Në ngrica, në baltë, aty
Kalojnë dy e nga dy,
Të lidhur në këmbë me zinxhirë
Sikur ecin mes moçalesh djerse, të mpirë.
Çorba i pret përsëri.
Ra mbrëmja. Dhe bie shi.
Një lugë e rëndë sa lopata
Për duart e gjata.
Disa kanë vrarë
Disa vuajnë përvjedhjen, apo për ëndrrën që kanë parë,
Por nuk ka shumë rëndësi
A vë në gjumë të pasur, a zgjon të varfër ti.
Disa të duken lugetër me një sy.
Disa të kërrusur afrohen aty
Te çorba e nxehtë, me avuj të verdhë të kësaj natyre
Që sikur shpijen gjakun e tyre.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet