një i lirisë dhe pavarësisë së popujve (kujtoni pikturat nëpër muret e kopshteve të fëmijëve, me njerëz të shëmtuar e të deformuar, mu si djaj, që personifikonin armiqtë e popullit, këtu, në Shqipëri, imperialistët dhe revizionistët e vendeve armike nëpër botë) …
Për gjendjen politike sot në Shqipëri, një përkufizim kuptimplotë për këtë rast e ka dhënë edhe ish kryetari i Akademisë së Shkencave, zoti Ylli Popa, në një intervistë me Blendi Fevziun, kur iu përgjigj pyetjes këmbëngulëse të tij se: “Si e shikonte profesori gjendjen politike të Shqipërisë, sot…?”
Ish – kryetari i Akademisë, kundrejt përgjigjes, i rrëfeu gazetarit një ngjarje domethënëse për politikën dhe politikanët e sotshëm.
“Një ditë të bukur vere, vazhdoi Akademiku, partia më caktoi mua për të shoqëruar disa miq nga Holanda në qytetin piktoresk të Sarandës. Fjetëm në Hotelin e bukur të Turizmit dhe në mëngjes dolëm në bregdet për shëtitje. Aty pari, si për koincidence, kalojnë fëmijët e kopshtit në rresht, duke kënduar për partinë dhe shokun Enver. Njëri nga miqtë holandez, kureshtar, më pyeti se çfarë kuptimi shprehnin fjalët e këngës që po këndonin fëmijët. Dhe unë i tregova të vërtetën.
– Ç’fatkeqësi! – ia bëri holandezi me keqardhje, pasi mësoi përmbajtjen e këngës së fëmijëve të Kopshtit – Këta fëmijë, gjithë jetën do të jenë besnikë të partisë e të Enver Hoxhës…”
Më vonë këta fëmijë, duke u rritur mësuan se lufta e klasës që zhvillonte partia dhe shoku Enver, kishte pikësynim të krijonte klasën e vet, besnike të partisë e të shokut Enver, e cila duhet të ishte e lumtur sepse si e tillë, ajo do të gëzonte të gjitha privilegjet e kohës. Ndryshe nga fati i armiqve të brendshëm, të cilësuar me “biografi të keqe”, që, sipas ideologjisë marksiste-leniniste, u mohoheshin në mënyrën çnjerëzore të mirat materiale dhe ato morale në Shqipërinë e tyre, jo vetëm për të mos pasur të drejtën e të qenit studentë në Universitetin e vetëm të Shqipërisë, me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”, apo kuadro në administratën e shtetit, por u mohoheshin edhe të drejtat më natyrale të njeriut, si ajo e ripërtëritjes së racës apo e të qenit i lirë në tokën e vet. Ndërsa, për ata me “biografi të mirë” , ishte krejt ndryshe. Ata do t’i kishin dyert të hapura në “parajsën komuniste”, edhe pse fëmija i besnikut të partisë dhe i shokut Enver, apo vetë “besniku i partisë…” do të ishin idiotë, apo mediokër. Gjithsesi, për të ruajtur këtë shtresë debilësh që nuk viheshin kurrë në “garë” për të fituar të drejtën e studimit apo vendin e punës, sipas aftësive, por vetëm sipas kriterit të “besnikërisë ndaj partisë e shokut Enver”, shoqëria jonë, e terrorizuar përballë frikës të kampeve të internimit dhe të burgjeve, të plumbit kokës apo të trekëmbshit me litar, u shndërrua përherë e më tepër në një shoqëri servile, injorante dhe e indoktrinuar deri në palcë. Përherë e më tepër, drejt një degradimi moral e intelektual..
Moshatarëve të mi, padyshim atyre që dje ishin me “biografi të mirë”, duhet t’iu vijë turp sot nga vetja për sa ndodhte dje me moshatarët e tyre me “biografi të keqe”, mu tamam siç u thoshte partia dhe shoku Enver, që ishin gjoja “armiq të popullit” dhe si të tillë, nuk kishin të drejta të barabarta me ata që partia i quante me “biografi të mirë”. T’u vijë turp nga vetja që dje i pranonin si të drejta këto teori çnjerëzore dhe antikombëtare, duke e ditur se asnjeri nga moshatarët e tyre, lindur e rritur, po si ata, në epokën e diktaturës, nuk ishin fajtorë për “njollën biografike” që ua ngarkonin me detyrim në kurriz. Mirëpo, atëherë, mund të justifikohet dikush, i detyronte “Forca maxhore”, por sot në demokraci, vallë kush i pengon të shprehin me indinjatë dhe ndershmëri ligësitë dhe krimet e asaj kohe?
Sindroma komuniste!
Çfarë skandali moral dhe politik njëkohësisht, ndodh sot në Shqipërinë pluraliste! Janë ngritur në revoltë fëmijët e besnikëve të partisë e të shokut Enver për të vendosur demokracinë e zgjedhjeve të lira në Shqipëri…(!!!) Pikërisht ata që janë edukuar që në bankat e shkollës për demokracinë e vërtetë, e cila ekziston vetëm në sistemin komunist; se socializmi dhe shoku Enver janë binjakë që i lindi historia; se partizanët janë heronjtë e kombit që çliruan vendin nga okupatorët fashistë e nazistë, të tjerët janë armiq, me devizën staliniste: Kush ka qenë kundra luftës partizane të udhëhequr nga serbët dhe komunistët e tyre, është armik i përjetshëm i popullit shqiptar; se komunistët ishin të vetmit që mundën të ndërtonin shoqërinë komuniste, pse jo, bijtë e tyre të mos jenë të vetmit për të ndërtuar, sot, edhe shoqërinë kapitaliste?
Sepse, thonë ata, ne, bijtë e bijat e ish partisanëve jemi më të ndershmit, më të diturit, më atdhetarët nga cilido tjetër në këtë tokë, që quhet Shqipëri. Sepse u kemi ngjarë etërve tanë…
Ata thonë: Shqipërinë e çliruan etërit tanë nga okupatorët dhe kjo tokë na takon neve.
Thonë: Vetëm ne, bijtë e bijat e komunistëve dimë të qeverisim, të bëjmë demokraci apo të zhvillojmë zgjedhje të lira e demokratike. Çdo grup tjetër që s’i takon tarikatit tonë nuk ka të drejtë të qeverisë vendin. Nuk ka të drejtë të gjykojë paraardhësit tanë. Nuk ka të drejtë të quhet demokrat, as i aftë për të çuar Shqipërinë në Evropën e Bashkuar…
Ne dhe vetëm ne jemi ata, që mund të vendosim demokracinë e vërtetë në Shqipëri. Ne dhe vetëm ne e dimë më mirë , qoftë edhe nga çdo ndërkombëtarë ç’duhet të bëjmë me popullin tone dhe Shqipërinë. Këtë vend e këtë popull e trashëgojmë nga etërit tanë të nderuar e të respektuar, për të cilët ne jemi gati ta djegim e ta shkatërrojmë sa herë na jepet kjo mundësi: O ne në Shqipëri, ndryshe, askush tjetër s’ka për ta gëzuar Evropën e lirë dhe Shtetin e së Drejtës që po përpiqemi ta ndërtojnë në Shqipëri!
O me ne, o kundra nesh! O hapni kutitë, ose ikni nga pushteti! O vdekje, o liri! Rrugë të mesme nuk ka…
A nuk jemi edukuar kështu nga prindërit tanë që ta djegim vendin sa here të rrezikohet pushteti ynë, pasuria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë?
Demokraci në Shqipëri ka vetëm kur jemi ne në pushtet, kur drejtojmë ne, bijtë e bijat e atyre që sunduan vendin gjysmë shekulli, me forcën e dhunës e terrorit…
Vetëm dinastia jonë ka të drejtën morale për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë demokratike, ndryshe këtë vend, ne, bijtë e bijat e Bllokut të Udhëheqjes Komuniste, nuk do ta lemë të qetë asnjë çast : Shqiptarët, o do të gëzojnë ato që dëshirojmë ne t’u falim atyre, lirinë dhe demokracinë që ëndërrojmë ne, ose ata do të vithisen në humnerë së bashku me evropianët dhe imperializmin amerikan!
A nuk janë të gjitha këto simptomat e një të kaluare të hidhur për popullin shqiptar? Sindroma e “Njeriut të ri” që krijoi Enver Hoxha?
Prandaj është bërë problem serioz e ardhmja e demokracisë në Shqipëri. Por është edhe përgjegjësia e shumicës sot në pushtet, e cila me veprimet dhe mos veprimet e saj për dënimin e krimeve të sistemit komunist e ka katandisur Shqipërinë në mëshirën e sindromës komuniste…

Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president- ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen

Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president. E vërteta e plotë për mbulimin, ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe tërë armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen

Thikat janë nxjerrë, po ashtu edhe e vërteta.

Pasi janë mashtruar për vite të tëra nga makina e Partisë Demokratike dhe shumica e mediave tradicionale, që ngulmuan se Joe Biden nuk ishte i dobësuar nga mosha, por i energjizuar prej saj, tani rezulton se ne skeptikët kishim të drejtë gjatë gjithë kohës.

Dhe ajo që po mësojmë është e tmerrshme. Skandaloze. Një abuzim i papranueshëm me pushtetin, një uzurpim i vetë presidencës nga një grup anonim dhe i pa fytyrë.

A do t’i dimë ndonjëherë se kush janë këta konspiratorë?

Dy raporte bombë këtë javë, në New York Times dhe Wall Street Journal, përshkruajnë një president plotësisht të shkëputur nga realiteti gjatë gjithë mandatit të tij: Anëtarë të lartë të kabinetit të paaftë për të kontaktuar me të. Stafi që rregullisht e zëvendësonte atë në ngjarje zyrtare. Biden duke refuzuar të mbajë takime në mëngjes, por duke përfunduar punën në orën 4 pasdite, edhe pse ai fle çdo ditë dhe, në korrik, shpalli se nuk do të mbajë më aktivitete pas orës 8 të mbrëmjes.

Sa orë ka punuar realisht Joe Biden? Si nuk u zbatua amendamenti i 25-të? A ishte rreziku i një presidenteje Kamala Harris, të cilën media liberale gjithashtu u përpoq ta paraqiste si të vlefshme, me të vërtetë kaq i paimagjinueshëm?

“Bëni një spastrim” rezonon për një arsye.

Ndërkohë, zëdhënësi i fushatës së Biden, Kevin Munoz, kërkoi të largonte vëmendjen nga dështimi i shefit të tij, duke sulmuar, siç mund ta prisnit, Trump-in.

“Presidentët normalë gjejnë një ekuilibër, dhe po ashtu edhe Joe Biden. Aspak me të njëjtin rigorozitet si Donald Trump, i cili kalon gjysmën e ditës duke shpërthyer në Truth Social […] dhe gjysmën tjetër duke luajtur golf,” tha Munoz në korrik, disa ditë pas asaj debati katastrofik televiziv dhe disa ditë para se Times të raportonte se një ekspert për Parkinsonin kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë gjatë po aq muajve.

Manipulimi nuk ka funksionuar. Sikur mediat tradicionale ta kishin ndjekur këtë linjë të re raportimi që në vitin 2019. Kur kishte rëndësi.

Tani që këto organe mediatike po humbin shikues dhe abonentë, po marrim disa raportime investigative të vërteta, ndonëse mbi atë që është e dukshme.

Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare i thanë Journal se takimet me Biden mund të anuloheshin papritur, pavarësisht urgjencës. Një këshilltar sigurie kishte një takim të planifikuar që u anulua sepse presidenti po kishte “një ditë të keqe”, ditë të këqija që ishin një dukuri e zakonshme.

Kjo, ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, Hamasi sulmoi Izraelin dhe Kina dërgoi balona spiunazhi mbi Shtetet e Bashkuara. Siria ka rënë.

Përballë këtij sfondi gjeopolitik shpërthyes, demokratët, duke e ditur shumë mirë se sa i paaftë ishte Biden, planifikuan ta instalonin sërish.

Kjo është sindroma e urrejtjes ndaj Trump-it. Kaq shumë kishin frikë se zv/presidentja Harris, punësimi i fundit i llojit “diversitet, barazi dhe përfshirje”, nuk kishte atë që duhej.

Ndaj tani, zemërimi. Tani, e vërteta. Biden është një president në fund të karrierës së tij, dhe demokratët do ta përdorin “kufomën” e tij politike të konsumuar për të vazhduar agjendën e tyre, nëse Joe nuk shkatërron gjithçka më parë, siç thuhet se e ka këshilluar gruaja e tij Jill-i.

Në të vërtetë: A ka një metaforë më të madhe për vdekjen e presidencës së Biden-it sesa shpërfillja e dronëve të përmasave të një SUV-i që fluturojnë mbi verilindje? Një shembull më të madh të një presidenti që fle në plazhin Rehoboth?

Kujto: Joe Scarborough nga MSNBC, që në mars, e quajti këtë president kukull “Biden-i më i mirë nga ana inteligjente dhe analitike.”

Gjithmonë kemi ditur që trashëgimia e Biden-it do të ishte një prej degjenerimit, mashtrimit dhe aferave të pista. Por, në fundin e tij të turpshëm, Biden ka zbuluar veten e tij të vërtetë: Përherë i hidhëruar.

Një narcisist i lig që vendosi etjen e tij për pushtet mbi partinë dhe vendin.

Një humbës aq i keq sa fali djalin e tij Hunter-in, duke sfiduar një premtim që kurrë nuk do ta bënte, një premtim që e përsëriti shpesh, dhe mbi 1500 të tjerë, duke përfshirë: Dy spiunë kinezë që vodhën informacion të klasifikuar amerikan dhe një të afërm të një anëtari të Partisë Komuniste Kineze që posedonte mijëra imazhe pornografike fëmijësh.

Ky është Biden-i për ju, njeriu që Barack Obama tha se kishte një aftësi të veçantë për të “dhj*rë gjithçka”.

Poshtërimi më i madh: tani duket e qartë që Joe Biden, i cili gjithmonë donte të ishte president, kurrë nuk po drejtonte botën. Ai kurrë nuk ishte presidenti i vërtetë amerikan. Përgjithmonë do të ketë një yllth pranë emrit të tij.

Pra, pyesim përsëri: Kush e ka drejtuar vendin gjatë katër viteve të fundit? Siç dëshmoi ai debat i drejtpërdrejtë televiziv, nuk ka qenë Joe.

Ka qenë aq e qartë jo vetëm për ne, por për të gjithë botën, që presidenti i zgjedhur Trump, që nga fitorja e tij në zgjedhje, është trajtuar si presidenti aktual amerikan.

Është Trump ai që po flet me Netanyahu-n. Është Trump ai që e ka vënë Hamasin në defensivë. Është Trump ai që ndërmjetëson fundin e luftës Rusi-Ukrainë, takohet me presidentin Macron në hapjen e Notre Dame, i ulur në qendër, dhe mban një takim privat me Princin William.

Dhe është Trump ai që po pranon Jeff Bezosin, Mark Zuckerbergun dhe Elon Musk-un në Mar-a-Lago.

Tani, a do të marrim një hetim zyrtar dhe publik për kapjen e presidencës amerikane siç bëmë për 6 janarin? Do të argumentoja që ky, mashtrimi përfundimtar i familjes Biden, është skandali më i madh politik që nga Watergate.

Konsideroni që as anëtarët më të lartë të kabinetit të Biden-it, që nga fillimi, nuk kishin akses tek ai për çështje të sigurisë kombëtare, ekonomisë apo krizave ndërkombëtare.

Në prag të tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, të cilën Biden ishte i vendosur ta ekzekutonte, pavarësisht nga çdo këshillë më e mirë për të mos e bërë, atëherë kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Smith, u përpoq kot ta kontaktonte presidentin.

Smith i tha Journal-it se dëshironte dëshpërimisht të përcillte njohuritë dhe shqetësimet e tij të mëdha për rajonin. Por Smith u refuzua, dhe trembëdhjetë anëtarë të shërbimit amerikan vdiqën në atë katastrofë plotësisht të shmangshme.

Ndërkohë, Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes i Biden-it, thuhet se ka pasur kontakte “gjithnjë e më të rralla” të drejtpërdrejta me Biden-in gjatë dy viteve të fundit. Sekretarja e Thesarit Janet Yellen gjithashtu kishte një “marrëdhënie të largët” me Biden-in gjatë gjithë mandatit të tij.

Megjithatë, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, në korrik, menjëherë pas atij debati, tha këtë gënjeshtër: “[Biden] është më mendjemprehtë se kurrë …. Kur hyj në Zyrën Ovale […] duhet të jem në kulmin tim.”

Thirreni për të dëshmuar. Seriozisht. Thirreni, dhe të gjithë rrethin e ngushtë të Biden-it, ata që e mbajtën atë “të mbrojtur”, siç tha një burim, në një shkallë të paprecedentë për çdo president në detyrë: Ron Klain (ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë), Mike Donilon (këshilltar i lartë) dhe Jennifer O’Malley Dillon (menaxher e fushatës), për të përmendur disa.

Për këtë çështje, thirrni Nancy Pelosi-n, Chuck Schumer-in, Kamala Harris-in dhe Barack Obama-n, i cili raportohet se po orkestronte mandatin e tij të tretë nga prapaskena, me Biden-in që shërbente si figurant i përshtatshëm i tij.

Dhe, së fundi, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, zonja MekBiden vetë, e cila e dinte gjendjen e sëmurë të burrit të saj më mirë se kushdo, por përpiqej t’ia impononte atë përsëri vendit.

Nëse ka drejtësi, kontratat e librave pas Shtëpisë së Bardhë dhe takimet e bordit do të zhduken aq shpejt sa trashëgimia e Biden-it. / Daily Mail – Syri.net/

Duhet ta përdorim frymën e Amerikës konservatore, e cila fitoi me ekip elitar!- Nga Ndriçim Kulla

 

Pas parimeve te sovranizmit dhe anti- sorosizmit, ajo qe vihet ne diskutim janë liria dhe demokracia. Qe ne momentin kur bëmat e drejtësisë dhe  korrupsionit te rrëgjimit te Edi Rames u drejtuan drejt e ne themelet e tyre, shumë pak atëherë besonin se e gjitha kjo akuze nuk qëndronte ose me e pakta ishte e pavërtete. Mirëpo erdhën zgjedhjet ne Amerike, dhe ne shume diskurse te konservatoreve amerikane, liria dhe demokracia viheshin  ne prioritet dhe ne diskutim. Imagjinoni kur rrjeta sorosiane kishte arritur deri këtu ne shtetin me te forte dhe me traditën me demokratike ne bote, ne Amerike, se çfarë ajo rrjetë mund të bnte ne Shqipërinë e brishte e te vogël. E kemi thëne qe ne fillim, po e themi edhe tani, janë ne lufte dy sisteme, dy ideologji krejt te kundërta ne Amerikën e konservatoreve dhe progresisteve te majte, dhe kjo lufte do te shtrihet edhe ne Evrope, ne parlament e ne çdo shtet, si lufte midis parimeve te patrioteve dhe sorosianeve.

⁠E njëjta gjë duhet bere sot  edhe brenda Shqipërisë, ne mënyre qe rrjeti i ndikimit sorosian te çrrënjoset nga çdo fushë, duke filluar nga drejtësia dhe politika, por duke  mos harruar edhe sistemin shkollor dhe familjar.

⁠Le te fillojme ta përdorim frymen e Amerikës tjetër, Amerikës konservatore ne fuqi, për ta bere se pari drejtësinë shqiptare te barabarte për të gjithë, jo me dy standardë si deri tani: drejtësi qe te godasë njelloj si qeverinë e zhytur ne korrupsion sistemik ashtu dhe opozitën ketu e 12 vjet pa gram pushteti.

Fushata e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA ishte një ballafaqim epokash. Një epokë në mbyllje me zhvillime të frikshme në shumë dimensione, por kryesisht ato të degradimit të familjes dhe vlerave themelore morale, degradimit të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, instalime këto  të departamentit të shtetit  edhe në vendin e lirisë, rrënimit ekonomik të shtresës së varfër dhe të mesme,  zgjerimit të frikshëm të “woke culture” dhe shumë  aspekteve të tjera shpesh të maskuara  me globalizmin.

Por shoqëria amerikane tregoi se nuk mposhtet lehtë.  Ajo në shumicë e kuptoi ku po shkonte SHBA. Në fakt jo vetëm SHBA por edhe Evropa. Më interesante është se ndjeshmërinë dhe gatishmërinë më të madhe e treguan shtresat e shoqërisë më të prekura nga gjithë ato zhvillime sidomos të këtyre dy dekadave të fundit.

Trump dhe Partia Republikane arritën të sensibilizojnë shoqërinë amerikane për nevojën e një ndryshimi epokal, dhënien fund të kësaj epoke dhe fillimin e një epoke të re, e cila ka në bazë jo vetëm konservatorizmin, por edhe Dijen dhe Teknologjinë.

Kjo e duk qartë, kur Trump pas zgjedhjes së një talenti si zëvendëspresident ,thirri në skenë gjeniu Elon Musk dhe i afroi atij postin e Sekretarit për Eficiencën e Qeverisjes, ose e thënë ndryshe një zv.president tjetër. Këtë strategji të përzgjedhjes së Elitës së mendjes po ndjek Trump në ngritjen e administratës së tij. Kjo strategji e Trump gjeti mbështetje të madhe tek votuesit dhe tani pas fitores ka sjell një optimizëm të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane për fillimin e një epoke të re zhvillimi të mbështetur jo vetëm në parimet konservatore por më shumë se kurrë në Dije dhe Teknologji. Jo më kot Trump e  përshkroi si hap gjigant të njerëzimit arritjen më të re të Musk në zbritjen e raketës në platformë.

Strategjia Trump për rikthimin e tij epokal në Shtëpinë e Bardhë mund të shërbej si model për shumë vende të tjera për nga parimet e saj, sidomos të sjelljes së Elitës në qeverisje, pra në shërbim të qytetarëve.  Kjo strategji mund ti shërbej edhe PD dhe opozitës shqiptare.

Është koha që edhe PD ti afroj qytetarëve jo vetëm politikanë të talentuar dhe me integritet, por edhe përfaqësues të elitës intelektuale shqiptare dhe asaj sipërmarrëse, me karriera shumë të suksesshme profesionale apo në sipërmarrje, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit më të shpejt të vendit tonë, një zhvillim të shoqërisë dhe ekonomisë të mbështetur në Dije.

Vetëm kështu vendi ynë mund të integrohet në BE dhe të transformohet në një vend i zhvilluar.

Është koha për ti dhënë fund ofrimit të figurave pa një kontribut të njohur publikisht. Njerëz anonimë nuk bindin qytetarët dhe nuk ngjallin besim në publik.

Kjo strategji mund të fitoj edhe mbështetjen e të rinjve dhe të shtresës gri. Këto shtresa janë më të ndjeshmet ndaj mungesës së thellë të perspektivës në vendin tonë dhe të parët që zgjedhin emigrimin.

KUVENDI BUTAFORIK I PËRBASHKËT DHE KONTRASTI ULËRITËS RAMA-KURTI!- Nga MILAIM NELA

Mbledhja e deputetëve të dy gjysmave shqiptare në Prishtinë në mbledhje të përbashkët nuk është bashkim, është trishtim.
Prania e Edi Ramës njeriut që nuk e mbrojti asnjë ditë e asnjëherë Dardaninë përballë Serbisë e Vuçiçit nuk është as bashkim e as mbrojtje për Kosovën por është poshtërim i saj!
Edi Rama nuk i dënoi siç duhet asnjërin nga sulmet terroriste shtetërore serbe ndaj Kosovës por përkundrazi në çdo forum ndërkombëtar ku ka përfaqësuar qeverinë shqiptare ka mbrojtur e justifikuar Vuçiçin e Serbinë sa herë i është dhënë rasti dhe asnjëhere Kosovën!
Gjatë pushtetit dhe sundimit 12 vjeçar të klanit soro-rilindas të Edi Ramës nuk kemi patur asnjë njohje të shtetit të Kosovës si rezultat i diplomacisë së shtetit shqiptar!
Edi Rama edhe kur Shqipërisë ju dha mundësia të drejtonte Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e mbrojti në asnjë rast Kosovën dhe të bëhej avokat i saj por ja la fushën e lirë të shpifjeve Aleksandar Vuçiçit e Serbisë.
Shqipëria e Edi Ramës ishte ajo që nën sundimin e tij refuzoi të miratojë qoftë edhe një rezolutë që dënonte genocidin serb mbi Kosovën!
Kurrë në historinë e saj edhe kur nuk ishte shtet Kosova nuk ka qenë më e rrezikuar nga Shqipëria se sa nga Shqiperia Zyrtare e Edi Ramës!
Shqipëria duke qenë shtet eksperimental sorosian në funksion të hegjemonisë ekonomiko-politike serbe dhe interesit serb gjithçka brenda dhe jashtë saj e bëri kundër Kosovës!
Shqipëria ishte e para që në terma praktikë i vuri sanksione Kosovës para atyre të Bashkimit Europian në vend që të ishte ZËRI i saj kudo ku ajo kishte zë e kudo ku kishte fjalën.
Shqipëria e Edi Ramës i mëshon të ashtquajturit dialog shqiptaro-serb dhe krijimit të Asociacionit serb brenda Kosovës më shumë se sa vetë Serbia dhe negociatorët pro-serbë të Brukselit.
E këtë e bën duke e qenë e vetëdijshme për efektin shkatërrues të këtij asociacioni brenda Kosovës që jo vetëm nuk ju shërben serbëve të Kosovës por shkatërron në themel të ardhmen dhe shtetësinë e shtetit më të ri në Ballkan.
Ky kuvend i përbashkët butaforik dhe pa asnjë esencë kombëtare e kombëtariste dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë afër dhe të afrueshëm politikisht aq sa magneti tërheq një copë dërrasë.
Shqipëria gjatë sundimit të Edi Ramës jo vetëm nuk e hoqi kufirin administrativ me Kosovën por përkundrazi ju vendosi edhe nja dy kufij të tjërë gjobëvënës shqiptarëve të Kosovës që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe dhe atyre të Shqipërisë që duan të vizitojnë Kosovën, një në Thirrë e një në Thumanë!
Edi Rama gjatë 12 viteve të sundimit të tij bëri që “të huajt, ata kosovarët”* ta braktisin bregdetin shqiptar e të shkonin në vende tē tjera të rajonit!
Mesazhet e dhëna sot nga drejtuesit politikë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë Soro-Rilindase ishin si dy drejtëza të mythëta e kishin të përbashkët vetëm gjuhën shqipe e asgjë tjetër!
Kosova kërkonte mbrojtje nga Shqipëria për kauzat e saj e të kombit shqiptar e Shqipëria fliste me gjuhën e Brukselit e “vendeve të paangazhuara”!
Kryeministri i Kosovës kërkoi veprimtari aresimore e sportive të përbashkëta me Shqipërinë kur kjo e fundit e injoron jo vetëm interesin por edhe ekzistencën e Kosovës e ato që ajo kërkon në fakt i organizon me Serbinë!
Sot nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u çorrën gjoja për shqiptarizëm ata që shqiptarizmit në këto 12 vjet i kanë bërë dëmin më të madh!
Sot foli për heqje sanksionesh ndaj Kosovës ai që me veprime e mosveprime e me mbrojtjen që i ka bërë Serbisë deri më sot vetë Edi Rama ka kontrubuar më shumë se kushdo në vendosjen e këtyre sanksioneve tmerrësisht të padrejta!
Në se ka hipokrizi në politikë sot ajo ishte ulur këmbëkryq në mes të Prishtinës!
Edi Rama sot nuk harroi ti jepte Serbisë edhe një shërbim të fundit para zgjedhjeve të 9 shkurtit duke i kërkuar Kosovës ti bindet unilateralisht të gjitha kërkesave të Serbisë për hatër të Europës.
Ai shfaqi dëshpërimin e tij për mbajtjen e disa anëtarëve të ‘klanit të Rognerit’ në Hagë e kërkoi edhe njëherë lirimin e tyre se pa ata duket që ai nuk e rikthen dot ndarjen e veriut të Kosovës!
Ai shkoi deri atje sa kërkoi rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për lirimin e tyre. Ai foli në favor të kësaj rezolute tashmë jo si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i partisë qê krijoi Dushani e Miladini në vitin 1941!.
Albin Kurti nga ana e tij në tërësi foli si shtetar i përgjegjshëm duke prekur pikat delikate e duke dhënë mesazhet e duhura në mbrojtje jo vetëm të shtetit të tij por edhe interesit dhe të të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi gjë që Edvin Ramës as nuk i shkoi nëpër mend!
Shqiptarët këtej e andej kufirit të heqin dorë nga fasadat e shpifura si kjo e sotmja e të sillen si shtetarë të përgjegjshëm duke punuar pa fasada si kjo e sotmja.
Por duke thënë këtë asgjë nuk do të ndodhê nëse shqiptarët e Shqipërise Londineze nuk do ta shkulin një minutë e më parë kancerin ‘soro-rilindas që ka pushtuar Shqipërinë!
—–
* frazën në thojëza e kam huazuar nga miku im Arbër Ahmetaj më saktë nga titulli i librit të tij; ‘I HUAJI, AI KOSOVARI’!

Çfarë u tha në seancën e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë?

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku u zotuan përmes një deklarate përfundimtare se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe do ta thellojnë bashkëpunimin mes vete.

Gjatë seancës që zgjati tri orë, liderët e të dyja vendeve mbajtën fjalime para deputetëve të pranishëm nga të dyjave vendet, ku mbështetjen e ndërsjellë për njëra-tjetrën dhe lartësuan lidhjet historike mes dy vendeve.

Deklarata e tyre e përbashkët, e cila u lexua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thekson se qëllimi i mbledhjes ishte që Kosova dhe Shqipëria ta bashkërendonin “agjendën kombëtare” për arritjen e synimeve të përbashkëta strategjike.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkim Evropian brenda kësaj dekade, integrimi euroatlantik i Kosovës, pra në NATO dhe BE, dhe njohjet përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata shprehu shqetësimin pse BE-ja nuk e ka marrë parasysh ende kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

“Dy kuvendet mbështesin dhe kërkojnë angazhim serioz për ta çuar përpara procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bashkëpunim të ngushtë me BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, për ta finalizuar një marrëveshje për njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata gjithashtu i dënoi sulmet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë në veri të Kosovës, dhe shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri. Ajo i bëri thirrje Serbisë të ekstradojë në Kosovë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë një rreshter policor.

Kjo ishte mbledhja e parë mes këtyre dy kuvendeve në Prishtinë, ndërsa e dyta në përgjithësi asaj që mbajt dy vjet më parë në Tiranë, me rastrin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Çfarë u tha në seancën e përbashkët?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i lartësoi lidhjet mes popujve të Shqipërisë dhe Kosovës e kritikoi Bashkimin Evropian për qëndrimet e tij ndaj Prishtinës.

“Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është që të mos jemi njëri në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian, ndërsa tjetri nën sanksione të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, sot janë një absurditet absolut”, tha Rama.

Derisa Shqipëria i hapi kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim në BE në tetor, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Rama tha se ai dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkuan heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës gjatë një samiti BE-Ballkani Perëndimor të mërkurën në Bruksel.

Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se lidhjet e thella mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të “rrënjosura në histori, në sakrifica dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen”.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2024, shqiptarët e përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në Kosovë, me 92.72 për qind.

Ajo bëri thirrje që dy vendet t’i shfrytëzojnë lidhjet e tyre historike për ta forcuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin.

Për t’i tejkaluar sfidat dhe pengesat, Kosovës i nevojitet ndihma e Shqipërisë, theksoi ajo.

“Kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbejë si një thirrje për veprim. Një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të madhe dhe përpjekje më të palodhshme Ne po jetojmë në një kohë të trazuar, e cila tregon bashkëpunim dhe qëllim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri”, theksoi Osmani.

Ndërkohë, Rama sugjeroi që Kosova t’i dëshmojë bashkësisë ndërkombëtare që është e gatshme për integrime euroatlantike duke i zbatuar të gjitha marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në mënyrë të njëanshme, “jo për hir të Serbisë, po për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve evropiane me kryeqytet të përbashkët Brukselin”.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në fillimit të vitit 2023 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Por, marrëveshja nuk është zbatuar deri tani.

“Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit evropianist me BE-në”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Shqipëria është “krahu mbështetës” i Kosovës për tejkalimin e sfidave për anëtarësim në organizatat ndërkombëtar.

“Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe kandidate e BE. Kosova ka dorëzuar aplikimin për në NATO. Shqipërinë e kemi në krahun tonë për të tejkaluar pengesat politike për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Tejkalojmë kriterin prej 2% të produktit bruto vendor që kur është përcaktuar si kriter në samitin e Uellsit”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha në hapje të seancës se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën “në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”.

Ai e falënderoi Qeverinë e Shqipërisë për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti, forcimit ligjit, nuk mund të konsiderohen cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët. Është Serbia që nuk na e pranon as statusin e fqinjit por ambiciet e aj hegjemoniste vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutë”, tha Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Tirana dhe Prishtina ndajnë synimet dhe vizionet e njëjta drejt integrimeve evropiane.

“Realizimi i objektivit tonë anëtarësimi në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm, rritja e rolit të faktorit shqiptar, stabiliteti për paqe dhe siguri, janë detyrat tona, themeli i të ardhmes sonë”, tha Spirapoli. REL

Gjykata nuk ua kthen telefonat dhe gjërat e sekuestruara Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt për kthimin e sendeve personale të sekuestuara.

Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, vëllai dhe gruaja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkuan në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara me datën 5 dhejtor.

Kujtojmë se ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK.

Pak ditë më parë, agjentë të BKH ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt ku sekuestruan edhe telefonin e gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Agjentët e BKH-së pritën rreth një orë pasi Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut Veliaj refuzoi ti hapte derën.

Kontrolle u zhvilluan edhe në biznesin ”Harabeli” të Ajola Xoxës ku sipas denoncimeve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë gjetur mbi 200 mijë euro cash.

Agjentët e BKH kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e vëllait të Veliajt. sn

BE dhe zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani…- Nga Agron Shabani

Diversifikimi ( diversiteti), unifikimi ( unilateraliteti), multifikimi ( multilateraliteti) dhe globalizimi ( globaliteti) i  marëdhëniëve ose raporteve të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, monetare, tregtare, financiare, ekonomike dhe të tjera brenda vendëve të ndryshme anëtare të BE-së, siç dihet, i kanë sjellur, avansuar, afirmuar, rafinuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, performuar, harmonizuar dhe konvencionalizuar edhe realizimet praktike dhe teorike të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake,finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, kulturore dhe të tjera të popujve dhe shtetëve të ndryshme- nën çatinë ose ambrelën e përbashkët të BE-së… Të gjitha këto së bashku e përbejnë të të ashtuquajturin ‘mozaikun’ ose ‘panoramën e përgjithshme të BE-s: “fotosintezën” e të cilës, e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda “modeleve” ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike  si “Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, “Modeli Skandinavë” i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, “Modeli Anglo-Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia,  “Modeli Jugor ose Mesdhetar” i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia, “Modeli i Vishegradit”,”Modeli Baltikë” dhe kështu me radhë.
S’do mend se edhe ‘politika globale’ e UE-s, apo ‘tregu i përbashkët'(global ose universal) i vlerave, resursëve dhe kapitalit , pos tjerash, ka për qëllim idetë, teoritë, studimet, analizat, formulat, konceptët dhe definicionet e njohura shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, multilateralizmin (multilateralitetin), globalizimin (globalitetin) dhe universalizimin (universalitetin) e substancës ose strukturës monetare, finansiare, tregtare dhe ekonomike së bashku me interpolarizimin dhe globalizimin (universalizimin) e valutës se forte  ose konvertibile si Euroja. E tërë kjo me qëllim të fuqizimit ose përforcimit të ‘tregut global ose interaktiv’ të mallërave, vlerave dhe kapitalit. brendapërbrenda BE-së.

Siç dihet, ngritja dhe themelimi i Unionit Europian (lëxo: me rastin e nënshkrimt të “Traktatit të Brukselit” mes B.Madhe, Francës dhe Shtetëve të Beneluksit) në vitin 1948 dhe Paktit të Natos (pas aprovimit të Doktrinës, respektivisht Rezolutës së njohur të Wandbergut) me 1949: Edhe përkundër pëngesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismetare, me kalimin e kohës do i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumëta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj…Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe shohin dritë edhe favoret dhe përparësitë tjera shtetërore, nacionale, politike, historike, industriale, ekonomike dhe të tjera të vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit dhe kintinentit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se platforma dhe “vizioni i ri” në raportët ose mrëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombtare: popujve dhe venëve të ndryshm të kontinentit të vjetër evropian etj….Do iu hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvllimit dhe përparimit të gjithëmbashëm shtetërorë, nacional dhe ekonomik.

Edhe e ashtuquajtura “status quo-ja” e atëhershme nukleare ose atomike në të “dyja anët” e konfrontuara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën (lëxo:Paktin e Natos dhe ish “Traktatin e Varshavës”.): Falë arritjeve dhe zhvillimëve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Përendimit, dikur me vonë i lkishin njohu nuansat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike…Duke i determinuar dhe “detantizuar” kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara  në mes Lindjes dhe Përendimit, sii dhe duke i eksploruar, ravijezuar, konturuar dhe konvencionalizuar( unifikuar) në këtë sfond edhe konceptët dhe vizionet e larmishme të vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe BE-së..të ngritura dhe projektuara mbi idealet dhe vizionet e njohura epokale dhe historike të SHBA-së dhe Perëndimit mbi sigurimin  dhe garantimin e të të drejtave dhe lirive të njohura globale ose universale të popujve dhe vendëve të ndryshme me të vogla gjithandej kontinentit të vjetër europian dhe me largë.

Thonë se Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-s, asokohe u kishin dhënë fund formave ose metovave të egra skllavopronare, borxheze, fedualiste, absolutiste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste etj.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi ose zhvillimi i përgjitshëm shkencor, industrial dhe ekonomik, pos tjerash i mundësuan njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, rezonon që flet dhe komunikon me të tjerët.

E gjitha kjo në një mjedis ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet, dhe ku kërkohen dialogu dhe diskutimi si burime të vetme për arritjen e qëllimëve individuale dhe kolektive, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta dhe racionale.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetëve dhe popujve të ndryshëm brendapërbrenda UE-s etj. Janë gjuha, stili ose forma e debatit, dialogut, konsenzusit ose kompromisit, ato që krijojnë imazhin e tyre.

U mor vesh se boshti i secilës etikë intelektuale dhe profesionale është aftësia për universalizimin e vlerave dhe koncepteve, si dhe postulimin e parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika duhet të jetë universale. Ngritja ose ndërtimi i një etike universale dhe humaniste. Domethënë, një gjakim për virtytin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj, sa më të qarta, precize ose konçize të jenë prononcimet, deklaratat ose premtimet e një lideri shtetror, nacional, qeveritarë ose politikë, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë pozitiviste se çfarë do të duhej të ishte rregullimi i gjithëmbarëshem i UE-së në morinë e disonancave ose diversitetëve të njohura kognitive, shtetrore, nacionale, qeveritare, politike, konceptuale, ideoligjike, konjukturale, ekonomike, manufakturale, nomenklaturale dhe të tjera.

Ndonëse, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t’i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, imdustriale, teknologjike etj.Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktët e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë, që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të “Paqes së Vestfalisë” me 1648, “Paqes së Pirinejeve” me 1659 , “Marrëveshes së Utrehtit” me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit “Sistemit të Balansës” ( “Balance of Powers” ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat “luftërat” ose “konfiktet kabinetike” së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “liberalizmin kapitalist” , gjegjësisht, “anarkoliberalizmin kapitalist” si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore, llokale, rajonale, regjionale etj

Edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga ‘Eurozona’ si duket u bë si të thuash për shkak të “luftërave të pashpallura” industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur “katërshen e madhe” ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s.

Kështu që pas 47 ose 48 vitësh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Britania e Madhe, është edhe fuqi e njohur nukleare ose atomke, fuqia e pëstë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisè.

Largimi i Britanisè sè Madhe nga UE-s, asokohei kushtoi hiq mè pak se mbi 15O.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-s ose BE-s.

Në Britani të Madhe, gjithashtu  jetonin, punonin,krijonin dhe fitonin me miliona francez dhe qytetar të tjerë nga BE-së .

BE- s dhe zgjedhjet e përgjitshme në Gjermani:

Duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel ose Kancelari i ri (aktual)-Olaf Scholz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; vazhdimisht i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Ndaj, nëse kriza qeveritare ose politike mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë, si dhe për shkak të krizave të ndryshme koniukturale, manufakturale ose nomenklaturale të shkaktura nga kostoja e lartë e luftës në Ukrainë, ku Gjermania është kampione europiane e ndihmave të përgjithshme ndaj Ukrainës.

Kancelari dhe idershipi i ri qeveritar ose politik në Gjermani, sipas të gjitha gjasave me tepër do fokusohen  tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.

Ndërkohë që kriza koniukturale, qeveritare, paralementare ose politike ne Gjermani, nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i finansave dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë shtetrore ose nacionale, mund të vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?

Në këtë kontekst, gjermanët sikur nuk kishin  kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, shkaktuan humbjen e shumë vendëve te punes etj.

Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale, sikurb jane  lënë ose shtyrë për më vonë .

Në Moskë, London, Pekin, Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellut me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani.
Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

Ndonëse, askush nuk e dinte me saktësi të plotë, nëse Evropa dhe vet Gjermania, janë larguar përfundimisht nga kriza ?

Presidenti Trump si për shëmbull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion transatlantik ose interkontinental ku modeli social, politik dhe ushtarak  i tregut të lirë akoma përballet me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe ‘luftërat tregtare’, ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj.

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane, gjatë shumë vitëve ose dekadavetë fundit, kishin përjetuar, njohur dhe shënuar rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin.

Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributët e lartëpërmendura finansiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Europiane dhe bankave të tjera nacionale ose internaionale për Ukrainën, Poloninë, Francën dhe vendët tjera të ´eurozonës” që ndodhën në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rastëve jane të garantuara dhe sigurura nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, finansiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda “tregut të përbashkët” europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme  të BE-së: Ka kohë që kanë berë fjalë për ndarje ose “forma të reja” suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe “kapitalit të përbashkët” europian në të ardhmen.

Ndërkaq, largimi i Britanisë së Madhe (Brexit) nga BE-së, asokohe sikur u hapi rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit (dekompozicionit) të mundshëm të ” kompozicionit të përbashkët evropian” në të ardhmën.

Polonia, Sllovakia dhe Hungaria sikur paraqesin një “thembër Akili” ose një “mision Herkulesi” për UE-së dhe vet Gjermaninë si tërheqëse, pilotuese ose komanduese kryesore të kompozicionit të përbashkë të UE-së.Ndonëse, edhe me Francën, Gjermania gjithëmonë ka çështje ose probleme të hapura.

Franca, jashta rregullave të lojës ose “rregullave të përbashkëta” të UE-së, zhvillon bisnese ose tregti ushtarake ose luftarake me Greqinë, Australinë, Zelanden e Re, si dhe me shtetët e ndryshme afrikane ose euro-aziatike që kapin shifrën e qindra miliarda ose bilarda eurosh ose dollarësh amerikan.

Ndërkaq, shpesh aplikon politikë bojkotuese ose sabotuse brenda BE-së, e sidomos ndaj Gjermanisë, kur janë në pyetje liberializimi i vizave ose integrimët eventuale të Kosovës dhe vendëve të tjera të Ballkanit Perëndimor në UE-së.

Ndërkohë që si pasojë e luftës ne Ukrainë etj, thuhet se borxhi i brendshëm në Gjermani, e ka tejkaluar shifrën e 49O miliard eurove!

Shtoja këtu edhe dhjetëra ose qindra miliarda për zonat e demtuara nga përmbytjet ose vërshimet e dikurshme të ujit madh në Gjermani, indeksi relativisht i lartë i çmimëve të energjisë elektrike, të ngrohjes, artikujve ushqimor dhe sanitar etj.

Plus ndihmat milionëshe ose qindra milionëshe, të pagara dhe siguruara për Poloninë, Francën dhe shtetët tjera nga buxheti i përbashkët i UE-së, si masa ndihmëse ose preventive ndaj Covid 19 etj.

Të gjitha këto së bashku i bëjnë të rëndësishme ose historike zgjedhjet e ardshme në Gjermani, frorin ose shkurtin e vitit të ardhshem (2O25).

The Telegraph: Vakumi i lidershipit në BE, frontet e hapura dhe sfidat me të cilat duhet të përballet

E përballur me një vakum pushteti, një valë destabiliteti, Europa është në një kohë kur zhvillimet në shumë nivele, nga Siria dhe Ukraina, tek ekonomia, po ecin, duke formuar një skenë që kërkon vendimmarrje imediate.

Nga Gjermania, ku qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka rënë, në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron është dobësuar rëndë nga disa muaj trazira politike të brendshme, fuqitë e mëdha europiane janë në një modalitet pritjeje, duke parë zhvillimet që kalojnë pranë tyre.

Sidomos në një kohë kur presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po vjen të përziejë në mënyrë dramatike kuvertën për pothuajse të gjitha çështjet e nxehta.

Sipas New York Times, Macron, me gjithë problemet e tij të brendshme, duket i vendosur të luajë një rol aktiv në formësimin e përgjigjes së Evropës ndaj luftës. Kohët e fundit ai hodhi idenë e dërgimit të një force paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, megjithëse gjeti pak mbështetje të menjëhershme nga zyrtarë të tjerë evropianë.

Por ai dhe liderët e tjerë janë të preokupuar me çështje të tjera, nga problemet ekonomike te ngritja e partive populiste të ekstremit të djathtë. Kjo i lë ata në një pozicion të dobët për t’iu përgjigjur në çdo mënyrë të bashkërenduar propozimeve të papëlqyeshme politikisht të Trump për përfundimin e luftës.

“Ne nuk jemi të pajisur mirë, kjo është e sigurt,” tha Wolfgang Isinger, i cili shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara gjatë luftës në Irak. “Është një kohë jashtëzakonisht e keqe për vendin tim që të jetë në mes të një fushate zgjedhore, me një debat politik mjaft polarizues.”

Isinger, i cili kryeson Konferencën e Sigurisë së Mynihut deri në vitin 2022, tha se ishte optimist se Gjermania do të dilte me një qeveri të re, ndoshta të udhëhequr nga kandidati konservator Friedrich Mertz, që mund të punonte në mënyrë konstruktive me administratën Trump.

Pozicionet për Ukrainën janë në fokus

Vetëm këtë javë u shfaqën raporte se stafi i Donald Trump po diskuton një plan për të krijuar një zonë tampon midis trupave ukrainase dhe ruse që do të patrullohet nga 40,000 trupa evropiane. Një propozim i tillë do të shkaktonte një protestë në Berlin dhe Londër, ku refuzimi për të dërguar trupa ka qenë i dhënë që në ditët e para të luftës.

“Zona tampon 800 milje midis Ukrainës dhe Rusisë nuk do të ndodhë,” tha Jeremy Shapiro, drejtor i kërkimit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut me qendër në Berlin. “Evropa nuk mund ta bënte këtë pa mbështetjen e SHBA-së. Por është një pjesë shumë e mirë e teatrit politik”.

Teatri politik është sigurisht një nga specialitetet e Donald Trump dhe ka të ngjarë të hedhin ide të tjera për t’i dhënë fund konfliktit pas marrjes së detyrës.

Sfida, tha Shapiro, është për liderët europianë që të mos provokohen apo ndahen nga Trump, por për të siguruar që Evropa të ketë një vend në çdo negociatë diplomatike që përfshin Shtetet e Bashkuara, Ukrainën dhe Rusinë.

Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet duke pasur parasysh situatën politike në vend. Gjermania është përfshirë në një debat të nxehtë mbi ekonominë, me modelin e saj të udhëhequr nga eksporti në rrezik për shkak të tarifave të kërcënuara nga Trump. Franca ka qenë e paralizuar që kur Macron thirri zgjedhjet parlamentare verën e kaluar.

Edhe në Britani, ku votuesit zgjodhën një qeveri laburiste me një shumicë dërrmuese në korrik, vendi është i zhytur në probleme ekonomike.

Kryeministri Keir Starmer ka shprehur dëshirën për ta sjellë Britaninë më afër pjesës tjetër të Evropës, por Brexit pengon çdo lider britanik të luajë rolin e politikanit që paraardhësi i tij laburist Tony Blair bëri në fund të viteve 1990.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, dëshiron të luajë një rol aktiv nën presidenten e tij, Ursula von der Leyen. Por mungesa e liderëve të fortë në kryeqytetet e Evropës “me siguri do të përforcojë më tej qëndrimin përçmues dhe përçmues të Trump ndaj BE-së që ne kujtojmë nga Trump I”, tha Peter Ricketts, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Britanisë.

Garard Haro, i cili ishte ambasador i Francës në Uashington gjatë mandatit të parë të Trump, tha: “Tri vendet kryesore evropiane nuk kanë qenë kurrë kaq të dobëta. Dhe Italia dhe Polonia, që nuk kanë asgjë të përbashkët, nuk do të zënë vendin e shoferit, pavarësisht nga pretendimet e tyre”.

Aro, i cili mori pjesë në fushatën e pafrytshme të lobimit të Evropës për të bindur Trump që të mos tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2018, tha se liderët evropianë e kishin ricikluar librin e lojërave që përdorën gjatë mandatit të parë për të gjykuar dhe për të sharë presidentin e zgjedhur. për të ndërprerë marrëveshjet e tyre.

Macron e vendosi Trumpin në rreshtin e parë në rihapjen e fundit të Katedrales Notre Dame. Scholz tha se do të dëshironte të takohej me të përpara se të largohej nga detyra, gjë që disa në Gjermani e interpretuan si një ofertë për t’u ftuar në inaugurimin e tij. Asistentët e Starmer flasin për një darkë që ai dhe sekretari i tij i jashtëm, David Lammy, kishin me Trump në shtator.

Starmer dhe Trump foli përsëri të mërkurën, sipas 10 Downing Street, i cili tha në një lexim se kryeministri “përsëriti nevojën që aleatët të qëndrojnë me Ukrainën përballë agresionit rus”.

Fronti sirian

Zhvillimet e shpejta në Siri kanë treguar pikërisht pamundësinë e BE-së për të pasur një qëndrim të qartë, përveç pjesës (të lehtë) të ngrirjes së procedurave të azilit për refugjatët sirianë, Evropa ende nuk e ka qartësuar pozicionin e saj ndaj statusit të ri të Sirisë.

Është karakteristikë se edhe për çështjen e trajtimit të refugjatëve sirianë ka perceptime të ndryshme, pasi tashmë vende, si Bullgaria, kanë filluar të dëbojnë refugjatët. sn

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Të miratohet rezoluta për gjenocidin serb dhe Rama të kërkojë falje për sanksionet

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi përpara Kuvendit, se në prag të mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë, duhet që Edi Rama të kërkojë ndjesë që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

“Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament.

Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan.

Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur.

Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve.

Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar.

Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky [parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,” tha Berisha. sn

Vështrim- Rusët dhe kinezët kanë sforcuar propagandën duke promovuar vizionin e tyre të rendit global- Nga Skënder MULLIQI

Politika konsiderohet profesion fisnik.Por, më veprimet e mbrapshta të shumë njerëzve të politikës, po konsiderohet si punë e pistë , ku çdo gjë lejohet.Edhe pse nuk ishte dashur të jetë ashtu, për fat janë futur në lojë autokratet e ndryshem të cilët po përdorin dezinformata të koordinuara për qëllime të caktuara politike .Operacionet e shërbimeve të intelegjencës që i kan në përdorim janë bërë shumë të rrezikshme, sepse ato drejtohen për të arritur qëllime te caktuara politike dhe për përfitime ekonomike pushtuese .Shpesh këto shërbime secrete po minojnë rëndin e mbrendshem kushtetues të shteteve në botë , dhe po rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare të tyre.Jo rrallë këto shërbime të forta , kanë bërë rrëzimin e shumë pushteteve për shkaqe ekspansioniste .Duke rrëzuar regjime nga pushteti, kan vu regjime kukulla për arritjën e kontrollit të plotë në atë shtet.Ky avantazh shpesh është i paligjshem dhe i rrezikshem për paqën,duke ndihmuar në instalimin e luftërave, për qëllime shitje armatimesh, dhe qëllime gjeostrategjike .Rusët dhe Kinezët kan sforcuar propagandën duke promovuar vizionin rus dhe kinez të rendit global .Ne Serbi eksponentë rusë të lojës luajnë prej tre dekadash e më shumë.Serbët janë popull që i shërbëhen Rusisë si shpëtim, kurse botën perëndimore e anatemojne, se nuk janë në gjendje të kuptojnë proceset globale.Një popull i ekspozuar interesave të ndikimit rus si serbët, nuk i kuptojnë interesat e veta dhe as të tjerëve .Propaganda ruse ka lëshuar rrënjë të forta në Serbi, duke mos kuptuar së kjo propagandë është sulm ndaj lirisë dhe demokracisë.Prandaj, duke depërtuar thëllë, ka bërë që Serbia të egersohet dhe trimerohet, për pushtimin e territoreve shqiptare dhe të tjerëve në Ballkan.Ky agresivitet i përbashkët ruso-serb, ka rezultuar më akte terroriste në Kosovë, për ndarje të saj.Rusia e Putinit e cila po humb ngadalë luftën në Ukrainë, ka mbetur si gusa në mjegull.Aleati i Rusisë Asad u largua më bisht nën shale nga Siria, se Putin nuk ishte në gjendje ta mbrojë.Rebelet shkuan deri në Damask.Diktatori rus për shumë kohë së bashku më Asadin kanë bërë zullum të madh në popullin sirian, duke përdorur edhe helme luftarake të ndaluara.Ai që luan në kartën ruse, delë humbës, si Asadi. Këtë lojë të Putinit në Serbi do të humbas edhe diktatori serb, Aleksander Vuqiq, i cili po luan në zjarr në rajonin e trazuar të Ballkanit.Nuk është e pamundur që krimineli i luftës, Vuqiq më kriminelet tjerë në pushtet, të pëson fatin e Qausheskut, kur dihet se ai po përballet më presion të madh nga Opozita serbe për shkak të gjendjës se keqe ekonomike dhe po akuozohet për tradhëti ndaj të Kosovës.Edhe, diqka kur jemi këtu.Propaganda që po e zhvillon Serbia ndaj BE-se dhe Amerikës , janë ndihmesë e madhe për opizitës në Serbi, e cila ka mundësi të përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare. Shtrirja e dezinformatave antievropiane përmes propagandës së vazhdueshme është e rrezikshme. Po krijohet një sistem paralel i realitetit, përkatësisht ai nga ëndrra rusomadhe në Evropë. Pa hezitim, luftërat propagandistike ruse zhvillohen duke bindur serbët se e vërteta është në anën e tyre.Kjo po keqëson përditë gjendjen në rajon më tendecë të eskalimit të situatës edhe ashtu të brishtë.Ndërhyrja ruso-serbe aq brutale ndaj vendeve sovrane është jashtë qdo logjike te shëndoshë.Rusisë dhe Serbisë, ka ardhur koha tu tregohet vendi së nuk ka lojë më demokracinë, liritë elementare njerëzore dhe paqën në Evropë. Nëse bota demokratike nuk e ndalin propagandën ruse, por edhe ate kineze dhe nëse nuk e kuptojnë se si funksionon ajo, këtë gabim do ta paguajnë shtrenjtë, sepse po përpiqen të ruajnë status quo-në në gjendje lufte….!


Send this to a friend