Ulë mbi gurë, mu te gurrat
Ju çela krejt zëmres sime
Nëpër Plavë e në Guci
Pak gjeta që e flasin shqipen
Në atë Gurë t’shëjtë
sytë i mbylla e më zuri gjumi
N’ atë kllapi, m’ u shfaqen, n’ ënderr
Ali Pasha i Gucisë e Jakup Ferri
Ishin, mu te gurrat duke u flladitë
Mu ba se Ali Pasha me tha:
VUTHJANËT, o vella – flasin shqip
Kushërinjët tuaj – i thashë
Pa hiç mëdyshje e prerazi … !
Mu bashkuen së bashkut
Ali Pasha me Jakup Ferrin
(Sa hapa e mbylla sytë):
U binda -fola me Ali Pashë Gucin
Ata ecën në drejtim nji rruge
Ku shkruante nji tabelë:
— Pesë km. majtas
Është: – “Dardha e Dragisë”…,
A, ha, ha, – i thash vehtes:
Atje, te ” Dardha e Dragisë”, iken
Aty, m’ thoshte babai: moti,
Mblidheshin burrat,në kuvënde… !
U binda plotsist se heronjt … !
Lek Dukagjini, Ali Pashë Gucia
Jakup Ferri e Mic Sokoli, etj. etj.
Janë gjallë e nuk vdesin kurrë
Vepra e tyre (heroikja pra)
është ruajtë në toponime
Ajo rrjedh së bashku,
Perjetsisht, ne ujtë e gurrave… !
./
-Per VOAL.Ch, nga Tropoja, mes Janari 2017-
Komentet