Dardha është një frutë që lidhet ngushtë me peshën e ulët të trupit. Sipas një studimi të ri, është gjetur se personat që konsumojnë dardha kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.
Ndër të tjera ,konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.
Vetëm një dardhë e vetme përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore, kurse ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frutë që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium, ndërsa përmban 190 miligram kalium.
Komentet