SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin për trafikimin e qenieve njerëzore, në të cilin thuhet se qeveria shqiptare nuk zbaton minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit. Që në fillim të raportit për Shqipërinë thuhet se është burim për trafikimin e qenieve dhe se gratë dhe fëmijët i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar.
Sipas raportit të DASH, janë përmirësuar përpjekjet për zbatimin e ligjit. Por qeveria e OJQ-të kanë identifikuar më shumë viktima. “Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet edhe më minimalet për eliminimin e trafikimit, megjithatë ajo po bën përpjekje domethënëse”, thuhet në raportin e DASH. Më tej në raport thuhet se në Shqipëri janë rritur fondet për strehimin e viktimave të trafikuara. (vijon) bw
Komentet