Nga të gjitha dëshmitë, ‘‘Iliri” është një koncept i përbashkët etnologjik i mëvonshëm. Kur historianët flasin për dardanët, i veçojnë ata nga ilirët. (Polibi.II.6.XXVII.8).
Fanola Papazoglu thotë: “Ilir është emër i një fisi apo emërtim i përbashkët. Banorët ilirë i kanë quajtur me një emër të përbashkët: “dardanë”.
Grekët quanin ilirë të gjitha fiset që jetonin mbi Maqedoni. Emërtimi fillestar, toponimia fillestare, kultet si dhe dëshmia e pakontestueshme homerike na çojnë në argumentin se ilirët janë vazhdimësi gjaku e dardanëve, qoftë të atyre të Azisë së Vogël, qoftë të atyre më të hershëm, për të cilët legjendat thonë se stërgjyshërit e tyre kanë qenë në këto troje ku janë shqiptarët sot.
Në qendër të kësaj mosmarrëveshjeje qëndron emri i stërgjyshit dardan, Ili, themeluesit të Ilionit. Ky është udhëheqësi kryesor i dardanëve të cilët, gjatë ikjes morën me vete dhe kujtimin e të gjithë kombësisë apo gjakësisë dardane, duke e ndarë atë nga gjakësitë e tjera me të cilat kishin të bënin. Në kohën e pushtimit romak, nën emërtimin “ILIRIK”, u përfshinë edhe shumë territore, si: Thesalia, Epiri i vjetër dhe i ri, Mesia, Dardania, Praevalia, Maqedonia.
Në këtë kohë “dardanët” dolën edhe si njësi më vete, në territor ballkanas, nën Perandorinë Romake. Tit Livi(XLV 26.12-15.F.61) përshkruan: “Atëherë Nuci, pasi pushtoi Epirin dhe vendosi ushtrinë nëpër qytete të rëndësishme për të dimëruar, u kthye në Shkodër, në Ilirik.”
Nga historia njohim këto vendbanime dardane: Kome, Tursis, Horion, Polichrion, Vici, Ponus, Techios, Gadim, Kaukalia etj.
*VOAL po boton “Dardanët janë ilirë, apo ilirët janë dardanë? ” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.
Komentet