Pas një udhëtimi prej disa orësh, Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Belfast, atje ku do të takohet nesër me Irlandën e Veriut në Ligën e Kombeve.
Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Gazeta Express.
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një video të publikuar, ka njoftuar se “Dardanët” kanë arritur tashmë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.
Pasdite, futbollistët e udhëhequr nga Alain Giresse do të mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.
Komentet